Nga Mentor Kikia
Ç’lidhje kanë këto dy ndertesa? – do të thoni. Asnjë, e vetmja është se janë ndërtuar me faza.
I pari është memoriali i Xhorxh Uashingtonit. Po ta shikoni me vëmendje, pak më poshtë se në mesin e lartësisë, ka një “vijë” ku bëhet dallimi i ngjyrës. Pjesa e poshtme është ndërtuar para fillimit të luftës civile(1861-1865).
Gjatë luftës puna u ndërpre dhe pas saj rifilloi, por u ndryshua guri. Ndaj dhe pjesa e sipërme ka një ndryshim të lehtë në ngjyrë.
I dyti është një pallat unikal në një zonë turistike. E dini të gjithë besoj që ndodhet në Golem, është edhe ky po kaq i famshëm sa memoriali i Uashingtonit.
Ky është memoriali i shtetit më rrumpallë më botë. Ai ka disa ndryshime në ngjyrë, projekt, arkitekturë.
Të gjitha shtesat janë bërë pa leje, dhe sa herë e arrestonin pronarin, pasi dilte pa u lagur, ai bënte dhe një shtesë tjetër. Me pak fjalë çdo ndryshim strukture, tregon se sa herë është arrestuar pronari për ndërtimin pa leje të këtij pallati.
ps: foton e pallatit të rrumpallës, e huazova nga profili i Arben Papadhopullit.
i nderuari Mentor KIKIA; mundesisht shkruaj me “qarte”, qe ky perbindesh tek Shkembi i Kavajes eshte e nje mafiozi te PD, me troç, i mikut te puneve te droges se direkt Sali Berishes qe nga 1995.
Po ku jané fotot?
Me rastisi rruga dhe u ndala ne nje shitore ne rugen e plazhit ne Durres.Bente vape e madhe nje punetore e kishte ngrite shishen dhe pinte uje.Ne ate moment une dola nga makina dhe ai pake u terhoq pasi ishte shume prane.I thashe ,bene shume nxeHte dhe ai ma priti u dogjem.pastaj e pyeta e pse i mbillni keto peme tash ,ai pasi e pa nga targa e makines sa jame nga jashte me tha BISNES DURRESI i trhuen kesj pune.Pas tre javesh u ketheva perseri ne Durres per te kaluar disa dite pushimi.Te gjithe ata peme te mbjelluni ishi te thara,nuk e pashe nje te kishte zene.Valle pyeta veten a mban pergjegjesi dikush per kete ? Dhe pergjigjja prap me erdhi nga vetja sa budalla qe jame po te kishte pergjegjesi nuk do punohej keshtu.
KUR NDERTOHET ESHTE MIRE .KUR DIGJEN E VRITEN ESHTE KEQ.