Nga Mentor Kikia
Kur isha i vogël dhe shkoja në dasma më pëlqente të dëgjoja dollitë e burrave. Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë që dollia e parë në çdo sebep ngrihej për partinë dhe shokun Enver. Por në 1982, në një dasmë në shtëpinë e një të afërmi tonë, i zoti i shtëpisë në vend të dollisë mbajti një fjalim.
Kishte vetëm pak javë që kishte vrarë vehten Mehmet Shehu dhe ai, pasi dënoi tradhëtinë e tij, me gotën e rakisë në dorë, deklaroi se nëse Enver Hoxha nuk do të kishte patur kaq shumë tradhëtarë nëpër këmbë, do ta kishte bërë këtë popull të hante me lugë floriri.
Në shtëpinë tonë ne kishim edhe lugë të nikeluara edhe lugë alumini, por nuk ishte problemi i lugëve që nuk ngopeshim së ngrëni…
30 vjet pas rënies së komunizmit, edhe Isif Kalo, duket se ka të njëjtin mendim si kushurimi im. Në librin e tij “Blloku”, ai duket sikur i shpall luftë Liljana Hoxhës, nuses rrebele që na e ka përshkruar vjehrrën e saj si kuçedër me shtatë kokë e shtatë palë shpirtra. Por mjeku i dikatorit, kujdeset ta zhveshë atë nga çdo lloj përgjegjësie dhe, përkudër përceptimeve, të tregojë se ishte një grua babaxhane.
Padyshim, edhe Enveri ishte një burrë i mirë, baba, gjysh dhe njëri i mrekullueshëm. Ai thotë se të gjithë e dinë kush e bëri masakrën ndaj ballistëve gjatë luftës, kush i vrau intelektualët me rastin e bombës në Ambasadën Sovjetike, apo kush e bëri kolektivizimin dhe tufëzoi bagëtitë, duke sjellë zinë e bukës.
Pra, të gjitha këto, që janë kulme dramatike në bëmat e dikaturës, i kanë bërë të tjerë, pa dijeninë e Enverit. Doktor Kalo na shfaqet gati-gati si Pal Vata, babai grotesk i Heroinës së Punës Socialiste, Shkurte Vata, me atë thënien proverbiale, se “këtë punë e ka bërë Mehmeti me kokën e tij, pasi unë me Enverin nuk dimë gjë”.
Libri i doktorit nuk është as historik, as autobiografik, as…as…
Janë më shumë emocione të tijat dhe perceptime personale mbi personazhet e familjes numër një të diktaurës ku ai ka shërbyer. Nuk po e ngarkoj me përgjegjësi “historike” doktorin për një libër, që më thënë të drejtën nuk e lexova dot të gjithin. Edhe pse, intelektualët kanë përgjegjësi publike për të thënë ca të vërteta kur kanë qenë brenda një ngjarjeje kaq të madhe në historinë e një populli, siç është diktatura. Por është zgjedhje e tij. Derisa lloqet ende shiten në këtë vend, libri i tij do të shitet.
Problemi është tjetër kund tek ne. Historia e komunizmit deri tani është shkruar në dy forma. Disa personazhe kanë rrefyer tragjedinë e tyre, si Pjetër Arbnori të tijën, Fatos Lubonja të tijën, At Zef Pllumi të tijën etj. Ndërsa forma tjetër ka qenë vetëm histori thashethemesh Blloku, të shkruara nga media. Intervista të tipit: “Rrëfen kuzhinieri i Beqir Ballukut”, “Tregon bahçevani i Mehmet Shehut”, “Rrëfimi i vëllait të shoferit të Hysni Kapos”.
Prej më shumë se çerek shekulli, media jonë vazhdon të shesë të tilla histori, ku dikush tregon atë që ia ka thënë dikush tjetër, të cilit ia kishte thënë dikush tjetër. Histori rozë, copëza rrëfimesh nga dosjet hetimore apo gjëra të tjera të tilla, kanë ushqyer e vazhdojnë të ushqejnë ende etjen e shqiptarëve për të mësuar të pathënat e dikaturës.
Por çfarë dinë, dhe mbi të gjitha, çfarë mësojnë të rinjtë shqiptarë për dikaturën? Që s’kishte liri politike, nuk kishte media dhe liri fjale dhe disidentët përfundonin në burg. Mësohet shumë më tepër për historinë e Amerikës dhe Revolucionin Francez.
Të rintë e sotëm, psh, nuk e dinë që në mes të Europës, në dekadën e fundit të regjimit, 3 milion njerëz ishin në kushtet zyrtare të urisë(jo se nuk kishin lugë).
Nuk e dinë që për të mbajtur shpirtin gjallë, njerëzit hanin hithra e barishte të tjera, apo gjuanin natën me elektrikë nëpër kanale e ferra, duke shfarosur bretkosat, breshkat, iriqët e kërmillat. Nuk e dinë sesi njerëz të uritur ndalnin trenin kur kalote nëpër fusha e turreshin të hanin shalqinj e domate, si në filmat e Spilbergut me çifutë gjatë Luftës së Dytë.
Komunizmi nuk ka qenë vetëm Spaçi, i cili padyshim që ishte kolona vetebrale e dikaturës. Historia e kominizmit nuk ka qenë kurvëritë e Bllokut, apo se si ia shkulnin dhëmbët njëri-tjetrit në tortura, hijenat e kupolës në luftën e brendëshme kokëngrënëse.
Këtu është përgjegjësi e historianëve që ta sjellin historinë e asaj periudhe, sa më ftohtë. Sepse, historia nuk është shuarje kureshtjeje, por informim i gjeneratave për çfarë ka ndodhur, edhe për arsyen që ajo që ka qenë e zezë të mos përsëritet. Por ata që duhet ta shkruajnë historinë, sot janë gati të hyjnë në grevë urie që tu dekretohet Skendër Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Ndërsa unë dështova në përpjekjen time, kur tentova ti bëj moral tim biri për ta nxitur të mësojë, duke i kujtuar se ka kushte shumë më të mria se unë:
– E di ti që në moshën tënde ne nuk kishim televizior në shtëpi. Nuk ngopesha me bukë, kisha vetëm një palë pantallona, që i vishja derisa të mos arnoheshin dot më …
– Që nuk kishit, e mora vesh – më tha – po pse nuk i blinit, këtë se marr vesh.
E çfarë përgjigje ti jepja…..
Enveri nuk do të ketë ditur gjë për këto kushte, as Nexhmija. I ka bërë Mehmeti me kokën e tij. Ai vrau veten.
Pastaj Ramizi, si tinëzar që ishte, pas ’90-ës nxiti Liljanën t’ia faturonte fajet Nexhmijes, dhe ai të dilte si reformatori që shpëtoi vendin nga gjakderdhja….
Do ta vazhdojmë të lexojmë të tilla histori akoma, në vend të historisë së vërtetë që gjeneratat duhet të mësojnë mbi komunizmin, të cilin ne nuk e shembëm, por thjeshtë e transformuam në një biçim demokracie.
Ndersa Kalua perpiqet te interpretoje e justifikoje Kikia thjesht tregon genjeshtra, te varfer ishim shume nga ne, edhe me nje pale pantallona shtynim disa vjet, po pa ngopur nuk kemi ndenjur ndonjhere. Ka plot gjera te tjera per te treguar, po nuk ka nevoje tu drejtohesh te pavertetat…
@illi
Pa ngopur asnjehre? Shiko fotografite e tua te atyre viteve dhe do te vije gjynah…:) Njerzitvidhnin misra per te ngrene, domate, cdo gje, se edhe pse keto ishin ne dyqan, me ca lekesh t’i blije. Po mishin si e kishe, ja llokma, perdite per dreke. Nje kile mish ne jave na jepnin dhe gjysma ishte kocke per supe…Ka patur dhe me keq se ne, e di, Rumania e Bullgaria cope kane qene dhe ato, por fakti qe tani jane me mire se ne tregon qe jane treguar me te zgjuar ne keto vjet, ose me fjale te tjera nuk kane lene Isuf Kalot e tyre te shkruajne historine…
Cufja eshte dobiç u regjimit, e futen ne Bllok per biografi jo per zotesi, gjithe jeten kuroi ca pleq diabetike qe u jepte hapa, rregulloi me poste e shkolla te afermit e familjaret. Tani lavderon Nexhmijen dhe Enverkën, po normal ishte njeriu i tyre dhe nje dite do dalin edhe fakte qe ky Cufja e mire i ka sugjeruar Enverkes se ke te heqe qafe.
illi – Dikush ka thene nje te vertete absolute : Populli fale ate qe e mundon, por nuk e fale kurre ate qe e genjen.
Arsyen mendoje vete.
Mentor Isuf Kalo nuk kishte si te shkruante ndryshe. Ai regjim ka pasur shume si Isuf Kalo dhe do te thosha shume me keq se sa ai. Komunizmi i Enver Hoxhes per terrorit dhe shtypjes se mendimit njerzor nuk mund te rezistonte kaq shume po te mos kishte nje mbeshtetje nge tre breza intelektualesh qe u rriten dhe u edukuan ne vitet 1945-1970. Keta intelektuale me bindje apo servilizem apo pse ishin leshko apo se ishin spiune apo se vrisnin dhe memen e tyre per kariere u bene mbeshtetje morale dhe poltike qe Enver Hoxha u kthye ne ate fare feje kult i individit. Enveri u be Mesia i Shqiperise dhe vete Zoti ta kishte njohur do kishte thene”ore s’qenkam vetem qenkemi dy”
Kam lexuer artikuj nga ti shpeshhere,dhe duke mos te njohur kisha nje preceptim te caktuer,po ketu ju paraqiteni teper i aneshem duke kritikuer dynjane per anshmeri,por ajo qe me preku ishte venja ne menyre fyese e nje shprehje si thenje nga Pal Vata bile edhe me epitete si « grotesque « etj.Si njeri qe mendon se je ma i ditur se te tjeret duhet te dish qe Pal Vata i Pecajve te Shales é Dukagjinit eshte i atij soji shqiptare qe nder shekuj ka qene ne balle te sakrificave dhe kushteve exstreme te historise sone dhe fale ketij soji shqiptare nder male sic é thone Konica,Kadare etj eshte ruejtur gjuha jone dhe kemi Shqiperine.Une é njoh nga afer ate dhe familjen si te njejtit vend dhe duhet te dish qe duhej kohe per te marre ndonje fjale prej ti dhe ajo fjale é thene apo e dhene ishte e barazvlesheme me jeten e tije é jo demek si gazetar qe nuk ndjene asnje pergjesi per fjalen duke é u bere nder paljacot é vendit tone,dicka nga jeta é tije’,mbetur jetim ka ik tek dajet ne kosove,atje daja ne ngaterres me nje shoq é rrahin dhe vjen ne shpi ne gjendje te rende morale,por ky nuk kishte djale dhe Pali kur é merr vesh shkon dhe é vret rrahesin e dajes,ishte 18 vjec,len kosoven dhe kthehet ne vendlindje dhe ju con fjale qe gjakun é marre une me vehte….nder sa ato qe ti i ven si shprehje te tij duhet te kesh aq kultur sa ta kuptosh si per ate dhe figura te tjera te propagandes se kohes kishte plot thenje qe sidomos ne Shkoder ishin prezente dhe forme satire kunder rregjimit,qe nuk kishin te benin me karakterin dhe nderin é personit qe perfsihej ne to…
Sokoli vat…ne Pal Vata ka thene nje shprhje qe Kikia e quan groteske, nuk do te thote qe Pal vata ka qene grotesk. Shume njere te medhenj, ashtu si Pal Vata qe pershkruan ti, ka thene edhe ndonje budallallek dhe kjo nuk i ul vlerat e tyre.
O @Sancha Pancha, mendoj se dhe ti e ke kuptuar gabim. Pal Vata nuk e ka thënë dhe s’kish pse ta thoshta atë shprehjen që tashmë lshtë blrë proverbiale. Ajo batutë është një nga perlat e humorit të zgjuar shkodran që si rregull nuk u dihet autori, por mbeten se tregojnë shumë, ndaj dhe populli i ruan në memorjen e tij. Batuta do të tregojë se asgjë, as miza nuk lëvizte pa dijen dhe lejen e Enverit, jo më të bënte Mehmeti etj. ndonjë gjë me kokën e tyre. Në këtë rast kjo bëhej për të ironizuar slloganin komunist se, ‘uji rrjedh i pastër nga lart, po turbullohet poshtë!’. Dhe këtu qëndron ironia dhe absurdi i kultit të individit i mishëruar, si askund gjetkë në personin e E. Hoxhës. (gjë që mjeku i tij Kalo reket ta zbusë e zbukurojë) Dhe Kikia atë ka patur parasysh kur e ka përmendur Palin jo si autor të thënies,
por si personazh që e bëri në fakt aq popullor, për qëllimet e veta, pikërisht propganda e pështirë e asaj kohe. Unë asnjëherë nuk kam dyshuar për thjeshtësinë e këtyre njerzve si Pali apo Shkurta e tij, që regjimi i fyente dhe të vdekur apo dhe ndonjë sakat prej zotit, si ai i verbëri i Skraparit.
O Mentor, se je edhe shume i madh ne moshe.. cka do te thote qe e ke jetuar mire ate kohe…. por mos harro kurre qe, nese nuk do te ishte ajo kohe, qe arrite te merrje nje shkolle, duke qene se paske qene i varfer…. ti kush e di se ku do te ishe duke punuar kamerier apo punetor ndertimi pe te arritur qe te mbash familjen me buke…. se vertete shqiptaret nuk ishin te pasur, por ama ishin te gjithe ne pune, ishin te gjithe familjare dhe aspak tradhtare te familjeve te tyre, sic mund te kesh qene edhe ti, kur beje drejtuesin e televizioneve…. dikur shqiptaret ishin edhe me shume njerez ne shpirt dhe jo hajdute…
Vertete ajo kohe pati te metat e saj, ashtu sic cdo sistem, pro ama mos u mundo te fshish me gome cdo gje… se mjeksia ishte per te gjithe, stomatologjia po ashtu… shkollat gjithashtu…. e prof. Isuf Kalo i ka pare mend me shume sesa ty… qe di t’i trajtoje gjerat ashtu sic ai i ka vleresuar me syrin e tij…. Ja keshtu o Mentor….
Zoti Kikia
Kam respekt per ty dhe analizen tende gazetare. Me duhet te bihem dakort per te mos qene dakort (sic thote edhe vete doktori ne nje interviste) Ai e ka thene qe: ai nuk po pretendon qe te mbroj diktaturen as te tregoj historine (se ate e bejne historianet ) por thjesht ka bere nje liber me kujtime qe kush do ta lexoj le ta lexoj . Nuk jam dakort me “akuzen ” qe Doktori po na jep nje pamje te bukur dhe po mbron ate regjim, thjesht po tregon aspekte te bllokut. Nuk besoj se vendimet per pushkatimet I merrte Enveri dhe pa miratimin e D. Kalos nuk zbatoheshin , ose sic e thote edhe Doktori kush guxonte ti thoshte Enverit atehere e ke gabim se populli po vuante , DHE mos me thuaj qe po te ishte ti ne vend te Doktorit do t’ja thoshje ose do ta helmoje me rastin me te pare :):) se shume trima kane dale tani dhe thone qe atehere benin kete dhe benin ate ..te gjithe kishin mbyllur gojen dhe dhisnin ne breke kur degjonin fjalen e xhaxhit dhe ata qe vetem menduan ndryshe I pushkatoj …prandaj le ta lexojme si nje liber me kujtime dhe ti leme akuza dhe kunder akuzat per doktorin qe s’eshte as politikan dhe as gazetar
E ke shkruar mire. Po ky liber kenaq kuriozitetin e shume shqiptareve qe vazhdojne shtyjne diten me muhabete te kota. Kur s kane pune, tundin deren thote nje fjale e urte nga jugu…
KETO MATERIALE QE JEPNI JU NE LIDHJE ME ISUF KALON JANE OPIUM PER POPULLIN.JU JINI ME TE RREZIKSHEM SE SALI BERISHA.JU KERKONI TE TERHIQNI VEMENDJEN NGA PROBLEMET E DITES QE SHQETESOJNE POPULLIN DUKE NGAXMUAR BREZIN E VJETER.TE RINJVE AS IU PELCET BYTHA SE C’KA BERE ENVER HOXHA ,BILE ATA AS E NJOHIN DHE AS QE NUK DUAN TI A DINE .ME SA SHOH STAFI I KESAJ GAZETE PERBEHET NGA TE VJETER NJEREZ ,PA HORIZONT ,SEPSE AKOMA PAS KAQE VITESH SHKRUAJNE ME NOSTALOGJI PER “XHAXHI ENVER”.NDRYSHON PUNA NE SE ISUF ( LESHI)KALO KA BERE PAGESE PER REKLAME.ESHTE E PRANUESHME ,SEPSE JEMI NE NJE EKONOMI KAPITALISTE.
Mentor , kam respekt per ty, por ne ket shkrim
janke fut kot.. po kot fare.
Libri eshte shkruar me mjaft realizem por 100 % te gjerave nuk shkruhen.Libri eshte interesant dhe i besueshem .
Libr
O Kikia ! (Nga mbiemri nuk te shtyn te mendosh ndonje gje me rendesi vecse gjelin qe gelltit ndonje krimb ne grumbullin e plehut dhe pastaj fryhet e kendon) Te matesh me Dr, Isuf Kalon eshte njelloj si te krahasosh mizen me elefantin ..
Lere puno e ha ate pershesh qe te japin dhe kaq Se edhe pse hypen mbi pleh pjese e tj je
Trego pak se cfare edukate marrin te rinjte e sotem per te perballuar jeten e per tu bere dikush ne jete Trego kete me ciltersi dhe atehere je ne rruge te mbare lere ate kohe se nuk i ke kellqet ta rrokesh as ti ssi mize e mdje as Isufi si elefant ne krahasim me ty e ndonje tjeter . Eshte koha e maskanjenjeve dhe kjo kohe nuk ju lejon te mendoni ftohte te pakten pasi gjykim gjithedimensional as qe behet fjale .
Koha eshte gjykatesi me i mire por ne proceduren e gjykimit ne kete rast nuk ka afat te percaktuar detyrues . Lereni kohen te beje punen e vet si gjykates dhe merruni me te tashmen si ta ndryshojme per mire per te ardhmen
Meqenese ky Kukuja kerkon mendimin e historianeve, duhet ta mesoje se KOMUNIZEM nuk ka pasur kurre dhe as do te kete ne tere boten, jo me ne Shqiperine e varfer ne shekuj. Sistemi politik i viteve 1945-1990 ne Shqiperi ka qene SOCIALIZEM DIKTATORIAL, i pershtatshem me karakterin bajraktar e agallar te banoreve te saj: sherbetore ndaj te huajve te fuqishem dhe spiune e vrases me egersi te njeri-tjetrit. Enveri, Mehmeti, Ramizi, Nexhmija, Liliana, Isufi e shume e shume te tjere ishin prodhim i sistemit diktatorial qe i hengren koken njeri-tjetrit dhe tani vazhdojne te lehin sipas helmeve qe kane marre ne kohen e parajses se Bllokut…
Ti mor mik e ke drejt , por e keqja është , se me grabitjen dhe përçudnimin e pasurisë kombëtare dhe pronave të shqiptarëve pas viteve 90 , pra për rreth 30 vjet dhe e cila vazhdon e vazhdon pa u ndëshkuar , s’ka pendë , stilograf , laps e stilolaps që nuk i thyhet maja po filloi me shkruajt për atë kohë .
Them se duhet të kalojë edhe ca kohë , dhe me mendje të ftohtë , duke bërë edhe krahasime objektive e jo sipas berihajt e interesave politike , të ndahet mirë shapi nga sheqeri , e mira nga e keqja , arritjet nga zullumi , si dhe në lidhjet e ndikimet edhe me periudhat historike europiane e botërore për çdo periudhë historike .
Atëherë po , dalngadalë do bëhet real vlerësimi historik , me të mirat e të metat , dhe me meritat dhe fajet e gabimet .
Mentor,e deshmove vehten nje gazetaruc provincial.Shqiperia ne 44 n ishte nje vend primitiv,me 1 million banore,ku mjerimi ishte tipar kryesor she injoranca zoteronte 90 perqind e njerezve .Diskutimi mbi sistemin akoma nuk eshte filluar seriozisht.Perendimi ,qe perben vetem 20 perqind te popullsise boterore,ka ngritur mireqenien mbi shfrytezimin e eger te periudhes se pare kapitaliste dhe mbi pasurite e grabitura te 80 perqind te pjeses tjeter te botes.Cfare mund te thuash o Mentor ne se sot do te ishin ne Shqiperi 4.5 milione banore ,a do te kishin nje cope buke per te ngrene,30 vjet pas renies se diktatures..Cfare mund te thuash ti Mentor per Kinen diktatoriale qe ne 40 vite ka arritur nje te ardhur per fryme vjetore nga 800 dollare ne 18000 dollare ndersa ne demokratet e kemi 4500 dollare dhe India demokratike 3000 dollare…Problem I eshte shume me I nderlikuar dhe mendja jote dhe e shpures suaj llafazane pa culture nuk mund ta kuptoje.Sa per kujtese lexo Montanelin gazetarin e mash Italian per te kuptuar Shqiperine dhe Jo Kalon ,te cilin une as preferoj ta kujtoj.
Mentor ne vend qe te prodhosh pordhe me rigon, si shumica e kolegeve te tu, do beje mire te lexoje si jetonte bota perendimore deri ne vitet 70. Benzina ishte me tollon, ushimi me kursim dhe pantallona nuk kishin aq pale sa ke ti sot. Sistemi i shkuar deshtoi dhe shkoi, por ai ishte aq i padrejte sa e beri natyra njerezore dhe jo parimet. Parimet jane te drejta edhe ne Bibel edhe ne Kuran po ca ti besh qe prifterinjte akuzohen per te 99-tat, hoxhallaret ca me keq. Po ty sta mban bytha te shash Zotin! Sa per ata qe permend ti se kane bere nje jete burg dhe pas kesaj, ne jeten tjeter pra, shkruan edhe libra na ben te mendojme se burgjet e komunizmit paskane qene goxha te mira. Se te besh 10 vite burg ketu ne USA del i pa afte psiqikishte, sipas psikiatrit!
Ne dasma kam qene edhe une dhe nuk kam degjuar dolli as per partine dhe as per Enverin. Sic duket servilizmi dhe budallalleku nuk paskan kohe…
Isuf Kalo me sa duket tani ne pleqeri ka lajthutur qe ka marre persiper te llustroje periudhen me te erret te shqipetare, me sa duket ora e tij ka mbetur ne ate kohe!!!??
Te pallum prej lloj – lloj racash e sidomos ne 50 vitet e fundit, si te mos pranoje rrenat e Isufit per vrasesin. Popull I rritur nen diktatura dhe qe se njeh lirine.
Libri është Skandal. Kam pasur rast të jem në Shqipëri tre muajt e fundit të vitit 1983. Enver Hoxha ishte gjallë mori pjesë në Finalen e festivalit folklorik.
Kur u këndua kënga „Nga Saranda gjer Tripojë shkon urimi gojë më gojë“ Enveri qante e papërmbajtshëm ngashërehej. Tani pasi kishte vrarë të gjith armiqët(bashkëpuntorët më të ngusht) i kishte ardhur koha të vdiste vet. Ashtu gjysmë i paralizuar duhej të priste vdekjen krejt i vetmuar. As urimet nga Saranda në Tropojë nuk e ndihmonin të davariste tmerrin nga vdekja. Gongu kishte rënë. Më 1983 varfëria mungesat dhe skamja ishin shokuese edhe për një kosovar nga shtresa e atyre me shum halle. Kur thuhet se ajo varfëri çdo vit u bë më e madhe nuk e kam iden si dukej Shqipëria mbrenda më 1990. Skenat me refugjat nëpër Anije. Qytetar të sakatuar në çdo pikëpamje që erdhën në preendim ishin të papara. Por jo të papërfëtyrushme për ata që kishin parë Shqipërinë në fillim të 80-ve. Edhe pas 30 viteve shqiptarët e Shqipërisë mbartin në vete at tisin e mjerimit që shpërfaqën më 1990. Se Ramiz Alija ishte një tinzar skile e i pabesë ska nevojë të na tregoj Isuf Kalo. Por të na thot se Enveri nuk ishte një kriminel pederast monstër dhe autor i krejt zijes ku katandisi vendin është Skandal që vetëm në Shqipëri e thua dhe mer lëvdata e përgëzime për shkrimin elokuent me kulturë e bla bla bla. Me të ftuar në promavim Sali Berishën dhe të dërguar të tjerë të diktaturës që kinse rrëzuan diktaturën.
KY KAKAJA APO KIKIJA NGATERRON FJALEN ‘KOMUNIST’ ME KANIBAL SEPSE AQE SA NJEH KANIBALE PO AQE DHE KOMUNISTE NE NJE VEND NGA GJYSEM FEUDAL U KTHYE NE NJE VEND MESE NORMAL ASPAK INFERJOR NE BALLKAN.
Per ta argumentuar:
Ne vitet ’70 kur Fatos Lubonja jetonte njeheresh me dy femra.Nga njera ane gruan Zana Paçramin dhe nje vajze studente si dashnore doktori i bllokut Berisha ashtu si Brokaj e Kalo si shume doktore te tjere edhe jashte klinikes e kishin rrogen 12.000 lek te vjetyra.Ne vitet ’70 dyqanet e mishit ishin plot dhe kish dy cilesi nje kat pare 190 lek QIllua dhe tjetra 175 lek QIllua.
Zakonisht llogarite e mireqenjes behen ne konsumi,min e proteinave.Me 12.000 lek doktori i viteve ’70 ne kohen e heroines se popullit Nexhmije Xhuglini qe kish meritat jo thjesht si grua e Enverit,mund te blinin e konsumonin ne muaj 60 kg mish ose 1 kg ne dite.
Doktori i ketyre 30 vjeteve po qe se ka pune normale ka shtepi dhe paguan te njejtat taksa sa ne vitet ’70 rrogen pa ryshfete e ka 35000 lek te reja.QIllua e mishit eshte 700 lek te reja ose 50 QIllo mish!?
Kikija kakaja le ti beje llogarite.Nje ish agronom me familje te persekutuar !
Per fat. Mero Baze i ka lene komentet. Nuk boton pjese nga libri i Isufit, sic bejne gazetat e tjera, te cilat, nderkaq, nuk lejojne komente (Dita, vetem per kete liber, dhe Panorama).
Libri i Kalos eshte me plot mashtrime, por eshte i sposorizuar mire. Nga kush? Une mendoj nga Nexhmije Hoxha, ne radhe te pare, qe vazhdon te shpresoje qe ky popull duhet te besoje se Enveri kishte shume armiq djhe zhdukja e tyre gjate 40 vjeteve te sundimit te tij ishte per te miren e vendit. Shikoni cfare shkruan ai per Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun, pa le per Kadri Hazbiun dhe do kuptoni se frymezimi i tij i sherben vetem Nexhmijes. Ka edhe sporsonizues te tjere, i keni emrat e tyre me “impresionet” nga libri.
Per ta bere te shitshem kete liber, Isufi ben nje shenim teper komercial: se si mjeket (pra edhe ai vete?!) kishin frike se Enveri mos u vdiste gjate aktit seksual!!! Enveri, i semure prej 40 vjetesh, pervec se paranojak, mund te bente seks ne moshen gati 70 vjecare. Isufi e di shume mire se ne ate kohe Enveri ishte “ne regjim urie” gjoja per ta ruajtur nga rritja e sheqerit ne gjak dhe nje mjek i besuar, kunati i nje anetari me peshe te byrose, ishte skandalizuar kur e kishte vizituar, duke pare se mishi i ishte shkeputur nga kockat. Kete e dine shume “bllokmene” , qe jane gjalle sot. Nuk e di Isufi!!!
Por kryesorja, Mentor, meqe edhe te njoh mire, nuk jane kujtimet e atyre qe permende ti, por qellimi pse shkruhen. Ne kete Shqiperine tone askush nuk eshte i interesuar per historine e vertete. Askush nuk ka nevoje per kujtimet e kota te disa njerezve, qofte edhe te disave qe jane denuar nga ai pushtet.
Njerezit deshirojne te shohin autopsine e atij sistemi, qe sundoi aq gjate ne vendin tone. Duan te dine edhe te mirat (padyshim ka patur), edhe te keqijat, por sidomos krimet. Qe t’i zbulosh ato nuk mund te mos zbulosh edhe krimet e bashkepuntoreve te fashizmit dhe nazizmit, te cilat denohen sot e kesaj dite ne te gjithe vendet demokratike te botes. Kjo nuk mund te ndodhe ne vendin tone dhe arsyet dihen. Pse nuk behet autopsia e sistemit komunist? Une mendoj se po te behet kjo autopsi, dhe duhet medoemos te behet, do sqarohej njehere e mire e kaluara komuniste e vendit tone dhe pastaj nuk do mund te perdorej si mbulese per vjedhjet dhe abuzimet qe po vazhdojne prej gati 30 vjetesh.
Vacllav Havel dikur thonte se vendet tona (ai radhiste ne radhe te pare Cekosllovakine e tij) edhe per 30 vjet do drejtoheshin nga komunistet. Nuk e kishte per komunistet me tesere partie. Jo, e kishte per njerezit me mentalitet komunist, pra per ata qe komunizmi i gjeti ne moshen 35-40 vjecare, te cilet e ruanin ende indoktrinimin komunist. Ndoshta edhe me te rinj se ajo moshe. Te thuash sot se Shqiperia po drejtohet nga komunistet, eshte hipokrizi. Keta nuk jane komuniste, as kane gje te perbashket me ata. Keta jane keqberes publike, te perzier me te fortet e kriminelet, qe trembin njerezit me “gogolin” e te kaluares komuniste. Komunizmi si sistem ka vdekur qe kur ne vendin tone dolen karrocat e qoftexhinjve, i mban mend besoj, ne fillim te viteve 90-te. Ata qe erdhen me vone, kush me pak e kush me shume, ia ndien lezetin ish-komunizmit, prandaj, gje qe nuk ndodh gjekundi ne bote, qendrojne ne pushtet e ne krye te plitikes shqiptare po aq gjate sa qendruan Enveri dhe njerezit e tij, edhe kur kane kunder nje pjese te madhe te shoqerise.
Libri i Isufit eshte shperblimi qe ai i ben asaj e atyreve qe i krijuan nje jete plot bollek, te cilen e vazhdon edhe sot.
Filozofi i famshem Edmund Burke thote: “Ata qe e kane pushtetin sot, i kane rrenjet nga e kaluara. Ata qe perpiqen te kontrollojne te kaluaren, mendojne per pushtetin e se ardhmes”. Per kete perpiqen edhe “filozofet” e rritur ne bahcen e Enverit, si Isuf Kalo me sponsorizuesit e tij.
Mos e teproni me hiperbolizimet se ne ate kohe dollia e pare ngrihej per partine, perndryshe beheni te pabesueshem edhe per te tjerat qe shkruani, te pakten perr ne qe kemi jetuar ne ate kohe ne Shqiiperi.
Absolutisht ne asnje nga dhjetra dasmat ku kam qene vete nuk kam degjuar dolli per partine (ndonese nuk mund te mohohet se ka patur nga tipa karieristesh si puna e Sales).
Nuk behet shkrimi interesant me ekzagjerime
Mua me terhoqi vemendjen nje detaj te cilin Zoti Kikija e thote shkarazi dhe me kete detaj ai i ben nje radiografi gjithe personalitetit te tij si gazetar, prind, qytetar, i cili ka perjetuar periudhen e diktatures komuniste dhe tani ne demokraci akoma nuk ka gjeur dot vetveten…
Ai pohon ( dhe kompromenton analizat qe i ben Doktor Kalos) se ka deshtuar ne edukimin e djalit te tij per ta bindur qe te mesoje e studioje me teper pasi kushtet qe ai ka sot jane ku e ku me ato qe ka jetuar ai vete… Bile ai do ta pyeste “pse nuk ke blere televizor kur nuk kishe?”
Nga ky pohim i bere nga vete ai rjedhin pa dashje disa pyetje.
1. Djalin e ka me te meta mendore ? (dhe shpreh keqardhjen time por ai vet nuk ka pse tallet me fatin e tij)
2. Djalin e tij ai nuk ka qene i zoti ta edukoje dhe shpreson te edukoje lexuesit?
3. Apo edhe per kalbesirat qe po riten ne koherat e demokracise e ka fajin diktatura komuniste?
Zoti Mentor ben mire te mos shkruash me… edhe pse ti je i detyruar ta besh ket per te mbajtur me buke Djalin…
po ci ke keto ofendime pa arsye,Po ta kuptosh ne ca sensi e tha Mentori do ndiheshe me komod ne ate qe lexove,Po hap dhe une sinteze si Mentori pse replikat e Shqipove jan ofendimet dhe ironia fshatare tip \ \zheji ose Rama\,PO mor zoteri eshte e vertet ky brez i ka kushtet per te ber shume me teper ,Deri 18 vjec i benit penisit zboor dhe per kete cmund ti thuash femijve,Historia e Kines moderne fillon me nje kotec pulash ….Shoku TEN ne fshatin QU fshataret po bejne prone private,,,Dhe pergjigja e Tenit ishte,,,,LERENI PULAT TE RRITEN QE TE SHOHIM ADO BEJNE VEZE,,,,,,1977
ha ha rri o shkodrani R se po u shofim ne keto 30 vitet e ” te ndritura” te bab saliut qe jo vec spo qullosni gje por po u vjen buna deri te penxerja..he pse nuk ndertoni ?.. 30 vite iken 10 vite me pak se sundimtaret komunist…po spo shohim gje madje eshte me keq??Sa te papune ka shkodra jote or mik?..Te vrare ne ate kohe , patjeter qe kishte, por se sa te vrare e te masakruar ka pas ne sistemin e bab saliut asnje nuk e thot , mund te jete disa fish o shkodran … beni njehere llogarite..
Aleko duket se fare nuk e ke lexuar komentin tim, Ose e ke lexuar fare i shpërqëndruar, Me mendjen të kundërshtosh. Une aty kam sqaruar se jam nga Kosova. Dhe vetëm tre muajt e fundit të vitet 1983 kam kaluar në Shqipëri. Në Kosovë janë diku 10000 njerëz me mbiemër Shkodra. Të gjith vijnë nga fshati Desivojcë. Salua për veq natyrës dhe karakterit të tij anarkist dhe me shum energji kriminale është produkt edhe i Diktaturës Enverit dhe i dërguari i Ramiz Alisë për të kapur demokracinë. Dhe në vend se bartësit e diktaturës të denoheshin për krimet që bënë kundër popullit dhe vendin, Ju bënë ca procese për Kaffee dhe shpërdorime banale.
E lexova analizen e analistit dhe komentet rreth tij. Sigurisht la komente pro dhe kunder, por une them se me ate urine mir e ka thene autori por ky fenomen nuk eshte vetem ne ate sistem bile mir Kikia qe dhe shume si si,por sa te uritur ka sot ne kete sistem?Bile edge mendimi ndryshe ne burg ste con por ekonomikisht te pushkaton bile me cnjerezisht sic e kemi ne gen hakmarrjen dhe shpirtligesine ne shqiptaret.Ne pergjithesi per Autorin kam respekt si gazeta.
Mentor Leshi ja fut kot dhe do qe me cdo kushte te nxij cdo gje qe ka ndodhur ne ate vend. Po qe se populli nuk kishte te hante atehere perse nuk ngrihej ne rrevolte popullore Do thush qe ishte diktature dhe te vriste. Po ne se populli ngrihej ne kembe atehre ai do vriste te gjithe popullin???
Cfare tregon kjo qe nuk kishte buke te hante?????
Mendoj se Kikja nuk ka kulturen dhe kapacitetin e nevojshem te analizoje librin e Dr. Isuf Kalos.
Valle do ta besojne Mentor Kikine te gjithe?! Mentori genjen si shume sot qe duan te na mbushin mendjen me lugen e tyre antishpirterore e antinjerezore te pagezuar liri dhe demokraci po ne te vertete ajo qe shohim e jetojme eshte porno, hajduteri, çthurje, krim dhe s’ka nevoje fare te flase Mentori apo dikush tjeter te birit se ata e shohin dhe provojne te sotmen per te besuar te shkuaren. Mentori genjen: nuk hapej dasma me dolline per Enverin dhe partine, por mbyllej dollia nga dajua. Thuajme jo! Ne qe jemi gjalle, Mentori eshte fizikisht se shpirterisht jeton jashte realitetit, e dime se çfare shkruan Pjeter Arbenori dhe ç’ka bere, e dime çfare ka shkruar Fatos Lubonja (!) dhe çfare ka bere, e dime se çfare ka shkruar Zef Pellumbi dhe çfare ka bere veç prerjes se bibles ne formen e pistoletes dhe vendosjen e saj brenda per ta patur ne çdo çast gati per sulm, dime shume gjera, por nuk kisha ndermend ti permendja se te shkuara e te harruara, brezi qe eshte dhe vjen duhet te shikoj perpara dhe jo ne sketerren e genjeshtrave qe predikojne ata qe ben krime para e pas, por dhe Mentori Kikia e kushdo tjeter qe s’jane pak, le tu hedhin hi syve ketyre qe i mbyllin me dashje ose jane shpirtezinj se keshtu kane lindur. Lerini njerezit te jetojne; sa me shume te shpifni e genjeni qe genjeshtra neser tu duket e vertete ature qe s’kane jetuar apo s’e dine, do ngelet si nje enderr e keqe e atyre qe e shkruan si deshen dhe jo si ka qene. Jane bere ca gazetare, ca politikane gjoja, ca hajduter dokumentash e arshivash qe i transformojne si u intereson, ca llafollog ne televizione apo ca qe shkruajne dhe libra per tmerret e sistemi socialist, se komunist nuk ishte, mos genjeni, si “deshmimtare” te ngjarjeve qe kurre s’i kane jetuar dhe provuar, veçse duan te vjellin vrere se, ose kane karakterin, ose diku sherbejne per te marre ca para. Ju sot jeni te papergjegjshem per ate qe thoni, jeni te pandershem qe genjeni, je te pa cipe qe beni sikur i dini dhe i trajtoni gjerat sipas qejfit, por dhe palaço demokrat, kur demokrati vertet eshte shperbere e ktheyr ne injorancen e sotme te çthurjes dhe degjenerimit masiv si ndodh dhe ketu me Kikine. Me vjen keq se kam patur nje fare simpatije per vertetesine dhe luajalitetin qe e kam degjuar neper televizione, por ketu eshte bere fare banal. Ky eshte mendimi im i jetuar dhe provuar qe mund ti jape fakte te pamohueshme . PS: Jo se ai sistem ishte me i perkryeri, por kemi humbe shume ne marrdheniet njerezore e shoqerore qe s’kthehet me.
O shkerdhat Kikia , po a ma mire i din ai qe ka jetu prane Enver Hoxhes apo i dini ju qe as nuk keni mujt me ju afru udheheqesve me gjithe deshiren e madhe qe keni patur por nuk ka pas kush besim ne ju se i kan dite çfare fytyrash jeni sidomosju te medjave me te gjithe ata qe kan drejtuar tash 30 vjete . A din gja ça kan thane shoket tuaj ose edhe ju mund te jeni ndonje nder to -po ta tregoj çfare thoshin :Kur ju kishte takuar rasti tja jepnin doren nje udheheqesi te kohes se socjalizmit thonin : Nuk ta jap doren se ti ma ndyn se nuk do ta laj per nje muaj doren se ja kam dhane x udheheqesi , pyete shokun tend Berishen se e din mire . Tjeter qe thua ti me shoket tuaj qe ka denu kaq e aq me pa te drejte , pse nuk i meson ti te shkojne ne gjykate e ti denoncoje qe te marrin pafajsine dhe te demshperblehen ne qofte se jan denu kot .,por ju tellalli pra ju te medjave thoni jane denuar kot ata vete e pranojne qe jane denu sipas ligjit . A shikoni sa te pafytyre jeni sa qesharak jeni bere . Ta dish ti more injorant qe atehere ligji ka qene per te gjithe njelloj qe jane denuar me pushkatim ose me varje sipas ligjit qe tek njeru me i thjeshte deri tek anetaret e byrose politike ku ti me shoke po e kritikoni qe pse ti Enver i denove politikanet e medhej te denoshe vec njerez te thjeshte siç u be keto 30 vjete . E ju ju hengert mortja se nuk dini çfare thoni.
Armiqr e Enverit kishin pune dhe shtepi kurse tani mor zKiki nuk ke gje. Tani te vret ne mes dites dhe se kap mjeri atehere gruaja dilte ne oren 23.oo mga turni dhe nuk i trfmbej syri. Dinjiteti i kombit ne bote ishte ne shkallen me te larte. Tami na quaj frogsxhinje banda lriminelesh vrases
Kiki, ai sistem e thoshte hapur diktatura proletare kurse tani kemo demokraci leshi
Kikia ben kikiii! Tmerrohen te gjithe horrat qe po e rjepin kete vend prej 30 vitesh. Kikia doli humbes nga lojrat e fatit se i mbylli shuli Edvin nga merrte zarfet me euro per te lehur si qen neper studio ne mbrojtje te lojarave te fatit, si shume te tjere. Tani leh sic ia kerkojne ata qe i dergojne zarfin dhe do te na mbushi mendjen me genjeshtra.
Shume shkurt Te lumte pena i nderuar Z. Mentor, shkrim i shkelqyer. Cdo koment tjeter eshte i tepert dhe i pa nevojshem.
Me shume respekt
Dritan Spahiu
O Mentor, ke.qun histori ajo qe te vjen sipas avazit ty.
Kete radhe ja ke futur si kau peles.
Pirdh e Mentor,pirdh
O Mentor Kikia,te plast koka,t’u befte cope cope dhe te ushqim per qent.Ato shpifje qe ti i bene por bene dhe zmadhime te kota,qe nuk jane te verteta.Ne kohen e Enverit nuk vuante njeri per buke,sepse me punen e madhe dhe revolucionin shkencor ne bujqesi,Shqiperia siguroi buken ne vend dhe nuk kidhte nevoje t’i shtrinte doren askujt,o gomar Kikia.Jeta ne socializem ishte e bukur,e lumtur dhe e sigurt.Nuk te vinte e keqja kurre.Po ti palaço do e kesh mizen ne kesul.Te dhjefsha m’u ne shkrim.
Kike! Nje gje e mora vesh mire nga gjithe c’ke shkruar! Qe ti paske qene nje bythgrisur qe s’e paske patur shokun, por qe edhe per kete fajin ja ve sistemit qe kaluam!? Te gjithe kemi jetuar ne ate sistem dhe nuk duam ta mburrim, sic nuk duam te mburrim edhe kete sistem qe po jetojme, por troke si puna jote nuk kemi qene. keshtuqe nuk ka s’i behet qeni langua!
Doktori me c’duket ne librin e vete kerkone t’na shpalose nje bote, qe per ne ishte e panjohur. Sigurisht ai flet per personazhet me te rendesishem te kohes, pershtypjet dhe ngjarjet brenda bllokut. Te gjitha keto ai i “analizon” , jo si analist apo historian, por si nje bashkekohes, qe i eshte dhene mundesia te jete prane ketyre personazheve, e ngjarjeve. Tani ti more Kike, qe nuk ke pasur as idene, jo mundesine te jesh prane ketyre personazheve e ngjarjeve, i kerkon llogari doktorit, perse ka shkruar ashtu dhe nuk shkruan ashtu sic te pelqen ty!? Kike, nje keshille ! Kur te vesh ne moshe te doktorit, Isuf Kalos dhe kur te te shkrepet te shkruash ndonje qitap per bemat dhe gjemat e sh. Sali, se ma do mendja, se te eshte dhene mundesia te vegjetosh ne oborrin e tij, shkruaj si te doje kokrra e qejfit, se ne fund nuk do te jesh ti qe do ti japesh vertetesine ngjarjeve me “analizat e tua profesionale”, por jane dhe do te jene bashkekohesit dhe lexuesit ata qe do ta vleresojne ate qitapin tend. Fale me shendet Fizit !
Ajo qe vihet re ,eshte rritja nga dita ne dite e interesit per librin “Blloku”,si dhe respekti per doktor Kalon !
Ai duhet te vlersohet per guximin dhe vertetesine e perceptimeve,qe I shkruan ne liber
Periudha komuniste ishte e gjate dhe me probleme sociale,ku nje liber eshte shume pak,per ti pershkruar .
Ne bllok dhe perreth tij ka patur mjafte te tjere ,qe nuk e kane marre mundimin te shkruajne me vertetesi.
Kalo ka guximin te shkruaj ato qe te tjeret nuk guxojne ti shkruajne ,ka ngacmuar mediat qe censurojne anet positive te udheheqsve komunist,arritjet e tyre me te mira,si punesimi ,strehimi ,shkollimi ,shendetesia,elektrifikimi !
Z. Kikia falemnderit per realizmin. Eshte fatkeqesi qe me brezin qe jetoi diktaturen sot po zhduken gradualisht edhe deshmitaret okulare te asaj pocaqie qe ishte Shqiperia ne ate kohe. Sigurisht ka edhe nga ata te rrjedhur qe kane nostalgji per ate kohe. Po s’ke c’ti besh kjo bote eshte e larmishme dhe ka edhe derra, edhe gomere qe duken si njerez thjesht nga qe Zoti i ka lene me dy kembe.
Kiki futu ku te mos dukesh e mos u ndje me.
Je idiot e shkruan idiotlleqe.
Perballu me komentet e lexuesve, s’e ben dot se je i paafte.
Une lexova vetem titullin dhe gjeta permbajtjen tek opinionet.
Je perballur edhe ne nje shkrim tjeter me lexuesit dhe dole i shpartalluar. Po ju te demokradhise aq shkolle dhe aspak kulture keni, pse shkruani kur jeni nen nivelin e lexuesit. Apo ju detyrojne?
kam deshire te them dhe une dicka per kete mutin qe quhet Isuf Kalo
Une , jam nje pinjoll prej atyre qe e di dhe e njeh shume mire Isuf Kalon e atyre viteve per te cilat ai mundohet te shkruaj edhe libra.
Ky Isufi si doktor eshte shkrimtari i mire dhe si shkrimtar eshte nje doktor i mire.Shume here njerezve i mbushet mendja se mund te behen gjithshka ne kete jete dhe doktora dhe shkrimtar e tje etje.
Ky Isuf Kalo eshte nje sfinks i papare. Une jam prej atyre qe mund te tregoj histori pa fund per te ,por kush rri tani te ngeje te vdekurin ng varri, se ketyre muhabeteve tani u thuhet si koko qifte me rigon.
Nuk ka egoist mer te ndyre, burre me negative,nje lab i keq nga Luzati i Tepelenes qe u be figure ne shtepine e te madhit.E vetmja gje qe bente dhe kishte merrak ky Isuf Kalo ishte te shkonte ne Paris. Dhe ne Paris ky shkonte 5-6 here ne vit. si askush tjeter ne ate kohe ne Shqiperi. Ky ka bere qejfin e qeratait. Nuk e di ku ka qene aftesia e tij ,por di qe eshte nje sfinks i pa pare dhe shume kurvar, dhe asnje gje tjeter nuk eshte.
@Artan! E kam me shaka: Jo ‘koko qifte’, por nga greqishtja është ‘kolloqifje’ (kungull) me rigon, pak a shumë si shprehja tonë pordhë me rigon e cila përdoret për ata kur duan të flasin apo t’u japin mend të tjerëve, kur s’kanë për vete, ose kokëkungujt apo kokëtrangull etj, siç populli si rregull quan të papjekurit etj.
Per te kuptuar kohen e Enverit, shikoni keto tridhjete vitet demokraci: e gjithe klasa politike e dale nga oborri i Enverit. Per Zotin Kalo, nuk jane gje para tij personazhet me te urryer te Hygoit. T’i kesh kaluar te shtatedhjetat, dhe te mos kesh piken e ndergjegjes, merreni me mend se cfare perbindeshi dhe mjerani eshte. Mbron nje kohe te ndyre dha pas tridhjete vjetesh. Fakti qe nuk ka asnje reagim apo zgjim ndaj asaj periudhe, deshmon se sa ligsht e ka vrare popullin tone ajo menxyre me emrin PPSH
Z.Mentor!Nuk ka pene deri me sot ,te formuloje ne forme shkronjash,fjalesh e fjalish shkallen e krimit.barbarizmit,despotizmit,,egersisedhe demagogjise te ciftit djallezor te pabese e diabolik Hoxha.
Sigurisht koha eshte armiku me i madh i se vertetes,ne rast se ajo (e verteta)nuk ndricohet nga shkrimet,deshmite e atyreve qe e kane jetuar ate.
Isuf Kali ka pasur rastin te jete doktori i diktatorit,sot ka shansin historik te ndricoje bemat e mbrapeshta te ciftit diktatorial.Perkundrazi me mantelin e mjekut mundohet t’i mbuloje t’i zbuse e embelsoje krimet e vazhdueshme,qe kane vetem nje autor,ate perversin e Gjirokastres dhe bashke shorten dibrane.Hybrid me se i rralle,per te prodhuar krime nga me monstruozet.
S’arrij dot te kuptoj me cfare “naiviteti”mediko -politiko-kombetar i ashtuquajturi Isuf Kali merr pergjegjesine te cfaqet i tille.
Dikur rreth viteve 1973,74 eshte po ky Isuf qe ne momente sinqeriteti i hapej nje ish shoku te klases se shokut Enver nuk i punonte ay miku qysh me 1960-te dhe hijena dibrane bente ligjin ne shtepi,ne parti e qeveri.Per te mos thene qe plakat dibrane nepermjet mbeses,kushurires a po te njohures emeronin ministra a titullare partiake e shteterore qysh ne vitet e para te “clirimit”.
E pra doktor Isufi mos trego peralla per kolopucet e ardheshem.
Z.Kikia, ju pergezo. Keni thene te verteten. Por, jetesa ne ate regjim ishte me se tragjedi. Edhe sot mbas 30 vjetesh po vuajme pasojat e atij sistemi gjakatar.
Kola, sa vjeç je sot?!
@Artan! E kam me shaka: Jo ‘koko qifte’, por nga greqishtja është ‘kolloqifje’ (kungull) me rigon, pak a shumë si shprehja tonë pordhë me rigon e cila përdoret për ata kur duan të flasin apo t’u japin mend të tjerëve, kur s’kanë për vete, ose kokëkungujt apo kokëtrangull etj, siç populli si rregull quan të papjekurit etj.
po ci ke keto ofendime pa arsye,Po ta kuptosh ne ca sensi e tha Mentori do ndiheshe me komod ne ate qe lexove,Po hap dhe une sinteze si Mentori pse replikat e Shqipove jan ofendimet dhe ironia fshatare tip \ \zheji ose Rama\,PO mor zoteri eshte e vertet ky brez i ka kushtet per te ber shume me teper ,Deri 18 vjec i benit penisit zboor dhe per kete cmund ti thuash femijve,Historia e Kines moderne fillon me nje kotec pulash ….Shoku TEN ne fshatin QU fshataret po bejne prone private,,,Dhe pergjigja e Tenit ishte,,,,LERENI PULAT TE RRITEN QE TE SHOHIM ADO BEJNE VEZE,,,,,,1977. As te kopjonin nuk dinin se kaq tru kishin ,Dhe dicka tjeter qe ska lidhje me comentin tende po me nostalgjiiket qe na tregojne perralla per ndryshimet nga 1944 deri me 1990,Me teper do beheshin shume me teper po te ishte sistem tjeter se do ishim tjeter njerez jo ky mutacioni qe jemi sot Nga nje brez qe deri ne vitiin e 2 e te mesmes mesonte historine e byros politike mos prit asgje pozitive vetem tranzicion, baterdi dhe injorance,Po ti vesh dhe brenda dhe mentalitetin e shqipove ,,,jam me i bukri i shpendve,,, lere fare jemi akoma para big benkut koha zero
Flm per shkrimin.Duhet kohe qe shqiptaret te spastrohen nga infeksioni qe shkaktoi krij in e. Njeriut te Ri,prandaj rezultojne sot te prishin balancen e sistemit demokratik duke eleminuar gjate rruges 30 vjecar te perparuarit drejt progresit per ti zevendesuar me njerez te pamoralshem,te paafte,pa karakter ,njerez ordiner te rubes,kriminel te te gjithe llojeve te cilet ndihmuan ne hapat mbrapsh ts sistemit shoqeror duke deshmuar se shqiptaret nuk mund te bejne dot shtet se vegjetojne si turma pa mundur te jetojne ne shoqeri te te organizuar.Mgjt shpresoj se e Keqja do mundet ,por per kete duhet cdonjeri te vendos nje dore per ndertimin e themeleve te nje shteti ku te gjithe te Jane te barabarte kundrejt ligjit,ku asnje te mos jete permbi ligjin per te krijuar diktator te rinj.Sa per sh.Kalo,nuk e di ne se se kujtimet e tij Jane Alibia e tij per moralin dhe te fshehtat te cilat do ti pastroj ne fund te jetes.Sidoqofte sh .Kalo mbote nje mashkull i pashem,i cili mund te shes akoma nepermjet pamjes…..
O morri kikkia po si ke guximin ti dalish perpara luanit Dr Isuf Kalo,o mendje sakte ….