Njohu në internet dy gra dhe i grabiti mijëra euro, si u fundos shqiptari edhe dy bashkëpunëtorët e mitur

1 Gusht 2019, 09:16Kronika TEMA

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që ka sulmuar dhe grabitur dy gra që i kishte njohur në rrjetet sociale.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 24-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije ka rënë në pranga së bashku me dy të mitur.

Tre bashkëpunëtorët kishin sulmuar gratë italiane në Perugia dhe menjëherë pas kësaj këta të fundit kishin bërë një denoncim në polici.

Sipas Ansas, gratë kishin deklaruar se ishin sulmuar nga të rinjtë që i kishin njohur fillimisht në internet.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por mësohet se shqiptari dhe dy të miturit kishin vjedhur një sasi të madhe eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje