Drita Haxhiraj: Që në 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka flisnin për Teatër të ri, aty kanë vdekur aktorë nga mushkëritë si Roland Trebicka

26 Korrik 2019, 10:27Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër deklaratë nga aktorët e njohur, për nevojë e ngritjes së një Teatri të ri.

Ai ka postuar amanetin e aktores Drita Haxhiraj, e shprehej disa kohë më parë, se beteja nuk mund të bëhet për muret.

Postimi i Rames

Aktorja e njohur Drita Haxhiraj, është ngjitur një jetë të tërë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Ajo bën pjesë tek shumica e komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e një Teatrit të Ri Kombëtar në vend të kapanonit të ushtrisë italiane, i cili u kthye në teatër gjatë komunizmit dhe mbeti një karakatinë gjithnjë e më jodinjitoze, deri sot e gjithë ditën.

Një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, e që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal (lëre pastaj KOMBËTAR), me mungesën e mjediseve për aktorët e me radhë.

DRITA HAXHIRAJ:

Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika.

Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk.

Aty janë sëmurur shumë aktorë. Në vitet 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë.

Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga fëmijëria, Roland Trebicka.

Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre!

Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm.(TemA)

2 komente në “Drita Haxhiraj: Që në 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka flisnin për Teatër të ri, aty kanë vdekur aktorë nga mushkëritë si Roland Trebicka”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    PO BEJENI MORE TEATRIN E RI.
    PO JO KU TJU DOJ TRAPI JUVE, QE TE MERNI KOCKEN TUAJ E TE RRENONI SHQIPETARET.
    PERMETARET JANE NJEREZ SHUME TE MIRE. PO TI O MERO NGA KE DALE KAQ I PANGOPUR ? KAQ I LEPIRE.

  2. USA says:

    Ok zj Drita qofsh Mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje