Teatri i ri, Rama publikon qëndrimin e aktorit Luftar Paja: Pa asnjë ngurrim në krah të shumicës

30 Korrik 2019, 15:45Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot qëndrimin e aktorit të njohur, Luftar Paja, i cili i është bashkuar zërave të artistëve që kërkojnë ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

“Luftar Paja është një tjetër protagonist i skenës sonë kombëtare, i cili shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. 

Ai jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren me protesta për tullat e për llaçin (ajo godine në fakt s’ka as tulla, po tallash e qereste), do kishin lënë me siguri më shumë vepra se sa fjalime për qerestenë.

LUFTAR PAJA:

Jam për Teatër të ri Kombëtar, me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Ne si artistë kemi harruar gjërat kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat.

Duhet të shtojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama. (TemA)

6 komente në “Teatri i ri, Rama publikon qëndrimin e aktorit Luftar Paja: Pa asnjë ngurrim në krah të shumicës”

  1. asdfg says:

    Të jeni i qetë, shoku Luftar, hiç merak mos ki! Ne të gjithë kujtojmë me nostalgji qetsinë tuaj shpirtërore, bindjen e patundur tuajën, se partia bënte kurdoherë “atë që do populli”. Vërtet që partia na la shëndenë, por bindjet e saj jetojnë dhe do të jetojnë kurdoherë në mëndje të ndritura si ajo juaja. Nisur nga një konsideratë e tillë është nisur edhe zoti Kryeministër pa ju është referuar. Ai i njeh mirë tipat, që “kurrë nuk ja kanë bërë fjalen dy partisë”, por janë përpjekur me mish e me shpirt të iluminojnë popullin me mësimet e saj të vyera….
    Dhe hadje merre vesh deri në çfarë shkalle është katandisur, ose më mirë e kanë katandisur, ata që nga mbrapa kurdisin çelësin e vënies në lëvizje të kryeministrit tonë të nderuar. Të arrij deri atje, sa ti referohet Luftar Pajës, për të cilin 30 vjet më parë neveritej nga palaçollëqet gjoja artistike që buronin nga i ardhuri në skenë nga klasa punëtore. Por çfarë nuk bëka pushteti dhe paraja!!!

  2. Adem Rekaj says:

    Zakonisht i biri ndjek rrugen e te atit, ndersa me keta myzeqaret e sotem ndodh e kunderta Luftetar Paja shkon pas gazit te te birit qe i eshte ngjitur prej muajsh lali Erit nga pas. Pune gaztoresh…!

  3. Ervin Bushati says:

    Keni dy komente qe duken por nuk i shfaqni o trimushat e Meros. Sa mire funksionon çensura e tek mero çorapja?

  4. Ervin Bushati says:

    Keni dy komente qe duken por nuk i shfaqni o trimushat e Meros. Sa mire funksionon çensura e tek mero çorapja?

  5. shqiptari says:

    Po c’tu desh o Luftar qe e prishe tani ne fund?Po shtron rrugen e djalit qe te behet politikan?Do perfundoje edhe ai si ata politikanet e felliqur e antikombetare qe ironizon dhe shan per vite ne PORTOKALLI.Blihemi kollaj ne shqiptaret ,nuk kemi as dinjitet ,as guxim dhe as mirenjohje per vuajtjet e parardhesve tane.VAZHDO LEPIRJEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje