"Është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, Rama nxjerr fjalët e aktorit: S'më zë gjumi nga qejfi se do bëhet një Teatër i ri modern

1 Gusht 2019, 11:28Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe sot një reagim nga  radhët e artistëve që janë pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Në një shënmin në facebook Rama ka postuar reagimin e aktorit Artan Imami i cili shprehet se nuk e zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern

Postimi i Ramës:

Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.

ARTAN IMAMI:

Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.

Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë. (TemA)

5 komente në ““Është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, Rama nxjerr fjalët e aktorit: S’më zë gjumi nga qejfi se do bëhet një Teatër i ri modern”

  1. Lere fare says:

    Eshte bo Edi Rama si Ver Llapa.
    Na cau trapin me keto postime.
    Ai mire qe do te fitoje, por kerkon ta beje kete duke na quajtur ne budallenj!
    Teatri le te ndertohet, por te behet dhe drejtesia per PPP dhe pallatet qe do beje Fusha.
    Atehere do ishte shume interesante qe Edi Rama te provonte Burgun!!

  2. Kozmos says:

    NUK ME ZE GJUMI NGA GEZIMI , DO TE ISHTE ME E SAKTE DHE JO NGA QEJFI .

  3. nord.al says:

    Kombetar apo nderkombetar pak rendesi ka. Tirana duhet te kete nje teater te ri se eshte turp me ate shemtire. Nuk ka pike rendesije deshira e aktoreve.

  4. Sporti says:

    Edvin sali berisha. Nuk shof asnje ndryshim nga kto dy skizofrene qe po e shkatrrojne shqiprine prisni edhe pak sa te vije spaku te gjithe ne burg e keni vendin hajduta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje