“Sukthi” kap në flagrancë shpërndarësin e kokainës në Durrës

5 Gusht 2019, 15:04Kronika TEMA

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Sukthi”, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, duke u vënë në pranga një person që shpërndante kokainë.

Nga ndërhyrja e uniformave blu në bashkëpunim me repartin “Shqiponja”, u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë A.H., 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se i dyshuari merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, efektivët e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte i dyshuari.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

2 komente në ““Sukthi” kap në flagrancë shpërndarësin e kokainës në Durrës”

  1. Zigur Qarri says:

    U gjeten ne automjetin e tij 18.5 gr kokaine,ndersa kilogramet e kokaines ne zyren e kryeministrit,nuk i kontrollon kush!

    1. Kopi says:

      Cfar thu oO zigur gomari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje