Mihal Luarasi: Turp që Teatri Kombëtar ka ngelur në atë ndërtesë, Naim Frashëri e kërkoi që në 1966

27 Korrik 2019, 11:27Kulturë TEMA

Nevoja për një teatër të ri ku të vihen në skenë shfaqje të ndryshme teatrore është e hershme. Edhe një prej ikonave të teatrit shqiptar, dramaturgu i njohur Mihal Luarasi në një intervistë të vitit 2014 ka theksuar se me problemet që paraqet ky teatër, është i nevojshëm ndërtimi i një teatri i ri.

 “Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë e ndërtuar që në kohën e Italisë”, ka pohuar Mihal Luarasi, ndërsa ka theksuar se Teatri Kombëtar paraqet shumë probleme për vazhdimin e aktivitetit, pse jo duke rrezikuar dhe artistët që punojnë aty. Dramaturgu i njohur Mihal Luarasi tregon se që në vitin 1966 drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht kurrë nuk u ndërtua.

“Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë.

Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërkaq që përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar”, ka pohuar dramaturgu i njohur Mihal Luarasi.

4 komente në “Mihal Luarasi: Turp që Teatri Kombëtar ka ngelur në atë ndërtesë, Naim Frashëri e kërkoi që në 1966”

  1. Tomorri says:

    Problemi nuk eshte se eshte ndertuar qe ne kohen e Italise, pasi kur ndertesa eshte cilesore i reziston kohes me qindra vjet. Ketu marrim shembullin e Skales se Milanos, Teatrin e Vjenes, katedrale apo edhe xhami qe jane te vjetra me shekuj.
    Dopo Lavore u ndertua shpejt e shpejt me shkarpa e kallamishte per te zbavitur oficeret gjate luftes. Dhe per ta mbrojtur nga zjarret e mundshme te oficereve pijanece e veshen mire e mire me panele azbesti, material vdekje prures qe lidhet direkt me perhapjen e kancerit.
    Kjo ndertese duhet shembur se perben rrezik jo vetem per ata qe qendrojne aty por edhe per ambientin perreth.

  2. Dymi says:

    Kush jane nipat e Manush Myftiut? Neritan Licaj, nipi i komunistit? Te kthyerit ne demokrate, sahanlepiresit e “demokratit te madh” Lulzim Basha qe i beri varrin PD-se? Ku po e mbajne shpresen demokratet e vertete??? Tek keta krimba gjirizi qe shesin gjithcka per interesat e tyre meskine!

  3. Shoku says:

    Uaaaa! Na dalka ky Luarasi me i ditur se “Budinet,’ apo me i fameshmi aktori i “Hollivudit’ ,TE CILIN PO E KERKON HOLLIVUDI ME QIRI,PO AI S’PRANON E SPRANON, I MADHI I TE MEDHENJEVE ARTSTEVE ME FAME BOTRORE, edhe pse nuk ka nje role te spikatur,por shquhet vetem se ne nje batute ,qe ka shqiptuar fjalen bythe e mut. E ky eshte Neritan LIcaj… Madje thone se e kane kerkuar edhe per mundes… Ah mor i nderuari MIhal Luarasi,nuk thone kot se nga trendafili mbine edhe ferra. Keta qe hiqen si artiste jane vetem disa gjembac midis atyre atartristeve te medhenje qe populli u perulet me shume respekt,midis te cileve jeni edhe JU.

  4. Malo says:

    Joooo jo por te ndertohet i ri e mos te prishet ai qe eshte,kjo si te duket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje