Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjet një shtëpi dhe disa makina

4 Gusht 2019, 14:22Kronika TEMA

Një zjarr i madh ka rënë në Gjirin e Lalëzit në Durrës, duke shkaktuar djegien e një shtëpie dhe të pesë makinave.

Zjarri ka shkaktuar panik tek pushuesit. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Informacion Paraprak

Më datë 04.08.2019, rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, ka rënë zjarr në një prej kabinave të pushuesve, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (TemA)

2 komente në “Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjet një shtëpi dhe disa makina”

  1. Lalz says:

    Zjarri ka fillu te bodrumi i shtepise se Likes, ishte pare nje person qe po shkrinte orendi floriri. Gjith zona eshte rrethu nga policia, madje dhe gazetare te shumte

  2. Niku says:

    Shtepia e Ilir Metes dhe Saliut a shpetuan? Se mos u ndodh ndonje gje aman se mezi i kane bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje