PD ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit.
Ka qenë drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealaba Pelniku e cila e ka quajtur “tender hajdut”.
Nga ana tjetër Ministria e Brendshme, ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike se ka shkurtuar kohëzgjatjen për garën e tenderit të Uniformave të policisë.
Reagimi i plotë i Pelnikut:
Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.
Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj.
Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe “me specifikime e standarde të veçanta”- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë me 30 milionë euro tender korruptiv.
Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
Shaj, pergojo pa prova. Stili i ri i PD. Lleshaj duhet ti hedhe ne gjyq per shpifje.
z. Minister hidhe ne gjygj per mashtrim. Mos i ler te genjejne opinionin publik. Mashtruesit hedhin fake news vetem qe te corodisin opinionin publik. Prandaj, mjaft me me mashtrime.
Po ku ma gjeten ore aman kete LEALABA, duket si emer detersivash, te pakten ajo Erla ishte alamet p. te kishte lezet shpirti me e pa.
Ne ramje te lire PD-ja, hiqeni Lulpjeshken se do te perfundoni si partia e Namik Hotit.
Prandaj nuk e beson njeri PD se pergojojne pa lidhje , edhe kur kane patur te drejte denoncimi I tyre ska efekt .
Hajdutet dhe kriminelet kete Methode kane.
Ti bejne- te gjithe se vetja!
PD-ja nje grupim mafioz.
Sic e kam theksuar edhe me pare , sa here vjen nje minister i ri apo drejtor i ri policie aq here behen tendera per uniforma te reja. Te gjithe pa perjashtim hajdut edhe barkderra ordiner . Me aq leke sa kane shpenzuar per uniforma qe nga 1991 do kishin ndertuar 2 rrobaqepsi me te pakten 100-200 puntore edhe do kishin kursyer qindra milion euro. Edhe ky Sandri vazhdon lojen e te pareve te vete. Shtet edhe njerez legena.
Tek kjo megaafere ka gisht dhe hajduti me grada akademike JORGAQ KACANI. Ky hajdut i ka garantuar firmes Gjergjefi analizat e mosteave sic i don ajo. Hajdut Kacani ka ne dore Laboratotin e Tekstilit tek Universiteti Politeknik. Anulloni tenderin, arrestoni Kacanin se do ju vine lecka e jo uniforma. Hajdutet e LSI n biruc.
Ore tek ky tender hajduti vertete eshe aqadhjemik JORGAQ KACANI. Ai ka laboratorin e tekstilit qe do beje analizat.