Për rreth një javë, nga data 29 korrik deri më 5 gusht, njësia operative e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, kreu veprime dhe fluturime stërvitore në hapësirën ajrore shqiptare.
Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre kryen fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë.
Avionët dhe trupat amerikanë u dislokuan në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku u vizituan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka dhe atasheu ushtarak amerikan, kapiten i Rangut Dytë James Hilton.
Ministrja Xhaçka u njoh me qëllimin e stërvitjes si dhe me misionin dhe detyrat e Krahut të 352-të të Operacioneve Speciale, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
E shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ministrja Xhaçka u ngjit në bordin e një prej avionëve të tipit “MC-130J Commando II”, ku u njoh me kapacitetet dhe aftësitë e këtij mjeti fluturues dhe ekuipazhit të tij.
Ministrja Xhaçka e vlerësoi praninë e avionëve transportues të përmasave të tilla, të ushtrisë amerikane si një dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, e konkretizuar si në drejtim të trajnimit të efektivëve tanë ashtu edhe përmes pajisjeve me mjete si Humvee apo helikopterët Black Hawk, që pritet të hyjnë së shpejti në përdorim të Forcës sonë Ajrore.
Përdorimi i hapësirës ajrore shqiptare dhe bazave tona nga njësia për mbështetjen e operacioneve speciale amerikane, është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes.
Aktualisht pilotët dhe teknikët shqiptarë janë duke u trajnuar nga kolegët e tyre të Gardës Kombëtare të New Jersey-t për helikopterët “Black Hawk” që pritet të hyjnë së shpejti në përdorim të Forcës sonë Ajrore.
Krahu i 352-të të Operacioneve Speciale shërben si pikë qendrore për të gjitha aktivitetet e operacioneve speciale të Forcës Ajrore të SHBA-ve në të gjithë Evropën.
Kjo njësi është e përgatitur të kryejë një shumëllojshmëri misionesh me përparësi të lartë e shikueshmëri të ulët, që mbështesin forcat speciale të SHBA-ve dhe aleatëve në kohë paqeje, në stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet luftarake.
“Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre, pjesë e njësisë së operacioneve speciale amerikane në Evropë, përdorën këto ditë për qëllime stërvitore infrastrukturën dhe hapësirën tonë ajrore, e cila pritet të përmirësohet ndjeshëm me investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Prania e avionëve të përmasave të tilla të ushtrisë amerikane është dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar të SHBA ndaj Shqipërisë, vëmendje që vitet e fundit është konkretizuar me modernizimin e FA dhe trajnimin e ushtarakëve tanë.
Ndërkohë që njësia e operacioneve speciale amerikane zgjedh Shqipërinë si vendin e duhur për stërvitjen e tyre, në anën tjetër të oqeanit, një grup pilotësh të Forcës sonë Ajrore po stërviten për përdorimin e helikopterëve Black Haëk.
Falënderoj Qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për kontributin në rritje dhe vëmendjen gjithnjë e më të madhe ndaj hapave të sigurt që vendi ynë po hedh në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes.??????”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.
Ndërkohë që përgjatë të gjitha daljeve në hapësirën ajrore shqiptare për stërvitje, tre avionët e NATO-s janë shoqëruar nga “kamerat” e Sali Berishës dhe të “aviatorëve dixhitalë” të tij, te cilet kane postuar mesazhe se po bëhet trafik droge me avionët e Aleancës.
Do të kishte bërë mirë të mos i mbante duart në xhepa kur i fliste ushtaraku.
Po avjonet e ushtris vet ku i ka kjo pandofla qe shet pordh me aviacionin amerikan , shtet rrugaçesh , bejn rrugaçet shtet , rrugaçet e politikes ton veç drog kurva para dhe qef dun , po se ka nevoj dhe per ushtri ky vend , nuk e rruan njeri.