Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Durrës, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumin, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur.
Viktima është identifikuar si shtetasi Feriz Bardhi. Ai është qëlluar në derën e shtëpisë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.