Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
Policia procedon penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.
Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.
Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.
Sela
Ne plazhet shqiptare,vecanerisht ne Durres,qe nuk permendet ne kete shkrim megjithese edhte plazhi me i madh ne vend nuk zbatohet ligji qe 10 % e hapsires ti lihet plazheve publike.Ne plazhin e Durrsit dhe veaeridht tek zona e ILIRISE , nga 30.000 meter katrore plazh,jane lene per publikun vetem 100 meter katror.Kjo sepse nuk zbatohet ligji per shkak te korrupsionit te punonjesve te bashkise Durres qe marin para nga subjektet private duke uzurpuar plazhet publike.Per sa siper ehte njoftuar edhe K/Ministri Rama,por asnje mase nuk eshte
te mare,me perjadhtim te nje djaloshi qe meret me kete pune,i cili deklaroi ne TV se ky problem do te zgjidhet vitin e ardhshem.Ky avaz ka 20 vjet qe perseritet,dhe populli duron.Me vjen keq pir ky popull duhet shtypur akoma me shume se nuk mblidhet te protestoje para bashkise Durres.
Jane qindra familje qe kae blere nga nje apartament te vogel ne plazh bashje me paisjet e nevojeahme te plazhit,por nuk kane vend se ku ti instalojne sepse privatet kane uzurpuar tere bregdetin per te shitur nje vend publik prej 2 metra katrore nga 400-600 leke per 10 ore. Te gjithe ankohen,pir nuk organizohen.Jemi popull i bute ne,prandaj na kane hiour ne qafe dhe mire na e bejne se votojme po keta mostra qe “qajne per Popullin”,por nuk pyesin fare per te! — .HYP XHIXHI,HYP XHIXHI — se ne meritojme te shtypemi e perbuzemi akoma me shume perdetisa nuk reagojme.
Pse talleni me keto lajme!
Nese vertet deshironit qe populli te perdori hapesirat e veta,mos u kujtoni ne daten 1 Gusht.
Plazhi ne Shqiperi fillon te pakten ne Qershor dhe keto hapesira te popullit jane zene prej vitesh. Por edhe sikur te jene zene para Qershorit,eshte e kote te behet kjo lufte ne muajin Gusht. Shko ne te gjitha plazhet e vendit,dhe nuk gjendet asnje hapesire ku nje qytetar te vendosi cadren e vet. Zgjidhja per ata eshte te degedisen aty ku nuk te shikon syri njerez,a thua po ikin per te gjetur plazh nudo!!!!
Rezultati,ne Shqiperi pak e me pak njerez apo turist ne bregdet.
Aktualisht jam me pushime ne Borsh,gati gjysma e shezlloneve jane bosh. Po keshtu ne Qeparo,Livadh apo edhe ne Llaman. Pa llogaritur ketu cmimet skandaloze te vendosura ne restorante apo edhe ne markete apo supermarkete te zonave. Ne keto te fundit cmimet jane 15-20 % me shtrenjt se ne Tirane.
Forca e shtetit nuk tregohet me rapeezalje ne sy te pushuesve por ne rregulla qe ne diten e pare te celjes se sezonit. Te gjtha bashkite e kane mundesine per te vendosur kontroll mbi teritorin qe mbulojne. Por babezia per para per xhepat personale te nepunesve bashkiake ja ka erresuar syte kundrejt nevojes se qytetareve per te shfrytezuar hapesirat publike.
Harram voten e atyre qe ju besuan!
Ne Velipoje te gjithe ,e perseris te gjithe zaptuesit e hapsires puplike jane investitoret e mbeshtetes kryesor te PD e pjesmarresit me aktiv te protestive te PD ne Tirane.Ja vlen aksioni.Bashkia e Shkodres e vecanti KRYEBASHKIAKJA SI E KOMENTON AKSIONON E GJENDJEN ATY.PARA EDI.sHKODRA KA NEVOJ PER PUNEN TENDE,KOHA E VJEDHJEVE E MASHTRIMEVE NE Shkoder inshalla mbaron.
Jam shum dakort me parafolsin Sela, ne dures ose me mir te themi ne plazhin shkembi kavajes golem,nuk duket as shteti e as puna ose kjo veprimtari qe po ben shteti ne velipoje pogradec etj.Ku jan plazhet publike, per popullin apo cdo gje me pagese,shyqur we spo na kerkojne pagese par ujin dhe ajrin.Shezllonat jan full,dhe asnjeri nuk jep kupon tatimor,po ska problem ja merni atij fukaras we shet buk domate e ku di un se cfar
Nejse urime e dalshi faqebardhe ne kete aksion per lirimin e plazheve publike,ne fillim plazhin e darzezes, pogradecit velipojes,kete ta plepave golem lereni per ne fund se ka kohe sa te doni,se eshte plazhi me i madh i shqiperise e ka shum pune
SUKSESE