Aksioni: Lirohen 4500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë. Ishin zaptuar nga 6 biznesmenë, procedohet dhe drejtori i taksave në Lezhë

6 Gusht 2019, 09:38Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Plazh i lirë”, në Shëngjin e Velipojë për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte.

Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë.

Sekuestrohen rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.

Procedohen penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë

Procedohet përsëri për “Shpërdorim detyre” shtetasi A. N., me funksion Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e fundit të konstatuara në Shëngjin.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Task – Forcën të ngritur nga Prefekti i Qarkut Lezhë , proceduan penalisht 4 persona për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, konkretisht:

-M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., pasi këta shtetas kishin zaptuar hapësirën publike (rërë) në Shëngjin, duke vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa kontratë përdorimi (qira) me Bashkinë Lezhë.

Në Velipojë, Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH, ka liruar një hapësirë publike rreth 1000 m2 të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga dy shtetas, pronarë të subjekteve që ushtronin veprimtari në zonën e plazhit në fshatin Pulaj – Plazh.

Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 100 çadra dhe 100 shezlongë, që shtetasit XH. B. e E. S., kishin vendosur në mënyrë të kundërligjshme para lokaleve në administrim, duke zënë hapësirën publike dhe duke mos paguar taksat për to.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, proceduan penalisht shtetasit XH. B. e E. S., për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin. (TemA)

4 komente në “Aksioni: Lirohen 4500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë. Ishin zaptuar nga 6 biznesmenë, procedohet dhe drejtori i taksave në Lezhë”

  1. anonim says:

    keta jane te fortet e qyteteve qe kane kryer pushtimin e vijes bregdatare te shqiperise per here te dyte pas pushtimit te 1939 . Keta horra pas vitit 2000 pushtuan ne menyre te dhuneshme gjithe bregdetin shqiptar duke jua bere jeten te merziteshme mijra qytetareve shqiptare. Pastrimi i plazheve nga keta horra do te sjelle perkrahjen masive te qeverise nga qytetaret.

  2. e verteta says:

    Padyshim keta kane aprovimin dhe suportin e shtetit. Edhe gjysmen e dhermiut e kane zene, gjikuria ,pjerin fusha dhe disa halabak te tjere qe i mbron shteti

  3. doris says:

    Hyjini I cike edhe shekmbit te kavajes, golemit, malit te robit, se vdiqen njerezit nga horrat e hoteleve qe kane privatizuar edhe reren edhe ujin.

  4. Gic Rama says:

    Ke bllokuar komentet o Mero Ziu si ata horrat qe kane bllokuar plazhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje