Xhaçka: Forcat e Armatosura shuajnë zjarrin e rënë në Vaun e Dejës, vijon puna në Pukë e Dropull

7 Gusht 2019, 13:45Kronika TEMA
Xhaçka: Forcat e Armatosura shuajnë zjarrin e rënë në

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se zjarri në Vaun e Dejës është shuar plotësisht, ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën e Dropullit dhe Pukës.

Sipas Xhaçkës, Forcat e Armatosura janë në angazhim maksimal për të shuar dhe dy vatrat e tjera të zjarrit.

“Fatkeqësisht as kjo verë nuk kaloi pa zjarre edhe pse as që krahasohet me vitet e tjera.

3 vatra zjarresh kanë djegur disa ha në Dropull, Vaun e Dejës dhe Pukë.

Efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare janë angazhuar në të 3 vatrat dhe deri tani është shuar plotësisht zjarri në Vaun e Dejës.

Vijon puna për dy vatrat e tjera”, sqaron ministrja e Mbrojtjes.

1 komente në “Xhaçka: Forcat e Armatosura shuajnë zjarrin e rënë në Vaun e Dejës, vijon puna në Pukë e Dropull”

  1. Doda says:

    Thuaje siç esht e verteta , forcat e pa armatosura , forcat e shpetimit ose siç i thon francezet pompieret , se ti ske ushtri fare , ti je ministre me 1 mij gjeneral te ushtris vdekur , se ti ushtri pa ushtar , vetem me ca qylaxhinj gjeneral qe rrjepin parat tona asgje tjeter ske , ngele duke hip neper avjonet dhe tanket e te tjerve dhe ben foto , qe te shikojn se çfar ministrie drejton jo per gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje