Nga Egzon Bajraktari*
Tema e teatrit u riaktualizua. Sërish ka dy palë. Njëra vajton, ulërinë për kataklizmën që përbën rrënimi i një ndërtese të vjetër dhe murtajën që sjell ndërtimi i një ndërtese të re, në vend të asaj të vjetrës. Pala tjetër argumenton se ndërtesa e re është e nevojshme, do zbukurojë vendin dhe do lumturojë shfrytëzuesit e saj. Kësaj radhe fjala është për ndërtesën e teatrit kombëtar në Tiranë. Por ngjashëm ishte edhe në rastin e stadiumit kombëtar, sheshit, etj., etj.
Cila është e vërteta këtu? Ta ruajmë ndërtesën e vjetër apo ta rrënojmë atë për ta bërë ndërtesën e re? Si ta bëjë dallimin qytetari i shkretë?
Kundërshtimi kryesor i palës kundër rrënimit të ndërtesës së vjetër përqëndrohet në argumentin se ndërtesa e vjetër e teatrit qenka një trashëgimi kulturore dhe si e tillë duhet ruajtur. Shpjegimin se çfarë është trashëgimia kulturore nuk e kanë shumë të qartë, por në mënyrën si e thonë dhe si e shfaqin, thua se kjo ndërtesa është një e shenjtë që do na zë mallkimi po e rrënuam.
Fare nuk pi ujë. Ja pse.
Trashëgimia kulturore e një vendi përcaktohet në bazë të një vlerësimi të gjithëmbarshëm, të menduar dhe peshuar mirë. Nuk bëhet në bazë të hamendësimeve teorike të një gjysmë-arkitekti të vonuar dhe as në bazë të nostalgjisë së një artisti të motivuar politikisht. Do duhej të kishte një komision në nivel vendi, i cili fillimisht do duhej të listonte të gjitha ndërtesat e vendit me potencial trashëgimor dhe t’i radhiste ato për nga vlerat e tyre e që mund të jenë historike, arkitektonike, urbanistike, apo të vjetërsisë.
Në fund përzgjedhen objektet më me vlerë duke peshuar çdo gjë, madje duke përfshirë edhe anën ekonomike të ruajtjes së atyre vlerave. Nëse bëhet një vlerësim i duhur i ndërtesës në fjalë të teatrit vështirë se argumenti i trashëgimisë do qëndrojë. Jo çdo ndërtesë e vjetër është trashëgimi kulturore. Dhe jo të gjitha shkarravinat italiane të periudhës së urbanizimit të hershëm të Tiranës meritojnë të mbrohen si trashëgimi kulturore.
Padyshim se masterplani fillestar i Tiranës dhe elementet kryesore që e përfaqësojnë atë plan duhet të ruhen. Por nuk ka shumë ndërtime nga ajo kohë me të cilat ne vërtetë mund të mburremi. I tillë ishte edhe stadiumi për të cilën u ulërit njësoj. Dhe e tillë është edhe kjo ndërtesa e gjorë që po e quajnë teatër.
Në të vërtetë deri vonë, ne nuk kishim shumë arsye për t’u mburrur me Shqipërinë, përpos natyrës (dhe historisë për ata pak patriotë që kanë mbetur). Ndërtesat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë nuk tregonin gjë tjetër përpos varfërisë e mjerimit. Ndërkaq e tërë Evropa na njihte dhe vazhdon edhe më tutje të na trajtojë si një vend i cuditshëm.
Një vend i uritur e i prapambetur ku çdo kontakt me civilizimin përfundon në kriminalitet. Prandaj përkushtimin e Edi Ramës që të sjell në Shqipëri dhe Tiranë vepra të arkitekturës botërore nuk mund ta shohim nga prizmi i verbër i opozitës, aq më tepër kur ajo thuajse është diskredituar tërësisht nga veprimet e saj. Ne duam të shohim ndërtime të reja si stadiumi i ri që tashmë u ndërtua përkundër gjithë dyshimeve, dhe që i jep Tiranës një pamje meritore si një kryeqytet europian.
Ne duam të shohim në Tiranë vepra të emrave të mëdhenj të arkitekturës botërore. Të mos flitet për Shqipërinë vetëm në kronikën e zezë të gazetave evropiane, por edhe nëpër revistat e arkitekturës dhe forumet elitare evropiane e botërore. Ne duam që të kemi edhe arsye tjera, përpos natyrës, për tu mburrur për Shqipërinë. Prandaj, për Shqipërinë që duam, le të bëhet teatri i ri.
* Arkitekt dhe akusticien. Ish-profesor ne Departamentin e Arkitektures prane Universitetit te Prishtines. Aktualisht associate prane National Research Council Canada. Ka mbaruar master ne Arkitekture ne Dessau, Gjermani dhe doktorature ne Akustike Arkitektonike ne Vjene, Austri. Shkruajtur për TemA
Kur shkruan nje Teknicien, me arsimim te larte, te plote, duhet ta lexosh me vemendje . Por para se te shpreh opinionin tim per permbajtjen e shkrimit te inxh. Egzonit, do ta pyesja : A e keni pare nga jashte dhe nga brenda Teatrin (godinen) me qellim te vetem vlersimin e tij nga kend-veshtrimi I specialistit arkitekt dhe akustikcien ? Ne rast se jo, atehere thenia juaj se kjo eshte nje shkarravine e produktit italian ne vitet e pushtimit fashist, eshte plotesisht e gabuar. Ndersa, ne rast se Ju, inxh. Egzoni, vleresoni Shqiperine e Sotme, atehere sakrifiko pak kohe ne sherbim te Shqiperise, ku ju ne perberje te nje komisioni teknicienesh te larte , te kalibrit akademik, ta shikoni me seriozitet godinen aktuale ( qe per fat te keq eshte braktisur prej 29 vitesh, duke mos kryer asnje investim serioz. Ndersa, ky komision pas vezhgimit “me lup” te kesaj godine, duhet te marin nje takim te detyrueshem me artistet, domosdoshmerisht me veteranet, per te degjuar mendimin e tyre per vlerat apo pengesat funksionale te godines, te zbuluara dhe te provuara pergjate punes se Tyre ne kete Teater.
Ju duhet ta beni kete, duke marre me vehte edhe personalitete te spikatura ne fushen e arqitektures dhe akustikes, me pervoje ne ndertimin e teatrove.
Personalisht, duke e pare nga jashte, si edhe nga trashegimia e vyer e Teatrit te Popullit , sot Teatri Kombetar, nuk jam dakort per prishjen, por per nje rikonstruktim te godines. Por, ne rast se nje komision Teknicienesh, vleresojne ndryshe, atehere le te behet sic edhe konkludojne Ata.
Ne vende te ndryshme ka raste qe ndertesa te vjetra i jane nenshtruar nje rikonstruksioni, per te respektuar perjetesisht permbajtjen dhe trashegimine e veprave dhe autoreve qe i luajten mjeshterisht. Pse te mos ndodhe kjo edhe per kete rast. Aktoret e Teatrit Tone, veprat qe ata luajten, e meritojne perjetesimin. Kjo duhet te jete objekti i pare i arsyes se vleresimit te Godines se Teatrit. Ndersa, po ne vend te pare duhet te zere vend ne godinen e re, ne rast se Komisioni vlereson se do te prishet ajo egzistuese.
Nderhyrja e personave , sic l.Basha e tj. qe jane mbushur me mekate – sepse kurre nuk u kujtuan por e braktisen duke kandisur Teatrin ne gjendje te mjere = per ta hedhur pertoke, eshte bezdisese, e neveriteshme.
Edi Rama – I pushteteshmi i momentit ne Shqiperi, duhet te imponohet qe te respektoje mendimin dhe konkludimet e komisjonit te Teknicieneve te Larte e akademike. Ai, vete duhet te bashkepunoje me Akademine e Shqiperise, per te marre persiper zgjidhjen sa me te merituar dhe te plote te Rikonstruktimit apo ndertimit te Teatrit. Kombetar.
Inxh. Egzoni, uroj se pari qe t’ju lexoje i gjithepushteteshmi yne Edi Rama, por njkohesisht edhe koleget e tuaj, qe inxh. te tjere te bashkohen me shqetesimin e zgjidhjes me te mire te mundeshme per kete Vlere te Trashegimise sone, te Qendres se Kryeqytetit tone. Ndersa kategorisht si qytetar do te isha kunder ndertimit te “KULLAVE” alla Rama : Qendra e Tiranes ka nevoje qe te kete siperfaqe te gjelbera, sidomos kur keto rrethojne objekte te Kultures sic Ai i Teatrit te Kombit.
Zgjidhja e ketij “konflikti” duhet te behet jo nepermjet forces se pushtetit, te Qeverise apo Bashkise, ndryshe te egos se Edit apo Erionit. Keta jane te perkoheshem, por edhe te paafte per te vleresuar Godinen e Vjeter apo te Re te Teatrit. Por keta kane pushtet te plote per t’i dhene zgjidhjen afat-gjate te kesaj Detyre.
V.O. : _ A eshte pare deri me sot nga specialistet, aktoret e regjizoret e Teatrit, permbajtja funksionale e brendeshme dhe ajo e jashtme e Teatrit te Ri. Deri me sot ka vetem nje pamje te objektit nga jashte.
_ Ndersa sa e rendesishme do te jete kjo pamje kur eklipsohet nga Kullat – alla Rama.
Ndaj kembengul ne vizionin, mendimet dhe konkluzionin e Teknicieneve te Larte, Te Akademisteve te Shqiperise, te Regjizoreve dhe Aktoreve me emer te Teatrit .
Me ne fund foli nje profesionist…
U shkaterrua nje Shqiperi e tere ne keto 30 vjete dhe askush nuk u ndje!? U shkaterrua nje industri e tere dhe u vodh nga keta qe sote ulerasin si hijenat , per shkaterimin e nje bordelloje me tere kuptimin e fjales, pa lere se c’thote i Plasuri Aurel dhe askush nuk cau trapin!? U hodhe ne ere nje fshat i tere si pasoje e makuterise se ketyre vrasesve dhe prape askush nuk cau bythe! Cfare duan keta horra qe ulerasin si ujqer ? Duan apo nuk duan, keta nuk mun d ta ndalin dote progresin. Ajo karakatine edhe nese nuk e shemb shteti, nuk po mbahet dote ne kembe.
ta bejne lulishte me pem e lule
???????
Ok o Bajraktar dhe meru me akustikën se vlera e Teatrit nuk qendron tek tullat apo themeler, por ne faktin se pikërisht aty u lëvrua arti më i famshëm teatral në historinë e teatrit shqiptar që nuk ka për t’u përsëritur kurrë. Eshtë një brez i madh dhe i kulturuar qe e ka perjetuar kete kulm të paarritshëm teatral.
Te mbrosh nje teater qe ska asnje lloj architekture dhe ta besh ate objekt te nje kauze politike eshte cfaqja me e mire qe tregon se keta intelektuale nuk jane aspak ne nivel intelektual. Ajo godine antihigjenike ka ngrene kokat e shume aktoreve ne moshe te re. Shumica e aktoreve kane probleme me mushkerite dhe te vetmit qe kakarisin jane ata qe kane qendruar larg pluhurit te skenes sepse skane patur role. Materialet qe eshte ndertuar ajo godine mund te permbajne azbest dhe hidroizolimi i saj pothuaj mungon. Era e mykut ne skene eshte e paevitushme dhe situata poshte saj eshte e tmershme. Ketyre nuk u dhimbset teatri. Keta jane masha dhe bythelepirsa te PD. Keta harrojne qe jane vetem te punesuar aty dhe jo pronare. Skane bythe te bejne art dhe merren me politike. Ajo gonine nuk ka asnje vlere historike, arkitekturale apo artistike. Ajo duhet te shkaterrohet nga themeli sa me pare.
…meqe je arkitekt i shquar do te doja te kisha perballe te diskutoja keto paragrafe dhe arsyetime te varfra per teatrin….edhe sikur teatri te mos kishte vlere trashegimei apo arkitekturore, nga vet vendosja si ndertese – nga ana urbanistike ti nuk mund te ndertosh arkitekture moderne ashtu si ato dy kullat e larta te moderne/shemtuara dhe te fillosh te mbysesh historine e tiranes sa do e shemtuar qofte….keto ndertime te reja as nuk shkojne biles jane gabim i madh perkrah sahatit, xhamise, pallatiti kultures, bankes etj etj…..nuk beson asnjeri se keta i qajne hallin teatrit…
teatrin beje ne nje vend tjeter….dhe sa per stadiumin ishte nje tjeter krim…….shiko prishtinen dhe fol….
*arkitekt i UT me 30 vjet exp – chicago, IL