VIDEO/ Ksamili i kthehet qytetarëve: FNSH heq 960 shezlon të paligjshëm, liron 4000 m2 të zaptuar nga 3 persona

2 Gusht 2019, 15:27Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka liruar dhe ka dhe vënë në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas në Ksamil.

Deklarata e policisë:

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Finalizohet operacioni “Plazh i lirë”, zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Sarandë, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpunim edhe me Bashkinë Sarandë.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

Gjatë ditës së sotme, si rezultat i operacionit janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

Në vijim, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh në Ksamil dhe konkretisht:

• P. I., banues në Ksamil, pasi në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 600 shezlongë, çadra e tavolina, që shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia.

• F. P., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar rreth 200 shezlongë, çadra e tavolina, që ishin vendosur në një sipërfaqe pronë publike dhe pa lejen e Bashkisë.

• B. M., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, është konstatuar se i gjithë aktiviteti tregtar është zhvilluar përgjatë gjithë kësaj kohë pa leje përkatëse nga Bashkia Sarandë dhe Policia hoqi rreth rreth 160 çadra, shezlongë e tavolina nga hapësira publike e zënë në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve, çdo hapësirë publike, të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit nga shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”. (TemA)

27 komente në “VIDEO/ Ksamili i kthehet qytetarëve: FNSH heq 960 shezlon të paligjshëm, liron 4000 m2 të zaptuar nga 3 persona”

  1. Aleksander says:

    Ju presim ne te gjith bregdetin Shqiprar, jeni te mire pritur nga te gjith pushuesit.
    Por mos u ndalni, Jeni shtet o jo?

    1. Kalec Dega says:

      PPSh me goditje te perqendruar ne Albanistanin Rrumpalle te Edrames …..

      1. Çao says:

        Ha k… kalec by…, dhe mos fol me gojen plot:)

      2. Çentrale says:

        Pirdh pirdh o djalë ✌️

  2. o e mjera shqiperi says:

    shkoni ne Palase se si maloku ka zaptuar plazhin ,te kerkon dhe leke per parkim kafsha.

  3. Ce says:

    Shkoni dhe në Durrës tek Vollga, i forti i lagjes ka mposhtur shtetin dhe ka bërë parkim të paligjshëm mbi rere në buzë të detit tek Vollga që habit dhe turistët e huaj se i shqetëson shumë gjatë shëtitjes. Populli e do atë vend për çadra plazhi dhe bashkia ka vdekur bashkë me policinë e saj.

  4. Minister leshit..po kaq vone u kujtove?!INe Ksamil,imagjino ne Vlore,Durres,Shengjin e Velipoje…Idiot

    1. Komentuesi says:

      Te lumt zoti Lleshaj,keshtu behet detyra e ministrit te brendshem dhe ke respektin e popullit,besimin e tij.Respekt.

      1. Lironi Velipojen says:

        Sigurisht, sigurisht. Mbasi kane mbledhur me pare cfare kane dashur, dhe pasi tu mbyllin gojen disa ankuesve, do i lene perseri mafiozet te zaptojne plazhet.

  5. artiles says:

    Pse jeni kujtuar kaq vonë!? Kjo punë duhej bërë që në Qershor.
    Vjet në Gusht, në Ksamil nuk gjeje asnjë pëllëmbë plazh publik.
    Edhe tek plazhet private, shezlongèt ishin aq afer me njëri tjetrin sa mezi kaloje midis tyre.

    1. bregdetari says:

      Përgjigje yotit artiles. Vërtet vonë. po pse? Sepse opozita e rrugës bllokoi policinë e vënë në mbrojtje të institucioneve nga molotovistët berishist.

  6. Kadri ja fute kot says:

    Shume mire po keto pune duhet ti beje bashkia. Kur jep lejet te percaktoje hapsirat per privatin dhe ato publike. Ata qe pushtuan ne qershor e korrik e hengren.

  7. Alumi says:

    Rera dhe deti eshte e te gjithve dhe jo e disa zaptusve te pafetyre. Tur per shtetin qe i ka lene keta hajduter te pasurohen ne menyre abuzive. Ndersa qytetaret shqiptare ti djegun qadrate e tyre ne te gjitha hapsirat publike. Mjaft me se nuk mban kosi me uje.

  8. BO$$ says:

    Po nga Durresi e deri ne Qerret do i kthejne ndonje m² qytetarëve??

  9. Josifi says:

    Përshëndes këtë veprim por në pozitën e një pushuesi i cili përdor transportn publik Sarande-Ksamil-Butrint konstatoj se faturinot nuk të japin biletë udhëtimi. Mos vallë ky shërbim përjashtohet nga krimi ekonomik?Boll duke thënë ujku ujku kur çakalli bën kërdinë!

  10. Lani says:

    Shpejt jeni kujtuar! Pese vjet pasi keni ardhur ne pushtet. Po pastrimin e plazhit e keni menduar tani qe po ia hiqni privatit?!

  11. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Lleshaj,keshtu behet detyra e ministrit te brendshem dhe ke respektin e popullit,besimin e tij.Respekt.

  12. Miku nga Jugu says:

    Bravo Policia. Policia punon.

  13. Arjan says:

    Ah Kur do shteti ti fut te dyja kembet ne nje kepuce por skane faj kane qene te zene me lulushin. 5 vite Me pare kam qene ne ksamil nuk te jipte askush kupon tatimor eshte e njejta qeveri ,te pakten e keni fillu cojeni deri ne fund jo ca te nenes e ca njerkes.

  14. Drejtesi says:

    Kudo kjo eshte, po ketu shteti funksionon lur i ngrefet vetem…
    Ps. Nr Orikum era qen ngado, bleva 20mije lek preu kupon per nje bravo. Shtet i mbarum, popull te mbarum…

  15. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Se pari qeveria duhet te korigjoj ligjin,ku 80% te plazhit e ka privati ,20 % publik !!!!!
    Te nxjer emrat e pronarve ,jo te administratorve.
    Ne nje nga plazhet ,pronar ka qene kryetari I bashkise,kryetari rendit dhe prokurorja e rrethit ,sigurisht te “padukshem” ,duke zoteruar nr .me te madh te shezlloneve!

  16. M....mecit says:

    Ketij KALEC BYTHQIR DEGES do ti ket QIRE MAMIN EDI RAMA se nuk ka mundsi qe e urren kaq shume..

  17. Lirojeni Velipojen says:

    Po ne Velipoje, a do te behet e njejt gje? Apo miqte e piktorit, ndonese pas hekurave, duhet te vjelin para?

  18. Phoenix says:

    Nuk e di pse shkruhet “zhezlongë”… por shkruajeni si duhet, dreqin e fjalës. Është gazetë, qëllon që e lexojnë edhe njerëz që dinë shkrim e këndim.

  19. pse tani says:

    shtet i degraduar, u kethyem ne vlore ne korik dhe se preka dote detin se ishte zene i gjith bregu , duhet te jepja lek une vlonjati safi per te shijuar qytetin tim. Svendos dote antenen ne taracen e pallatit se e ka privatizuar tjetri, Zbrita ne plazhin e palases edhe atje ishte zaptuar bregu. ptuuuuuuuuu shtet i qelbur

  20. Njeri says:

    I lumte Policise se Shtetit, Lavdero’ Lavderojme Policine e Shtetit!

  21. Qifja says:

    Sa me shpejt qe veproni aq me shume vleresoheni!Qente lerini te lehinrreth teatrit Kombetar!Respekt ,ky eshte shteti i se drejtes jo bajraktarizmi Berishjan qe mbushi Tiranen me kasolle ,armesh ,spihunlliqesh e droge!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje