"Në shtator rrëzohet Rama", Basha premtim simpatizantëve: Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale

2 Gusht 2019, 19:52Kronika TEMA

Teksa në vjeshtë është paralajmëruar rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha i ka premtuar simpatizantëve që do ta largojë shumë shpejt qeverinë.

Duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese, Basha ka deklaruar se datën e zgjedhjeve e vendos Presidenti.

30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese.”– tha Basha në një takim në Rrogozhinë me strukturat e Partisë Demokratike.

Sipas Bashës edhe raportimet paraprake të OSBE-ODHIR-it kanë konfirmuar paligjshmërinë e 30 qershorit.

“30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një  kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës.”– u shpreh zoti Basha.

Basha theksoi se për të mbuluar braktisjen nga shqiptarët, Rama përsëriti skemën e dosjes 339 dhe 184, duke detyruar përdhunshëm vajtjen në votime të dhjetëra – mijëra votuesve, që lanë gjurmët e tyre dhe i bënë fletët e votimit të pavlefshme. “Pavlefshmëria e 30 qershorit ka marrë vulën që nuk e ka asnjë proces politik në 30 vite pluralizëm. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e 30 qershorit, refuzuan regjimin dhe u bënë pjesë e shumicës “Rama ik”. 30 qershori është nul. Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina nga Kavaja, Durrësi, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria.”- u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.

7 komente në ““Në shtator rrëzohet Rama”, Basha premtim simpatizantëve: Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Vetem Lul Basha mund te bashkoje ballkanin.

  2. Zigur Qarri says:

    Shqiptare ose deklarohuni vlleh qe te merrni pashaporta greke

  3. Lord Byron says:

    Pyetja eshte perse nuk e rrezon tani ne gusht po e le ne shtator,dhe perse nuk e rrezoi ne korrik,qershor,maj e keshtu me rradhe….perse ne shtator?

    He lule cfare pret,na shpeto nga kjo e keqe aman mos e zgjat ?

  4. #GOPISTI i NSHRAK-ut says:


    S’vure mënd as kësaj here
    mbete trylyly
    për Ramën na çon habere
    Lum Rama për ty!
    .
    E firobe opozitën
    si balonë u çfry
    se e majme ti pozitën
    Lum PëSë për ty!

    Do rrëzohet në shtator
    Ditës ja mbërrite
    bëj kurban e bëj therror
    po prit dhe ca vite.

  5. Doktori says:

    Ky eshte budalla dhe kujtojne se jane te gjithe budallej nje lloj si ky.Ky na cilsoi nje postulat per mardhenjet me Ramen dhe na mesoi se kur e genjen nje here e ka fajin ai qe te genjen, kur te genjen heren e dyte e ka fajin ai qe genjehet,po ky qe genjen sa here flet,kush e beson kete karnaval,po me cfare e rrezon ramen ky loqe,po ku ka byth ky.Vari teneqen se eshte turp te haexhosh kohe me kete lloj politikani,qe me thene jane bere shume dhe te neveritshem.Bir Selmani nenes ke te qaj me pare

  6. Roland Bekteshi says:

    Ore ce nxirrni kete idiot noterik me emrin Gurrezi Karri. Ky fossil I zbritur nga Ultesirat e Anadolit eshte inspiruesi I shpellareve shqipfoles te zbritur nga Gopi Arushes. Zigur Karri eshte Zigur diarreja.

  7. Drejtesi says:

    Mashtrues ordiner i pandreqshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje