Ka vijuar edhe sot operacioni “Plazh i lirë” në Durrës dhe Lezhë.
Policia e Shtetit ka liruar dhe vëne në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.
Nderkohë që ka nisur procedimin penal për shumë persona, mes të cileve edhe drejtore. Vetëm në Durres janë 7 të proceduar, në Lezhë janë tre, mes tyre Drejtori në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, tre persona te tjere per shkeljet e gjetura ne zonen e Tales etj.
Deklarata e policisë:
Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.
Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:
-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”,
– 3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
– Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale.
Po në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L.D., banues në Durrës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës, pasi nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktivitetit të shtetasve të lartpërmendur.
Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale.
Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.
Po gjatë operacionit u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.
Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi detyrës.
Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin. (TemA)
Parkimi tek Vollga në buzë të detit tek Vollga që habit dhe turistët e huaj se i shqetëson shumë gjatë shëtitjes a do ja ktheni popullit që të vendosi çadra mbi rere dhe jo makina. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës tretë që në rere të bëhet parkim dhe populli të bëjë sehir se policia bashkiake Durrës ka vdekur
A jeni të zot me i hy me liru trotuaret , lulishtet dhe lloj, lloj sheshi në Tiranë , Durrës , etj nga Bar-Kafet e pa numërta që mbijnë përditë dhe s’po lejnë më as një pëllëmbë hapsirë pa zaptu . Vendosin Vazo , Tavolina , Aksesime moderne dhe i thonë popullit të Tiranës , hik pirdhu , mos kalo këndej . Po s’pate vend , ke rrugën e makinave dhe biçikletave , se unë e kam lidh gamorin me krerët e bashkisë , drejtorë tarifash e tatimesh dhe Policitë Bashkiake , e s’ke çmë bën jo ti , por perëndia të vijë .
Bashkia e Tiranës ja ka marrë kompetencat dhe administrimin e pronave publike të gjithë dikastereve , madje edhe Policisë së Shtetit , së cilës i kanë mbrt në dorë vetëm tabelat dhe bilbilat , se trafikun e ka shkatërruar komplet me ndërhyrjet nëpër rrugë . Në gjithë botën luftohet me zgjeru rrugët , madje duke prish edhe pallate 10 katëshe , sepse bllokimi i trafikut është vrasja e qytetarëve , frenimi i zhvillimit , kurse në Tiranë , s’po dijnë ku të abuzojnë më , por po kthejnë rrugët e automjeteve në kafe dhe rrugë këmbësorësh .
Këto shif o qeveri dhe mos prit , deri sa dëmi të kapi majat dhe të harxhohen pastaj miljarda me rikthy normalitetin .
Shezllonet e çadrat , abuzim edhe sezonal janë , por , me një urdhër , për 1 orë e spastron vendin dhe e kthen në gjendjen e mëparëshme , por në qytete harroje . Duhen jo miljona , por miljarda euro pastaj .
Nuk e dij , por kjo duhet të jetë një deformim i qëllimshëm antikombëtar , sidomos për Tiranën , kryeqendrën Politike , Institucionale , Arsimore , Kulturore e Shëndetësore jo vetë për Shqipërinë , por për mbarë shqiptarët .
Nuk është vetëm punë abuzimi e tahmaje . Shkatërrimi e zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe hapsirave të saj publike është tragjedi për ne dhe brezat që po vijnë .
Ndalja dorën o shtet nëse egziston dhe je në terezi .
Ritual i pervitshem dhe banal qe mban era korrupsion….. PERSE NUK BEHET NE FILLIM TE SEZONIT POR TANI NE FUND KUR KETA QELBESIRA KANE MBUSHUR XHEPAT….
KY ESHTE TURP DHE KORRUPSION I PASTER….
DREJTORET DUHEN DENUAR MAKSIMALISHT.
Po me Velipojen kur do merreni?
Nuk mundeni se nuk ju len Voltana….me bedenat e saj.
Fillim i mire, po shpresojme mos te ngelet ne nivel tallje bythe…3500m2 jane asgje, hapsire 100m×35, ne dhjetra km plazhe ne durres dhe lezhe…