Robert Ndrenika: Kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri e bashkëkohor në Tiranë

28 Korrik 2019, 13:14Kulturë TEMA

Kolosi i skenës teatrore dhe kinematografis shqiptare, Robert Ndreka ka reaguar sërish në lidhje me nevojën për të pasur një Teatër të ri Kombëtar. 

Duke folur për Gazetën Shqiptare Ndrenika ka theksuar se ka qenë gjithmonë për një Teatër të ri Kombëtar modern e bashkëkohor.

“Unë në deklaratat e mia, gjithnjë kam dashur një teatër të ri e bashkëkohor në Tiranë. 

Kam qenë shumë i qartë me kolegët e mi. Dhe atë kam pasur qëllim kryesor. S’më bëhet vonë, le të mendojnë si të dojë qeveria, kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri, e këtë e kam thënë para se të shtrohej problemi që ka dalë tani.

 Edhe kur thoshte para 20 viteve ministri Edi Rama se donte të bëhej kulla dhe poshtë të bëhej teatri. 

Unë kam qenë gjithmonë që teatri të jetë më vete, teatri duhet më vete si kisha, si xhamia, si shkolla, si universiteti, ndaj kemi luftuar para 20 vitesh”, – u shpreh Robert Ndrenika.

Ndërsa duke replikuar me kolegët artist ai ka sqaruar se të gjitha deklaratat e tij për teatër të ri i ka bërë për të qenë transparent me komunitetin teatror.

12 komente në “Robert Ndrenika: Kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri e bashkëkohor në Tiranë”

  1. Z/K says:

    Kur e ke marr fjalen per here te pare per teatrin e ke mbrojte furishem.Mandej te erdhen mendet dh u akustove ne prishjen e kesaj ndetese krijes Dopolavore e fashizmit.

  2. Arti says:

    Me sa duket kemi dy grupime qe jane kunder teatrit te ri. Grupi i pare i zhurmuesve ndaj çdo gjeje te mire ne vend, pra opozita regresivo-primitive. Dhe grupi i artisteve qe po thone duam nje teater te ri, por jo si pjese e nje kompleksi ndertimesh dhe funksionesh.
    Edhe une qe nuk jam pale interesi mendoj se teatri duhet te qendroje si gure i veçuar xhevairi ne qendren e Tiranes. A jane te zotet te ndertojne nje ndertese te ngjashme me Skalen dhe me nje arkitekture qe te qendrojë ne harmoni me Ministrite perreth, dhe te kete nje kupole te bukur dhe akustike.

    Kush e mban mend kinema Partizanin perballe Ushtarit te Panjohur. Sa kinema e bukur. Personalisht u trishtova shume kur pallatet e mbuluan fasaden e kesaj kinemaje aq te bukur si brenda ashtu edhe jashtë.

    Teatri nuk nderohet as per poziten e as per opoziten por per ne dhe shume e shume breza qe do vijne e qe do tu vënë noten atyre qe do vulosin se çfare do te ndertohet aty.

  3. Ke qene dhe mbetesh nje rrogtar, edhe ne pension. Ke bere detyren. Kaq. Edhe bariu, maje malit, mes pyllit, ne kullota; ne shi, bore, ere, shterngate, ben detyren, me shume se detyren, nje mision. Nuk ke lidhje ti me prishje e ndertim godinash, si aktor luaj ne rruge, edhe ne dasma….Se dikush na meson se ka ndarje te puneve, profesipneve e mjeshterive. SHENDET DHE TA GEZONI PENSIONIN E RROGTARIT TE SHTETIT SHQIPTAR.

    1. Ana says:

      Po pra ke shume te drejte. Pse duhet te pyeten aktoret kur teatri eshte prone shteterore? Berja e nje teatri te ri, aq me teper qe ekzistuesi eshte teresisht jo funksional, eshte detyre e qeverise. Biles qeverite jane te vonuara te permbushjen e ketij objektivi. Prandaj 1 ore e me pare te ndertohe i riu.

    2. durrsaku says:

      E ka marre lumi Shqiperine kur japin mend Kole Brana i Mokres me shoke!

    3. Nul Noka dhe Paloka says:

      Fillimisht kishim Zike Qorrin. Tani, na doli edhe Kole Koqja.

  4. Pokeristi says:

    Berti!
    Sejcili ka mendimin e tij per domosdoshmerine e ndertimit te nje teatri te ri kombetar,bashkekohor.Fale demokracise se soteshme (aq sa Eshte) po prononcohen aktore,arkitekte,profesioniste te ndryshem qe kane lidhje me funksionin e godines,qytetare te thjeshte e te “komplikuar”,artiste te thjeshte e artiste politike,qeveritare te nevojshem (se ndertimi mbi te gjitha realizohet nga qeverija aktuale ne fuqi),politikane profesioniste,kalimtare te ndryshem,sportiste muskuloze,oratore e vokaliste,soliste e koriste,punetore e fshatare,e kujt t’i bjere rradha qe kalon para godines dhe s’ka hyre ndonje here brenda per te pare ndonje nga gjygjet e para politike,a konferencat solemne te Hoxhes e kompani,dopolavorot e deri asnje cfaqje teatrale.
    Pra ne gjithe kete bashkesi mendimesh te lira dhe konstruktive,te marrit i vine mente.Dhe perashikohet qe forcat krijuse sakrifikuse te shtohen dita Dites.
    Berti te me falesh por dua te te them vetem nje gje se s’dua te humb as vete ne kete mori njerezish:
    Ti i ke kryer te gjitha detyrat,qofte si qytetar,qofte si intelektual,qofte si shqipetar patriot e i ndershem.
    E gjitha kjo quhet demokraci alla shqipetare.
    Mbetesh ne nje nga majat e artit shqipetar e me tutje.

  5. Figaro figaro oooo.. says:

    O Arti po Scala mo derebardhe, la Scala ka histori po edhe asaj ndertese i ka kaluar koha. Ajo brenda eshte art dhe nuk ka lidhje me kete ndertesen ketu. Ju ne teatrin e Milanos mund te shihni kostumet qe kane veshur aktoret ne opera te ndryshme, punime me mendaf kinez te para 100 vjetevr, kursene me keqardhje them se nuk kemi me cfare te mburemi. Ne mund te mburemi vetem me nje grup artistesh te mrekullueshem qe keta plehrat e sotem nuk i afrohen dot.
    Artistet nuk ndanin interesin per artin me interesin per xhepin dukr vene kete te dytin te pare. Sot ulurijne e bertasin si kafshet keta artistucet pa pike truri. Dava artistesh thoshim dikur per disa si puna e ketyre qe kane dal ne krye sot
    Turp e quajne veten intelektuale, artista haha.

  6. Ricardo says:

    Roberti eshte ikona e gjalle e teatrit dhe i perulemi me nderim gjithe populli shqiptar ! Ai eshte me i larte se cdo politikan dhe me i dashur per ne qe e kemi adhuruar gjithmone. Nuk ka rroge qe e blen Bertin.
    Ai eshte ikone dhe ikonat mbeten perhere.

  7. Lasgushi says:

    Absolutisht Robert Ndrenika është aktori më i mirë shqiptar.Me mjeshtërinë e aktrimeve të ti,ka mbetur në mëndjen e shqiptarë,i pashlyer.Ai ka pasuruar thesarin e shprehjeve të gjuhës shqipe.Po kështu si njeri nga më pozitivë .Sa për luftë,që kujton se ka bërë në periudhen 1990- 2000ja fut kot.Vetëm luftë nuk bën dot Berti .Me kë e ka bërë,me Anagnosti apo Meksi mavrinë.

  8. Rr. B. Gramshi says:

    Nostalgia eshte nje instikt qe qe ruan vazdimesine e jetes se specieve mbi toke.
    Vlera e objekteve te kultures materjale dhe shpiterore i percakton koha me zhvillimet e saj teknike dhe artistike.
    Theatri eshte nje objekt i ndertuar nga qeveria fashiste Italiane ne nje kohe kur mbante te pushtuar Shqiperine i cili ne asnje periudhe nuk ka qene ne mbrojtje si monument kulture.
    Pa ulur vlerat e arkitektit, teatri per hir te se vertetes nuk perben ndonje vlere te vecante arkitekture, me perjashtim te asaj qe i perket rrymes Futuriste.
    Ajo qe te habit eshte zelli i opozites qe duke shfrytezuar nje mase artistesh medioker militant ne rastin konkret si dhe ne pergjithesi kundershton cdo nisme te qeverise per permiresimin dhe modernizimin e zhvillimeve urbane te Shqiperise.
    Sic kam thene me siper pa vene ne diskutim aftesite e arkitektit fashizmit e njejta rezistence u be edhe per stadiumin kur ai, stadiumi, me ojektet perreth, Universitetin, Muzeun Arkeologjik, Insitutin e Arteve, Bulevardin bashke me ministrite perbenin spaten simbolin e fashizmit ku ne vazhdim ishin parashikuar ne asamblin e ndertimeve edhe tufa e druve, objekte te cilat nuk u realizuan si pasoje e kapitullimit te Italise Fashiste.
    Lind pyetja, nese qendra e Romes do te kishte te “stampuar” me ndertime qe konfiguracioni i tyre do te perbente shqiponjen shqiptare valle populli dhe artistet italiane do te ngriheshin me proteste per ruajtjen e tyre !!!!!!!???????

  9. Syri kalter says:

    Per z. Ndrenika, ashtu si gjithe shqipetaret e tjere, kam respekt. Pak jane si ai. Ai eshte thjesht nje Ikone, nje gjigand i pa arritshem i artit kinematografik Shqipetar. Te drejten e tij te mendimit, nuk as qeveri apo individë ta ndalin.
    E megjithatë, atje, ne sheshin Skënderbej, ka gati 30 vjet, grupe „femijesh rrugaçe“, „pa fre“, te mbledhur jo vetem nga lagjet e Tiranes, por nga e gjithe Shqiperia. Te cilet po mbajne peng gjithçka. Ore, a ka ngelur valle ndonje „prind“ qe t‘ju tregoje vendin „rrugaçerise“?
    E lagu se lagu. Ndertoni nje teater te ri, pastaj mendojeni, merrni mendime çfare do behet me te vjeterin.
    Apo ka ndonjëri nga keta „çamarroket rrugaçe“ ndonje plan „madhor“mbi teatrin e ri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje