Kritiku i artit, Josif Papagjoni: Të ndërtohet një teatër i ri, rikonstruksioni nuk ia vlen

29 Korrik 2019, 09:58Kulturë TEMA

Kritiku i artit, Josif Papagjoni shprehet pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit të Kombëtar e cila do të shërbejë sipas tij edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës së qytetit.

“Aty ka ardhur koha që të ndërtohet një godinë e re teatrore, pra një teatër kombëtar i Shqipërisë, që supozohet që është nga institucionet bazë, vitale, të njëmendëta dhe që njëkohësisht mund të shërbejë pse jo edhe si një pikë orientimi urbane e qendrës, dhe vetë tërësisë së Tiranës”, deklaroi ai.

Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor Papagjoni thotë se nevoja për një godinë të re të Teatrit Kombëtar është e hershme. Papagjoni shprehet se rikonstruksioni i asaj godine është shumë i vështirë dhe se një godinë teatri do të kërkonte kushte shumë të ndryshme nga ai që ofron teatri sot.

“Mendoj se ai teatër sot është në gjendje të mjeruar. Gjykoj se është shumë e vështirë të bësh një rikonstruksion atje, që ta vësh në funksion të produktit teatror që prodhohet në atë godinë.

Sepse një godinë teatrore me parametrat e duhura të saj, do kërkonte kushte me të ndryshme nga çka ai teatër sot.

Unë anoj nga ideja që aty të bëhet një Teatër i ri Kombëtar me gjithë parametrat e një godine futuriste, të bukur, sikundër e pamë, për fatin tonë të mirë do të thosha nga një arkitekt me shumë zë në arkitekturën botërore.

Dhe ai po sjell një projekt shumë të bukur”, tha Papagjoni, ndërsa shton se kjo godinë nuk ka vlera arkitekturore. “Në radhë të parë ajo është godinë e ndërtuar nga italianët, por është përvetësuar nga ne.

Por a është vlerë arkitektekturore? Zhvillimi i shoqërisë është i tillë, avancimi teknologjik, dinamika është e tillë.

Ne nuk mund të qndrojmë pjesë e një mendësie përdhes, otoman, ne nuk jemi këtu, por ne nuk mund të themi se ajo është si godinat e tjera, ministritë, Akademia e Arteve, kanë ndërtimin e tillë, kanë gurë. Ndërsa ajo është me dërrasa, me tallash”, thekson studiuesi i njohur.

3 komente në “Kritiku i artit, Josif Papagjoni: Të ndërtohet një teatër i ri, rikonstruksioni nuk ia vlen”

  1. Loni says:

    Nje I ri padyshim…pse jo dhe brenda kulles por mua me intereson gara e ndershme jo interesa te 3 veteve……kush ofron me shume ta ndertoje

  2. tanguli says:

    Nuk jemi kunder ndertimit te Teatrit te Ri. Por jemi kunder shitjes per dy lek te prones publike.
    Nuk shikoj llogjike ekonomike nga shteti dhe pushtetaret, qe ti japin mundesine nje firme te fitoje 100 milion euro nga mundesia qe i jep shteti dhe ti ktheje shteit 25 milion euro mbrapsht. Eshte hajduteri, eshte plan kriminal qe pushtetare te ndryshem po e perdorin te pastrojne para ose, te fusin ne xhep shuma te majme eurosh nga nje dallaver. Keto projekte jane qe nga koha kur Rama ka qene kryetar Bashkie dhe tani po i ve ne zbatim qe ka gjithe pushtetin e mundshem, pasi me pare i kishte ngesur gozhda ne sharre. Rama duhet ndalur sa me pare, pasi po kriojon nje pushtet shume te forte dhe qe neser nuk do kemi mundesi ta heqim, pervecse me lufte dhe revolucion dhe do i japim mundesine nje mashtruesi tjeter te vije ne pushtet . Rama eshte bere i rrezikshem!

  3. A says:

    Perse na quajne popull pa prejardhje te gjithe komshinjt dhe europa bashke?
    Perse na thone qe s’kine lene asnje pike gjurme ne historine antike?
    Perse na thone qe jemi popull i formuar rishtazi?
    Sepse gjithmone kemi prishur e perdhos te shkuaren!
    Te ndertohet nje gje bashkohore dhe me parametra bashkohor nuk do te thote te shkaresh te shkuaren…qe eshte fiks dhe “ajo” qe na ka bere ne sy te koshijve dhe mbare europen te na percmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje