Ritëm i shtuar, Kolegji i Apelimit mbyll vetingun e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses

1 Gusht 2019, 20:14Kronika TEMA

Me vendimin e shkarkimit të Gentjan Osmanit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbylli dje seancat gjyqësore për këtë sezon, për t’i rifilluar ato më 3 shtator me Besnik Mucin, kandidat per Kushtetuese.

Me një ritëm të përshpejtuar, vetëm gjatë muajit korrik, Kolegji i Apelimit, ka shpallur 7 vendime, duke përmbyllur kështu atë që cilësohet si lista prioritare e subjekteve, anëtarë te Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë.

Ne te njejten kohe, eshte duke vijuar procesi i rivlerësimit edhe për anëtarët kandidate te Kushtetueses, si dhe institucioneve të reja të reja të drejtësisë.

Deri në 31 korrik, KPA ka shpallur gjithsej 32 vendime të juridiksionit të rivlerësimit, mes të cilëve vendimet e anëtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, kryetarit të kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, kandidates për në Kushtetuese Valbona Bala, duke mos penguar ecurinë e procedurave të rregullta ligjore dhe administrative për konstituimin e këtyre gjykatave, të cilat aktualisht kanë humbur kuorumin.

Edhe sipas rekomandimit të raportit të Komisionit Europian për vitin 2019, Kolegjit të Apelimit, i është kërkuar avancim i pr ocesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por duke ruajtur cilësinë, pasi është pikërisht kjo gjykatë që pritet të konsolidojë një jurisprudencë për çështjet më kritike të procesit të rivlerësimit.

Aktualisht, vendimet e KPA-së po merren si pikë referimi nga shkalla e parë e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje