Drejtori i Burgjeve i vendosur për siguri: Super-burgosje për Gazmir Brakën, pjestar i bandës së 97'

6 Gusht 2019, 22:33Kronika TEMA

Drejtori i Burgjeve, zt.Agim Ismaili duket i vendosur dhe i prerë në rrugtimin e tij në këtë institucion.

Kësaj here ai ka kërkuar super-burgosjen e Gazmir Brakës, një nga personazhet e bandave të 1997 i cili po vuan burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë.

Drjetoria e Burgjeve ka kërkuar tre muaj dhe një mbikëqyrje të veçantë për shkak së të dënuarit iu gjet një telefon në qeli dhe kjo është konsideruar si shkelje e rregullave në burgje.

Kjo kërkesë është dorëzuar në gjykatën e Elbasanit në vazhdën e sistemit penitenciar për të zbatuar një ligj të 1998 për sigurinë në burgje.

Kujtojmë se deri tani sipas vendimeve të shpallura me kërkesë të burgjeve janë vendosur në regjim të veçantë dhe me mbikëqyrje të rreptë 11 të dënuar.

Siç thotë një burim i sigurt njëri prej tyre ka tentuar të arratiset, gjashtë të tjerë janë rebeluar ndaj policisë në burgun e Drenovës, ndërsa një i paraburgosur është përpjekur të arratiset nga salla e gjykatës së rrethit gjyqësor Mat.

1 komente në “Drejtori i Burgjeve i vendosur për siguri: Super-burgosje për Gazmir Brakën, pjestar i bandës së 97′”

  1. kujdes says:

    Si hyri telefoni ne burg?! Keshtu mund te hyje dhe pistoleta dhe kallashnikovi etj, prandaj persa i burgosuri, qofte dhe ordiner, i eshte privuar liria per nje fare kohe, qofte dhe per jete, duhet ti behet kontroll i imte per mardheniet me te tjeret, por dhe ne trupin e tij deri ne breke. Ky eshte shtet ligjor, atij i eshte privuar liria se ka privuar lirine e te tjereve, kur ti rikthehet nga drejtesia, atehere kthehet dhe ai ne normalitetin e te tjereve. Vendosni rregull strik ne zbatim te ligjit, rregulloni ligjin kur ka boshlleqe dhe kerkoni nga qeveria dhe parlamenti riformulimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje