Kryeministri Edi Rama ka publikuar qëndrimin e aktorit Ardian Cerga i cili shprehet se domosdoshmërie e një Teatri të ri është evidente.
Postimi i Ramës:
Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut, si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gansterëve që interpretonte Alen Deloni, se sa partizanëve apo ballistëve të Realizmit Socialist.
E trajtuan si një artist të degjeneruar dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi!
Edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ne të njëjtin territor.
ARDIAN CERGA:
Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë perveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kollosët e artit skenik.
Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër…
Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin egzistues dhe në territorin e tij natyrisht!
Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri… (TemA)
Kullat private ne token prone publike me bekim te Edi Rames. Kjo duhet te jete kauza e shoqerise civile dhe jo mosberja e teatrit te ri. Por ju jeni te gjithe si peshqit, genjeheni mbas nje karemi.
Tema pse nuk e keni kaluar komentin tim.
Po po
Domosdoshmeria e nje teatri te ri esht evidente, sidomos ta ndertoje firma Fusha lol, se esht firme kopetente
Per kete jep siguri dhe Linda Rama me Meron bashke
Ka te drejte Ana. Pikerisht per kete duhet te ngreme zerin ne si shoqeri. Si mund te fal rama dhe Veliaj nje prone qe u perket te gjitheve?! beni nje referendum dhe shikoni se si mendon populli i Tiranes. Kam pershtypjen se shume pak vota do jene pro dallaverit tuaj. Askush nuk eshte kunder ndertimit te teatrit te ri, por te gjithe jane kunder atij pazarit q epo beni me privatin.
Zoti Adrian Cerga, po ju kujtoj dicka fare te thjeshte:- Teatri kombetar nuk eshte prona juaj, por eshte prone e te gjithe shqipetareve qe te pakten nje here ne jeten e tyre kane qene ne TEMPULLIN E KULTURES pra fjala juaj ka valencen e fjales sime apo dhe te cdo SHQIPTARI
Ne kete shkrimin tuaj vura re 2 gjera –
1 – ju mund ta kini pare boten (po perdor nje fjale te urte) deri atje ku behet misri miell nese kini qene shume me larg dmth. BOTA JU KA PARE
2 – ju po i beni nje b….thelepirje te madhe atyre qe e lane ne menyre DIABOLIKE kete TEMPULL TE KULTURES te kthehet PLEHRISHTE ne qender te Tiranes. Do te ta justifikoja kete b..thelepirje vetem nqse Ty te rezikohej Jeta.