Ardit Gjebrea ka përkujtuar nënën e tij e cila sot bën një vit që është larguar nga kjo jetë.
Gjebrea me anë të një postimi në intagram, shkruan me trishtim të madh, se që prej kësaj dite bota e tij është shembur dhe shtëpia nuk duket më njësoj.
“Sa shpejt iku 1vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to?
A mërzitesh ti?
A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti?
A takohen me njëri tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i çbënin?
Kur ike ti mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek koridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën.
Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”, shkruan Gjebrea.
Ngushellime Ardit, te rroni e ta kujtoni mamin tuaj te shtrenjte.
ARDIT O QEN I PARASE, NUK BESOJ SE TE PLAS SHUME PER NENEN SE TI DO PAREN MBI TE TANA DHE MOS BO SHFAQE NE ME IKJEN E IJES SATE NE AT BOTEN TJATER. AI QE E DON FORT NJERIN E VET E MBA PERMRENA DHE NUK BON ME JA THON GJITH DYNJASE SIÇ BO TI QE DON ME U HJEK SI JE SHPIRT BUT. EJ PLAKO PO E DON MAMEN FORT BOJ TMIRA SIÇ BO AI MIKU ELVIS NAÇI ENE LENI KTO MASAZHET QE I LSHO NEPER KTO INTERNETNA SE KTO NUK JON PER KSI GJONASH.
ska gje me te shtrenjt se nena. ardit behu i fort vlla edhe ec perpapra ..qent le te llapin