Jeta e Dianës, një ruse nga Tirana!

9 Gusht 2019, 18:18Kulturë TEMA
Jeta e Dianës, një ruse nga Tirana!

Nga Lorena Fjolla

Diana Dyrzi (Tarasova),  gjysmë shqiptare dhe gjysmë ruse. E lindur në Tiranë, më 23 shtator të vitit 1963, Diana është fryt i dashurisë së një tiranasi dhe një ruseje.  Seit Dyrzi, është babai i saj, inxhinier gjeodezist dhe nëna Inga Tarasova. Për 22 vite ajo ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Histori-Filologjisë si dhe në Radio Tirana. Që në vegjëli Diana ishte e apasionuar pas librave dhe sportit. Fëmijëria e saj ishte e mbushur me ëndrra. Por në vitin ‘77, jeta i mori një tjetër rrjedhë, pasi nëna iu burgos në bazë të nenit “Agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”.

Në vitin 1978, pason një tjetër dramë për familjen e saj, arrestohet në moshën 20 vjeçare vëllai dhe dënohet me 13 vjet heqje lirie. Ndërsa babanë e dërgojnë për punë në fshatrat e thella të Elbasanit.

Diana mbeti e vetme, me një plagë të madhe në që ju pllakos në zemër dhe në mendje, e sot e kësaj dite, pas dekadash kohë të shkuara, peshon ende mbi të.

“Pas mbarimit të gjimnazit as që mund të pretendoja për vazhdimin e shkollës së lartë, familjarë të burgosur politikë. Për katër vjet me radhë në lagje nuk më dhanë asnjë mundësi punësimi, madje as punëtore e as punonjëse në bujqësi”, shprehet Diana.

Librat ishin shpëtimi i saj.

“Mamaja deri në atë kohë kishte arritur të mblidhte një bibliotekë shumë të madhe me veprat me vëllime të plota të autorëve më të njohur të letërsisë klasike botërore dhe ruse, në veçanti. Një pjesë e mirë e librave të kësaj biblioteke u konfiskua nga organet e rendit pas arrestimit të nënës. Dua të them se pikërisht zhytja në botën e letërsisë dhe shoqëria ime e mrekullueshme besnike, që nuk më braktisi në kohën e sprovës më të rëndë, u bënë, në kuptimin e plotë të fjalës, rrethi i shpëtimit për mua”.

Gjatë kësaj kohe, ajo mbaroi kursin dyvjeçar të agjitacionit figurativ pranë Pallatit të Kulturës dhe mori diplomën me notën maksimale. Në vitin 1986, Diana, filloi punë në repartin e tornerisë dhe të gdhendjes së gurit në Ndërmarrjen e Prodhimit të Llullave (Artistike “Migjeni”).

“Në repartin e të imtave të gurit kam qenë dhe brigadiere. Në vitin 1990 u përfshiva në lëvizjen për demokraci të punëtorëve, minatorëve dhe studentëve”.

Viti 90, shënon një kthesë të fortë në jetën e saj. Ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, që i vuajtën fort vitet e diktaturës. Familja u shpërnda, vëllai i saj shkoi në Itali ndërsa Diana së bashku  me babanë u nisën për në Moskë, ku i priste nëna, e cila, mbasi doli nga burgu në vitin 1983,  shkoi të vizitonte prindërit e saj, në atdhe. Në këtë etapë, jeta e saj merr një tjetër rrjedhë.

Në shtator të vitit 1991  Diana nisi studimet në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Moskës “V. I. Lenin” dhe në ’96 kualifikohet si filologe e gjuhës dhe letërsisë ruse. Po atë vit, pason mbrojtja e gradës shkencore Magjistër i Shkencave Pedagogjike.

Menjëherë i propozojnë për punë në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe të Departamentit të transmetimeve për Evropën Lindore dhe Juglindore të Radiokompanisë Shtetërore Ruse “Zëri i Rusisë”.
Diana përveç letërsisë, një pjesë të mirë nga jeta e saj i ka kushtuar pasionit për gazetarinë, profesion të cilin e ushtron edhe sot.

Ndërsa sot ajo punon si gazetare e pavarur në Rusi. Gjithë jetën e saj ia ka kushtuar prindërve të saj, te cilët sot janë në moshë fort të thyer. Që nga viti ’91, kur ata e lanë Shqipërinë, të tre së bashku sot ata jetojnë në Rusi, ndërsa i vëllai në Itali. Familja pavarësisht pengesave që ka kaluar në jetë, nuk u nda për asnjë moment. Ndonëse nëna dhe djali u burgosën, ata me ngulm pritën njëri-tjetrin deri sa u bashkuan.

Falë guximit ajo mposhti çdo pengesë që i doli para dhe sot është krenare, për gjithë vitet që mban në kurriz. Ndonëse atdheu e ka goditur fort në jetën e saj, ajo nuk rresht së thëni se familja e saj e dashuron Shqipërinë.(dritare.net)

 

27 komente në “Jeta e Dianës, një ruse nga Tirana!”

  1. Zgalem says:

    Shembull I shkelqyer I te rinjve , qe largohen kot me kot . Zgalem

  2. Koba says:

    Respekte Familjes DYRZI.Seiti ka qene njeri i persosur.Zonja Tarasova ka qene nje pedagoge e Mrekullueshme.fatkeqesi per te gjitha Grate e ardhura nga Rusia.-U quajten te gjitha spiune !!!???.Po Zoti i nxorri ne Selamet femijte e tyre.

    1. jo per gje... says:

      Koba, nje rast qe besoj duhet ta njohesh qe nuk duhet ti pergjithesosh gjerat si bejne sot qe degjojme e lexojme idiotesira nga me banalet dhe humbasin vertetesine gjerat: Nina Mula nuk eshte burgosur, apo jo, po ka dhe te tjera qe une mund te ti numuroj. Behuni me objektiv ne ato qe thoni. Boten duhet ta lexojme ashtu si eshte; vetem ne dashuri ka premtime te pambajtura!

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Ti e ke mire, po Nina Mula sapo ndjeu rrezikun u be agjente e sigurimit shqiptar. Jo per gje po di duhet ta dish kete.

      2. Trimi says:

        Plehr e ndyr cfar shkruan

      3. Ish pd-isti says:

        Nina ja hodhi fale Avniut…. or ti qe s’qenke per asgje.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          O ish pedisti a nai sqaron pak me holle cfare dmth “shpetoi fale Avniut”? A mos ishte Avniu agjent i sigurimit? A mos ishte Avniu kaq i domosdoshem sa te shpetonte Ninen? Hajde pak na i sqaro, meqe i dike mire keto gjera.

  3. Xhaxhi says:

    Spiune ruse.

    1. X says:

      Ti di shume o i rrjedhur

      1. Xhaxhi says:

        Aftësia jote e të folurit tregon qartë idjotesinë tënde.

  4. h says:

    Respekte te sinqerta. Ruajtën dinjitetin e kujt eshte koshient per epersinë morale ndaj
    atyre sgjyrrave kriminelë qe ushqeheshin vetëm me fatkeqësitë që shkaktonin.
    Dimantet,nuk ndyhen në baltë.Thoshte V:Hygoi.

  5. Bulevardi says:

    E mbaj mend kete gocen,,,,ka qënë goxha femër, e edukuar dhe e respektuar,,,,I uroj gjithë të mirat

  6. B says:

    Diana kinge yll vajze…e njoh. Shume suksese.

    1. Mbretëreshi says:

      King = Mbret. Vajza qenka Mbrete ?

  7. Ish student says:

    Ing. Seit Dyrzi, nga gjeodetet me te mire te Shqiperise. Njeri i persosur. Zoti i dhente pleqeri te mbare mbas vuajtjeve qe nuk i meritonte.

  8. Fokus says:

    Pergezoj autorin e shkrimit. Kemi me shume nevoje per te tilla gjera se sa per politike, vrasje, grabitje, sharje etj…
    Disa komente: Per mua do te mjaftonte vetem nje foto familjare. E keni egzagjeruar me fotot.
    Kot, per muhabet…
    1, Sipas llogarive te viteve qe shkruani me siper: kur kjo vajza ka qene 18 vjece – viti 1981 (koha per te shkuar ne Universitet), mamaja duket se punonte akoma ne radio (22 vite ). S’behet llaf qe te kete qene e persekutuar ne ate kohe…Keshtu qe Universitetin nuk ja ka mohu persekutimi…
    2, Nje tjeter koment: Thoni qe “familja nuk u nda per asnje moment”,. Disa rreshta me siper : “Ne vitin 90 Diana dhe i jati shkuan ne Moske te bashkohen me nenen e tyre ,qe pasi doli nga burgu (ne 1983) shkoi ne Moske te takoje prindrit.”
    Kjo perudha 1983 – 1990 ku e jema ne Rusi pjesa tjeter e familjes ne Shqiperi – nuk quhet ndarje ?
    Per ta mbyllur: Uroj shendet dhe mbaresi per Dianen, prindrit dhe te vllane. Histori te tilla te trishta os paçim me kurre.

  9. Illyria-Shqiperia says:

    E njoh personalisht Dianen. Nje zonje e perkryer ne cdo drejtim, por mbi te gjitha nje patriote e madhe e Shqiperise. Cuditem tek shikoj shqipetare puro qe flasin edhe me femijet e tyre ne gjuhe te huaj, e ndersa kjo zonje edhe pse 29 vjet e ikur flet dhd Ruan persosmerisht gjuhen dhe traditat tona. Intelektuali mbetet intelektual. Shembull per te githe.

  10. Xhode says:

    Diana Dyrzi Tarasova thjeshte respekte dhe nje shqiptare e madhe, e ditur, e zgjuar, profesioniste etj. Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe kur je pjesee asaj
    Familje te shkelqyer!
    Всего доброго! Желаю Вам счастья, здоровья, успехов, и спокойной мирной ночи!xhoda

    1. Mario says:

      Shqiperia ndodhet gjeografikisht ne Mesdhe, o Xhode!!!!! Por fale ca pansllavisteve si puna jote, me komplekse te thella inferioiriteti, jemi katandisur si te ishim ne kufi real me Rusine. Aq sa mezi prisni te na shkruani dhe ne alfabet cirilik. Epo kjo pike e zeze….

  11. Ali Pasha says:

    Moj Diana…
    Je shume e mire…
    Vetem se kam frike se kur ke qene e re te kane qire…
    Kuptohet me pa deshire…
    Se sigurimi ishte i pështyrë…
    Nuk e qante koken per njerze te mire
    Mjaftonte te kishin birë…

  12. Skifter Mergimi says:

    E kam njohur nga afer ne vitet 80. Vajze me nje edukate te larte dhe e zgjuar. Edhe pse kane kaluar
    30 vite nuk ka ndryshuar shume. Sapo e pashe ne foto e njona dhe me coi ne vitet e shkuara.
    I uroj gjithe te mirat dhe qetesine shpirterore qe shpresoj t’a kete fituar.

  13. Tan Xhama says:

    …suksese Diana, vazhdon te jesh yll. Jeni families e mbrekullushme dhe e ndricuar ne dituri. Ju uroj gjithe te mirat

  14. Koba says:

    Zoti Komentues JO PER GJE.Nuk eshte vetem rasti i Familjes Dyrzi .Njoh disa Familje qe pesuan kete Fat.Po dhe ata qe nuk u burgosen ,pesuan persekutime dhe ndjekje ala Regjim Diktatorial.

  15. aleks says:

    Oj e pjerdhura lorena,po pse moj kurve e rrospise,ruse, kur baban e ka shqiptare.Sipas logjikes tende te lavires cdo shqiptar ose shqiptare qe martohet me te huaj nuk eshte me shqiptare,fare qelbesire…..

  16. E verteta says:

    E kam pasur pedagoge Tarasoven. E mrekullueshme ne cdo drejtim: E bukur, elegante, e ditur, elokuente, e perkushtuar ne profesionin e saj .Ishte fatekeqesi ajo qe u ndodhi ruseve ne Shqiperi.
    Turp komenteve idiote dhe keqdashese.
    Asnje e keqe nuk i erdhi askujt prej tyre. Ishin model ne shoqerine shqiptare.
    Ato ishin zonja te verteta: ne pamje, ne sjellje dhe ne edukaten dhe kulturen qe u dhane femijeve te tyre. ,e ruajten karakterin dhe e mbajten lart moralin e familjes.Megjithe vuajtjet qe kaluan i respektuan jo vetem burrat e tyre shqiptare, por u lidhen edhe me fort me ta.. Beni nje paralelizem me familjet e bllokut qe paten te njejtin fat afersisht dhe do te kuptoni me mire vlerat e ketyre grave ruse ne origjine por edhe 100% shqiptare ne dedikimin e tyre ndaj familjes.
    Valeri djale i mrekullueshem dhe i talentuar.
    Edhe Diana, qe me c’po lexoj ,qendron shume lart ne cdo pikepamje.
    Ju uroj te gjitheve jete te lumtur dhe pleqeri te mbare ne vecanti pedagoges sime, Tarasoves!
    Gjithashtu ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj ne edukimin e shume brezave studentesh

  17. Skyfteri says:

    Ti kujtojme me pietet poionieret – fatosat e shkences se gjeodezise mbarekombetare si Seit Dyrzi,Muharrem Dragovoja qe studjuan shkencen e gjeodezise ne gjuhe te huaj.Nuk paten asnje koincidence gjeodezia me “politiken” por qe u akuzuan per “agjitacion propagande”.
    Neve na mbetet ti respektojme pa te drejten e perzierjes ne dashurine e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje