IKMT aksion në aksin Milot-Rrëshen, prishen 35 objekte

31 Korrik 2019, 11:48Kronika TEMA
IKMT aksion në aksin Milot-Rrëshen, prishen 35 objekte

foto ilustrim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.

Përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.

Këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.

IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët.

2 komente në “IKMT aksion në aksin Milot-Rrëshen, prishen 35 objekte”

  1. ligji says:

    vazhdoni ne gjithe territorin e vendit sa nuk eshte vone.

  2. gj.buna says:

    Keto objekete tregtare te fruta perimeve po bejne kerdine duke na vjedhur ne çmime ne dhe shqiptaret e kosoves ne veqanti,shesin pa çmime ,pa dokumement,pa fature tatimore,pa kupon tatimore nje vjedhje e paster ne xhepat tane,nen hunden e tatimoreve ,shto dhe arrogancen e tyre te mbushur me injorance…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje