Një histori e pabesueshme me profesorin francez që erdhi në Shqipëri të takonte Dritëro Agollin: Si e zhveshën në mes të ditës dhe e futën 5 orë për të vjelë shalqinj, ja ngatërresa në Rajonin e Policisë

6 Gusht 2019, 18:14Kulturë TEMA

Nga Albert Z. Zholi

Një histori e pabesueshme madje që ja kalon dhe imagjinatës së filmave të Hollivudit. Një ngjarje sa tragjike po aq dhe komike. Një ngjarje që kushdo ta dëgjoj sot nuk do ta besoj dhe do ta quaj si një trillim të rastit. Por duke e njohur për vite seriozitetin, korrektësinë, arritjet në jetë dhe nivelin intelektual të mikut tim Robert Maliqit dyshimi i trillimit mu fashit menjëherë. Ai e tregonte ngjarjen rrjedhshëm dhe sipas rastit herë qeshte dhe herë nevrikosej. Shkak për këtë u bë shkrimi I Artistit të Popullit Luftar Paja  për shkrimtarin e madh Dritëro Agollin. Duke komentuar këtë rast të Luftarit me Agollin, Roberti më thotë që edhe unë kam një rast si ky por edhe më të pabesueshëm. Rrëfimi i rrjedhshëm, saktësimi i detajeve dhe kohës patjetër të hiqnin çdo dyshim për trill…

-Robert më thatë që keni një rast të ngjashëm si i Luftar Pajës me Dritëro Agollin, për ku dhe kur bëhet fjalë?

(Qesh). E di që edhe mund të mos e besosh se takon shumë njerëz, por edhe sot kur e kujtoj vetë them me vete se disa herë bota ka të drejtë që na quan delja e zezë dhe kjo për faj vetëm të politikave jo korrekte në drejtim të ekonomisë, mos respektit të institucioneve dhe përfitimeve nga posti shtetëror. Në atë kohë punoja te Reparti i BRISKU-t. Ishte fund korriku 1992. Shqipëria po zbrazej për çdo ditë. Pak të rinj shikoje në qytete. Të gjithë e kishin mendjen vetëm dhe vetëm të iknin. Polici në kufi për 10 mijë dhrahmi mbyllte sytë dhe as të pyeste se ku dhe si do shkoje. Mjerim në ekstrem. Dyqanet të boshatisur dhe pse vinin shumë ndihma humanitare. Shumë nga këto nuk dihej nga shkonin. Policia ishte si mos më keq. Asnjë trajtim dhe pse luhej me kokën. Policët ndoshta ishin më të persekutuarit e kohës. Mezi mbanin familjen dhe pse punonin pa orar. Nuk paguheshin jashtë orarit dhe pse kishin detyrë të vështirë. Atë ditë fund korriku nga ora 15-00 vijnë dhe më thërrasin në repart se duhet të shkosh patjetër në Rajonin 3 të Policisë në rrugën “Mine Peza” se është një rast disi i veçantë.

-Pse ju thirrën konkretisht ju dhe paraprakisht nuk ju thanë se për çfarë rasti bëhej fjalë?

Më thirrën të shkoja unë pasi dija italisht dhe bëhej fjalë për një person që dyshohej se ishte shqiptar por që thoshte jam i huaj. Mua nuk më thanë asgjë paraprakisht vetëm më thanë se do shkosh ti se din italisht. Me makinë më çuan në Rajonin e Policisë Nr. 3. Hyra në zyrën e oficerit të rojës dhe shikoj policin roje me këmishë të hequr, me kanotiere dhe përballë tij një burrë rreth të 60 me një pamje fisnike, me këmishë me baltë që rrinte si i ngrirë. Sa u futa unë ai u ngrit në këmbë  dhe më shikonte me besim te drejtësia që mund të sillja. Më bëri përshtypje ai njeri. Në fytyrë tregohej fisnikëria dhe pafajësia e tij. Pyeta policin e rojës si qëndron puna:

-Po ja shef, ky personi hiqet sikur s’është shqiptar por që di shqip.  Unë mendoj se është nga ata që ka tentuar të emigrojë dhe tani që e kontrollova  shoh se  s’ka asnjë dokument  dhe është pa asnjë gjë identifikimi. Besoj ka ardhur këtu që ta pajisim me ndonjë dokument dhe ta lëmë, por unë mendoj se ka diçka tjetër në këtë mes. Do ketë ndonjë kleçkë. Do jetë besoj nga veriu dhe kushedi si është puna. Nuk ka të huaj pa dokumente, kurrë nç botë. Ata nga koka tek kçpucçt vetëm dokumente kanë.  Por unë këmbëngul që nuk është i huaj pasi shikoj e nuhas që di shqip…

-Nga e nuhat ti?- i them.

-Po ja sa herë i them unë çohu dhe ngre dorën lart ai çohet. Sa herë ul dorën poshtë dhe i them ulu, ai ulet. Nënqesha me vete. Mirë i them dakord por vishe  këmishën se je me shërbim dhe tregon figurë të keqe. E kush do më shohë këtu. Si jemi bërë ne as dreqi nuk na hedh sytë. Mirë mirë po vishu I them. Pastaj ju drejtova italisht personit që ndiqte me sy bisedën tonë:

– Nga Jeni Ju zotëri?

-Nga Franca! Profesor në Universitetin X…Shtanga!  E dini mirë italishten i them, shumë më mirë se unë. Jo më thotë ju e dini më mirë. Por mund të flas dhe anglisht apo gjermanisht nëse mundeni. Pra zotëronte anglisht, italisht, gjermanisht  dhe pse ishte Francez. Psherëtiva me vete. Çfarë gafe kishte bërë polici. Ndërkohë që e pyesja polici herë më shikonte mua herë i tundte kokën  Profesorit. Ende shfaqte nuance mosbesimi. Shiko se të gënjen më thoshte mua. E pashë me inat. E kuptoi që s’po e përkrahja dhe tha e mirë bë si mendon vetë.

Fillova ta pyes Profesorin… Ku i kini dokumentet?

– Ah, !-dhe ishte gati të lotonte. Erdha nga Franca dhe zbrita në Rinas. Shikoja për ndonjë TAXI. Se dija që këtu s’ka vetura me ngjyrë të veçantë. Pranë meje qëndroi një veturë e vogël ku ishin dy veta. Ata ma bënë me shenjë për ku? Unë u thashë Tirana, Tirana. Ma bënë me dorë që hip. Njëri doli dhe më futi valixhen në bagazh. Sa ikëm disa kilometër devijuan nga rruga dhe u ndalën pranë një parcele me misër. Më kapën nga duart dhe filluan të më kontrollojnë. S’më lanë në xhepa asgjë. Asgjë! Edhe një pako çimçakiza ma morën. Madje edhe një prefëse thonjsh. Më lanë pa asgjë në xhep. Më morën të gjitha dokumentet, portofolin, lekët, biletat, të hollat as një mbeturinë s’më lanë në xhepa. Pastaj i hipën makinës duke marrë me vete dhe valixhen. Ngela si hosteni në diell. Nuk dija se çfarë të bëja. Këtë lloj grabitje se kam parë as në filma. Në mes të drekës, në mes të qarkullimit, disa kilometra larg kryeqytetit të grabitet një i huaj? Në Francë s’do ja them njeriu se do thonë ka lajthitur. Kaq i pabesueshëm është ky lajm. Por fukarallëku…

-Po pastaj ku shkuat?

-Dola në rrugë kryesore aty ku ata u kthyen dhe vazhdova rrugën. Pashë një urë dhe një tabelë të vjetër që shkruante Vora. U vara poshtë urës ku ishte një parcelë me shalqi, Aty kishte dy punëtorë që mblidhnin shalqi. Doja të vija patjetër në Tiranë po nuk kisha lekë. Asnjë nuk do më merrte pa lekë. Unë se mendoj të hip pa biletë në tren apo autobus.  Rrija anës parcelës me shalqi sa mu afrua njeri. I fola anglisht dhe italisht se doja të punoja të fitoja ca para për një biletë në Tiranë. Nuk më kuptonin. Athere me shenjë I thosha punë, për lekë. Me shenja. U kuptuam si u kutuam, punova nja 4 orë,  dhe kur do iknin ai personi më dha ca lekë dhe më çoi te stacioni trenit. Erdha në Tiranë dhe kudo thosha Policia, Policia të dorëzohesha derisa erdha këtu.

-Po ç’tu desh që erdhe këtu? Cila është arsyeja?

-Po kam një mik të madh. Kam mik Dritëro Agollin. A e njeh? E ke dëgjuar? Pasi më prêt sot te 15-katshi.

-Sa dëgjova emrin e Dritëroit shtanga.

-Bobobo thashë më vet ku jemi futur!

-Dua të njihem më mirë me veprën e tij. Kisha kohe që përgatitesha. Ai është një shkrimtar I madh dhe ju duhet të krenoheni me të.

-Ai fliste unë ktheva kokën nga polici. Ai po hante bukë me domate dhe këmishën se kishte mbërthyer ende. Kur dëgjoji emrin e Dritëroit i ngeci buka në grykë. Mu këputën gjunjët. Ku ishim katandisur. Vjen një profesor i nderuar dhe ne e trajtomë si kafshë. Më vinte turp nga vetja. Më dukej se e kisha bërë unë atë padrejtësi. Ishte e pafalshme. Trupi më dridhej. Asgjë nuk mund ta justifikonte këtë rast. Sado mirësjellje të tregoja  ngjarja ishte bërë. Një situatë e nderë. Për disa momente heshta.  Ç’të thoshja? Polici rrinte si i nemitur. Marr në tavolinën e shërbimit numëratorin e telefonit të Tiranës dhe gjej emrin e shkrimtarit të madh.  I bie numrit..

-Urdhëro dëgjoj zërin e tij në anën e tejme…

– Zoti Dritëro, ju jeni?

– Po unë jam, më thotë.

-Të lutem në Polici është një profesor francez që ju kërkon. I ka ndodhur një incident i vogël por….

– A është gjallë? Gjallë a është? Kjo është kryesorja- më thotë ai me nxitim….

-Po gjallë është  por e kanë grabitur!

– S’ka problem, kryesorja që është gjallë. Ne të grabitur jemi të gjithë në këtë vend. Kur grabisin ata që na drejtojnë ç’pret nga ata që janë poshtë. Po këputi një kokërr mollë gjenerali, ushtria sheshon gjithë plantacionin. Më thoni ku jeni?

– Në Rajonin e Policisë Nr, 3 tek “Mine Peza” – i them.

– Të lutem ma trajto mirë deri sa të vij. Për 5 minuta jam aty. Kam tërë ditën që e pres, Isha në merak. Thosha diçka i ka ndodhur. Dhe ashtu është ….Erdha, erdha…!

Lashë receptorin dhe u lehtësova.

-Ju drejtova profesorit:

Agolli po vjen tani. Ai buzëqeshi. Fytyra i mori një pamje engjëllore. Të falënderoj shumë, shumë. Të dy u treguat shumë korrekt me mua. Sa fisnik. Nuk donte ta hidhte poshtë policin pasi e dinte mirë ç’e priste po të ankohej tek Agolli. Polici rrinte me gojë hapur dhe s’u besonte syve se çfarë po ndodhte.  Ndërkohë përpara Rajonit ndalon një Fiat i kuq. Prej andej zbriti Agolli. Polici u fsheh pas dritares mos ta shikonte. E shoqërova profesorin deri te makina. Agolli sa e pa ju hodh në qafë. As e vuri re ishte larë apo ishte pis. E mori për krahu dhe e futi në makinë. Pastaj erdhi më dha dorën duke më falënderuar. Më hoqët një siklet të madh më tha. S’dija ku të shkoja. Nuk dija. Zemra po më çahej…Por ja…. Më tha disa herë faleminderit dhe u largua. Ky ishte takimi i parë dhe i fundit nga afër me Agollin e madh.

18 komente në “Një histori e pabesueshme me profesorin francez që erdhi në Shqipëri të takonte Dritëro Agollin: Si e zhveshën në mes të ditës dhe e futën 5 orë për të vjelë shalqinj, ja ngatërresa në Rajonin e Policisë”

  1. Nik says:

    Duket si trill, ne fakt ineresant, normalisht Dritero Agolli do ta priste ne aeroport ose ne se e kish te pamundur do te dergonte dike ta priste. Nuk duket e besueshme. Dritero Agolli nuk eshte gjalle ta kinfirmoje. Ndoshta vajza e tij ose miq te tij qe jetojne mund ta konfirmonin.

  2. Mali says:

    Gomar ti Gomar ai qe e boton me Gomar eshte ai qe e lixon

    1. Taras Bulba says:

      Μe gomar nga te gjithe je ti qe e kuptove tani qe ata jane gomer ……….hahahahahahahahaha

  3. mik says:

    Cfar mbresash te trishta te lene keto lloj ngjarjesh, e qe nuk mund te fajsosh asnjeri per kete, pervec fatit.
    Ne kete rast, edhe hajdutet edhe polici kane treguar nje lloj ” mikpritje “, qe mund te jete e gjithkuj, por jo e Shqipetareve.

  4. Grigor says:

    Turp per zotin, por Shqiperia mban edhe turpe me te medha akoma.
    Duke filluar nga kriminelet qe exportuam prej vitit 1991, dhe deri tek turpi me dy kembe qe ecen sot rrugeve te Shqiperise ose te Europes dhe na nxorri bojen si komb – Lolo Basha.
    Megjithate ky Robert Maliqi qenka burre zotni. Nga menyra si e ka treguar ngjarjen duket njeri me intelekt dhe shume modest.

  5. pokeristi says:

    Z.Xholi!
    Historija duket interesante.Ka dicka qe s’shkon,nga do t’a rrutullosh..
    Profesori francez vinte nga Franca per te takuar Driterone dhe Driteroi s’e priste ne Rinas por e priste tek 15katshi!!!…?
    Luj vendit!Une e kam pas njof Driterone dhe ishte burre me huqe zotnije.
    Me kete shkrim ju zvogeloni figuren e Driteroit.

  6. Po , Po says:

    Per te qwshur , por me shume per te qare !

  7. Arifi says:

    Pirth se lirohesh. Nuk e priti Driteroi ne rinas?! Qenke rend plako

  8. XHH says:

    Kjo eshte nje perralle qe personi qe e ka pare nuk mban mend se si ta tregoje

  9. lVaso Pasko says:

    Ditero Agolli shkrimtar imadh?! po te jen shkrimtaret e medhej si dritero agolli me mir tu bjer zjarri librave artistik. Dritero nje gallof e megalloman si gjith meshkujt korcar. agolli i nisi poezit me deshiren per grat gjoksemedha dhe i perfundoi me deshiren per nje pako viagra. Dritero Agolli ishte skizofrenik i grupit delir i madheshtis. I pelqente te dukej burr zakoni dhe per kete luante gjithfar rolesh qesharake sidomos me raki e konjak Per ti ber qejfin gruaja e tij shkroi librin gjeta burrin. Vetem Kadare si shkrimtar esht i pa krahasushem per gjith koherat qe kan shkuar dhe do vijn ne shqiperi, por karakterin nuk e ka fisnik e burreror. Kete e kam kuptuar qysh kur kam lexuar Romanin e tij te bujshem “Dimer i vetmis madhe. Po kush ishte pa te meta ne kete dynja qe te ishte edhe Kadare pa te meta?

  10. Frangu says:

    Çdokush që jeton në një shoqëri civile e natyrisht i njeh mirë rregullat e saj, gjëja e parë që i shkon ndërmend në një rast të tillë është të kërkojë stacionin më të afërt të policisë për të kryer kallëzim të një vepre penale e Jo të gjejë lekët e biletës duke vjelë bostanë.
    Nëse profesori, pas kësaj traume, nuk ishte tashmë në gjendje të arsyetonte, dikush tjetër – jo qehajai i shalqinit – por efektivët e policisë ose vetë Dritëroja, do të duhej ta kishin nxitur të bënte denoncimin.
    Ishte ende viti ’92, kur Degët e Brendshme nuk ishin kthyer ende në mejhane ose si Zyra të Sendeve/Njerëzve të Vjedhur, siç pretendon kjo dëshmi.
    Kjo histori mund të ketë disa të vërteta, por është shumë e mundur të jetë shndërruar më pas në gojëdhënë e tashmë në barcoletë.

  11. Orli says:

    Te mine peza i shkoi me fiatin e kuq por nuk paska dale ta prese ne Rinas! Hajde mashtrues i rendomte,te pakten thuaj qe nuk ka patur takim me Driteroin por meqense i ra rruga tha te takonte Drteroin si shkrimtat i degjuar,keshtu ndoshta do pertypej nje cike genjeshtra.

  12. ana says:

    Po cfare mund te presesh nga kafshet? Enveri i krijoi dhe i shtoi. E pastaj keta kafshet sot jane bere politiqener e biznesmener.

  13. Agolli says:

    Pse se tregoi Agolli kur ishte gjalle????

  14. mark says:

    po ne mars 1992 zbriten nomadet
    keshtu qe mund te kete pjese te verteta

  15. Askush says:

    Ndërro pusher se ai që ke po të shet majdanoz !!!

  16. dritani says:

    E trishtueshme nese ka ndodhur. Edhe komentues te tjere e kane theksuar se perse ngjarje te tilla tregohen pasi s’ka kush ta konfirmoje nese ka ngjare, as Driteroi e as e shoqja? Ketu bashkejeton e stisura me te verteten. Ne te gjithe bote ndodhin grabitje. Me habit fakti qe Driteroi me Fiat te Kuq (qofsha i gabuar po me duket se ka qene Fiati i Lidhjes se Shkrimtareve i drejtuar nga nje shofer simpatik) s’paska “denjuar” ta prese profesorin ne Rinas!!!

  17. loni says:

    Po (mund) te jete e vertete,se qe te ngas llafin e ketij tergimi tragjikomik,respekt per policine,por ne ate periudhe policia vazhdonte te pyeste ku po shkon dhe nuk te pyeste per dokumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje