Nga Alfred Peza
As përbetimet publike të Xhelal Mziut, se nuk do lejonte kurrësesi Kryetarin e ri të Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, që të hynte në zyrë;
As gënjeshtra e tij e dalë sheshit sot, kur të gjithë e panë se e kishte zbrazur zyrën me duart e veta, duke u kujdesur deri në detajin për ta lënë foton e Ilir Metës me kokë poshtë dhe çelësi në derë;
As përbetimet e Lulzim Basësh se 30 Qershori ishte fitorja e tij, duke u bërë sebep që tani, ta mbështesin plot 85% e shqiptarëve;
As poezitë në formë statusesh të thurura majëmalesh e të postuara në rrjetet sociale dhe as gojshthurja ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve të tij, nga Ilir Meta;
As heshtja e Monika Kryemadhit sa herë bashkëshorti i saj e shton aktivitetin publik dhe as rritja kompensuese e zhurmës prej saj,- si dy anë të së njejtës medalje,- sa herë që Ilir Meta hesht;
As fshehja e Sali Berishës prapa statuseve që nuk kanë asnjë lidhje me atë që një lider historik duhet tu shpjegojë mbështetësve që i kanë besuar verbërisht për 30 vjet,- nuk e fshehin dot hallin e madh dhe real të lidershipit të opozitës sonë të rrugës.
Pasi e pranuan se dekreti i zgjedhjeve imagjinare të 13 tetorit nuk mund të zbatohet dhe se votimet nuk do të bëhen, liderët e “Opozitës së Bashkuar” nuk duhet tia rrokanisin më kokën miletit, me lloj lloj përrallash që nxjerrin nga goja. Broçkulla që veçse ia fyejnë inteligjencën, i bezdisin pak si tepër këto kohë, në mënyrë që ti lenë ti bëjnë ato të bekuara pushime verore, bash për qejfin e tyre.
E vërteta është se në 1 shtator e tutje, të gjithë do ta besojnë kur ta shohin me sytë e tyre se: Opozita nuk ka më në pushtet, asnjë kryeplak fshati, asnjë Kryetar Njësie Administrative, asnjë Kryetar Bashkie, asnjë Prefekt, asnjë deputet në Parlament dhe asnjë post politik; si në pushtetin qëndror, ashtu edhe në atë lokal.
Djegia e mandateve të deputetëve, që ishte edhe piknisja e gjithë kësaj situate ku jemi, ishte një absurditet. E paprecedentë. Totalisht kundërproduktive nga ana politike. Mosmarja pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, po ashtu. Ndaj, miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë por edhe mendjet e ftohta të opozitës dhe gjykimet e kthjellëta të opinionit mediatik e publik, e kanë qartësuar tashmë rrugën që duhet të ndjekin partitë e opozitës:
Të rikthehen sa më parë brenda sistemit politik dhe demokratik të vendit.
Të nisin sa më parë reformimin e thellë brenda tyre.
Të angazhohen për të mbështetur pa kushte reformën në drejtësi.
Të rikthehen në komisionin e posaçëm Parlamentar për adresimin e të gjitha kërkesave dhe nevojave, në reformën e re elektorale.
Të punojnë sëbashku me mazhorancën, për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Çdo ditë e çuar dëm jashtë këtij realiteti shpëtimtar për të ardhmen politike të partive të opozitës, i dëmton akoma edhe më shumë se deri më sot, interesat e anëtarëve dhe mbështetësve të saj.
Ndaj, shtatori duhet vlerësuar si dita e parë e shkollës së re politike të opozitës së rrugës. Një mundësi për ringritjen e saj dhe për rikthimin në rrugën e Zotit dhe të institucioneve. Ky shans i fundit, nuk duhet të jetë më kurrë si më parë, një shans i humbur!
Nga ta nisin e nga ta zene. Jane megjithe mend ne hall. E futi Sala ne kete valle dhe tani nuk del dot. Thote do fillojme me mitingjet. Po me se do ti mbush sheshet tani, Kamza iku, Vora iku, Kukesi, Shkodra etj, Tani mbeti vetem me te Astirit dhe ish deputet. Lumi qe mori Vunone pse s’mori dhe Qeparone.
Foto qe i shkon nje analize brilante te situates, gara midis Saliut dhe Ilirit eshte zhvendosur ne modelin kush e la gruan me me shume kellqe, mendoj se doli kjo falxhorja super bish,
Mire e thua ti Peza se kam respekt per ju ,por ate kuptojne keta hora.
Keta jane nje tufe horrash zoti Peza dhe ata qe i shoqerojne jane thjeshte hibriti i tyre me te vetmin perjashtim pasi jane edhe injorant. Do zoti qe te zhduket kjo fare e keqe.
Shikojeni mir keto foto o shqiptari ..keto ftyra te ndyra keto mostra kto 4 kafsh me ftyra njeriu na komandoj qe 30 vite na vjedhin kan miliona euro Vila padhate e bisneset e gjith shqipris .kto pik none qe ja qifsha vezet nonave te tyre qe i pruni ne ket jet …ju a qeft shqipris kalamojt garat motrat e te vdekem e te gjall i robqisha …i shkoni mbrapa ktyre mbrojani pasurin qe ka vjell
Alfred ata tani mund te futen ne sistem vetem ne zgjedhjet e reja. Duhet te presin 2021