Meta thirrje Bashës dhe Kryemadhit: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi

8 Gusht 2019, 09:22Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar një apel të fortë opozitës.

Në një postim në “Facebook” Meta shprehet se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe se çdo gjë tjetër është alibi dhe bashkëfajësi.

“Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. 

Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. 

Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.

Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!”, shkruan Presidenti Meta. (TemA)

9 komente në “Meta thirrje Bashës dhe Kryemadhit: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi”

  1. Moisi Golemi says:

    ????????

  2. Korabi says:

    Eh ! Sa mire do te ishte qe kete thirrje, zoti President , t’jua drejtonit zotit Basha e zonjes Kryemadhi, para protestave ,apo ne mes protestave pa arritur tek molotovet, kete thirrje te drejtoje edhe per 30 qershorin. Por jo ,zoti president, qellimi juaj e i Sali Berishes ishte me larg.
    Anullimi i 30 qershorit do te shokonte Edi Ramen ,PS dhe elektoratin e majte. Anullimi e mos dekretimi i nje date tjeter do te ishte per ju aparati qe maste tensionin dhe pultin e mazhorances. JU ishit te bindur se 30 qershori nuk do te funksiononte. Dinit dhe vendosmerine e Rames,i cili nuk do te pranonte 13 Tetorin. Thenia juaj se partite jane te lira te vendosin per pjesmarjen ne zgjedhje , mos hyrja e PS ne zgjedhje ishte apsulutisht fitimi juaj me 85 %, shifer kjo qe u ka ngelur ne mendje ndaj dhe lideret e opozites e thone vazhdimisht se ne kemi 85 % te votuesve,por ja qe endrra nuk del. Ju menduat se me pjesmarrjen e PD dhe LSI me kandidat te vecante do t’i bente zgjedhjet te ligjeshme me dy apo me shume kandidate ne disa zona.. E ju falli me bathe u nxirete fitimtar,ashtu si PS sot. Ja ky ishte qellimi yt ,o president ! Te likujdonte Ramen . Tani hajde verdall ,ngrohu e ftohu ,por eke humbur simiten tamam si ai xhaferri.. 13 Tetori deshtoi,ndaj deshtove edhe ti. Largohu me mire e mbylle kete kapitull turpi. #0 Qershorin e njohen 50% e shqiptareve . Po,po 50% e se luan as topi . Po deshe bej llogarite mire se je dhe ekonomist,pavarsishte se nuk ke punuar asnje dite. PO e llogarite 7×7 =42 ke deshgtuar si deshtove.

    1. kapi says:

      Me ne fund e kuptoi edhe kryehajduti. Zoti e meshirofte.

  3. BLLOKMENI says:

    Ky ose ka rrjedhur ose e ka zene frika , nuk ka si mundet te shprehet nje president me kete gjuhe

  4. kujdes says:

    Palaço president, duhet arrestuar atje bashke me tedin! Izolojeni perfundimisht keta fashistomonik pa çizme!

  5. Dymi says:

    Si gjithnje ky i Meti edhe ne kete rast i vonuar. Skadoi afati i rsgjistrimit dhe ai ben thirrje”futuni ne zgjedhje”

  6. Komentuesi says:

    Po ama ti zotni President, nuk je vete ne perputhje me ligjeshmerine.Ne kulmin e fushates elektorale qe po bente ps dhe FD,ti ne date 10 Qershor nxore ligjin per zhdekretimin e dates se zgjedhjeve te 30 Qershorit.Ti personalisht e pe qaret se opozita po merte te tatpjeten dhe i erdhe ne ndihm opozites duke bere nje ndryshim antikushtetues te dates se zgjedhjeve.Ps me fd vazhduan fushaten per 30 Qershorin,duke patur keshtu dhe miratimin e nderkombetareve.Zgjedhjet u bene te qeta dhe fituesit ishin ata qe vazhduan drejt 30 Qershorit si date e caktuar nga ju o president.Ti je tallur me popullin dhe me partite politike.Zgjedhje ne 13 Tetor nuk ka,se votuam njehere.

  7. Jimi says:

    O palle ka…i po tall trapin me njerëzit…
    Cfare 18 tetori..! thua..!
    Ik e nxirreni kete legen nga presidenca me force…
    Se na nxorri bojen.
    Nje jete te tere do vuajme me keto lloj legenash qe na qeverisin..

  8. 161 says:

    OLANGO DHE GRUJA JOTE NUK TE NIMON SE SELEN D. RI. SI QEN DO PERFUNDOSH NE BURG LEGEN HAJDUT MASKARA BURR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje