Nga Carlo Bollino
E hëna ishte dita e fundit në dispozicion të partive për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore (virtuale), të shpallura nga presidenti Ilir Meta për në 13 tetor.
Tri partite e vetme që janë paraqitur në KQZ me dokumenta në duar, duke kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje, ishin LSI, Partia Republikane dhe Partia Agrare, të cilat sëbashku përfaqësojnë jo më shumë se 10 për qind të elektoratit shqiptar. Nuk e bëri këtë asnjë forcë tjetër politike, duke përfshirë këtu Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
Të gjithë e dinë mirë, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, se më 13 tetor nuk do të mund të ketë asnjë zgjedhje, kështu që votimet, si dhe shumë gjëra të tjera që premton opozita këto muajt e fundit, janë ngjarje që kanë të bëjnë me botën virtuale, krejtësisht të shkëputur nga bota reale.
Por edhe kjo marrëzi kolektive, e ushqyer nga Luli, Saliu, Monika dhe Iliri, do të shërbente për të ruajtur pak koherencë, të paktën për të vazhduar të luajnë rolet që secili prej tyre i ka dhënë vetes në teatrin absurd, në të cilin opozita ka vendosur ta transformojë politikën shqiptare.
Por Lulzim Basha nuk arrin të jetë koherent as edhe në këtë parim elementar të besueshmërisë. Dhe kështu, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, siç parashikon dekreti i Ilir Metës, por në të cilat vetë PD-ja ka vendosur të mos marrë pjesë.
Është e qartë se askush në botën reale nuk e merr seriozisht, dhe Basha këtë e di mirë, por, në rast se do të ndodhte e kundërta, nëse edhe KQZ-ja do të bëhej virtuale dhe të pranonte kërkesën e PD-së, më 13 tetor do të zhvilloheshin zgjedhje të reja vendore, siç kërkoi Lulzim Basha, por me pjesëmarrjen vetëm të LSI, PR dhe PA.
Domethënë, edhe këtë herë Partia Demokratike do të mbetej jashtë pushtetit dhe ngushëllimi i fundit i saj do të ishte të shihte që t’i hiqej kontrolli mbi 61 bashki Edi Ramës e t’i jepej familjes Meta. Pra, Basha del humbës edhe në skenarin e kësaj bote paralele, që ai vetë po e shkruan. Duket si një predispozitë natyrale për disfatë, kundër së cilës Luli nuk gjen asnjë ilaç, veç shmangies së çdo gare.
Zgjedhjet e 13 tetorit tanimë është e qartë për të gjithë se janë një varkë shpëtimi prej letre, që ka shpikur Ilir Meta ekskluzivisht në tentativë për të ndihmuar partinë e gruas së tij për të dalë nga ferri i padukshmërisë, në të cilin e kishin hedhur Luli e Saliu.
I mbetur pa aleatë të jashtëm dhe duke rrezikuar rrethimin e brendshëm nga ana e shumë eksponentëve të partisë së tij, duke filluar nga ish-kryebashkiakët, që ai i detyroi të humbisnin, pa mundur të luftonin, edhe Basha ka pak alternativa për të tentuar të mbetet mbi ujë e midis këtyre është dhe ajo e kapjes me thonj pas gomardarë të presidentit, edhe pse e di se ajo nuk është lëshuar në ujë për ta shpëtuar atë. Problemi është se mënyra e ngathët, me të cilën ka vendour ta përdorë atë, e bën madje qesharak.
Ndërkohë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vazhdon fushatën e tij personale elektorale anembanë Shqipërisë, duke përsëritur pa u mërzitur akuzat e përhershme kundër Edi Ramës, të cilave iu shton çdo orë akuza të reja e të tmerrshme, pa e kuptuar se, pavarësisht nga ajo që thotë, ditë pas dite mbetet gjithnjë e më i vetmuar.
Pas njëmijë premtimesh të pambajtura dhe një deti të tërë gënjeshtrash, në të cilin ka shkrirë edhe ato pak të vërteta të treguara gjatë gjashtë viteve opozitë, besueshmëria e Lulzim Bashës tashmë ka shkuar në zero. Dhe, megjithëse duket paradoksale, kur një lider nuk është më i besueshëm, si ai, ka vetëm një rrugë për të shpetuar partinë e vet dhe ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij: të japë dorëheqjen. (shqiptarja.com)
Ju jeni pjestar i ri në këtë vënd, zoti Bollino dhe nuk e njihni ose përjetuar të kaluarën tonë komuniste. Situata në PD është identike me situatën e PPSH në atë kohë. Sa më shumë dhe shpejt Partia e çonte popullin drejt asgjësimit nga uria, ku nuk kishte qoftë edhe një realizim në një drejtim të vetëm, aq më e “pakufishme” ishte dashuria e popullit për Partinë dhe udhëheqsin.
Duke gjykuar në mënyrë të arsyeshme, ju e mbyllni shkrimin me kërkesën më të drejtë që mund ti bëhej Bashë, pra, të bëjë atë që i ka mbetur të bëjë, të jap dorheqjen. Për analogji, kjo është identike sikur ti kërkoje Ramiz Alisë të jepte dorëheqjen në dhjetor të 90-tës. Natyrisht, kjo është një kërkesë e pamundur të ndodh, për të mos thënë e pakonceptueshme për Bashën. Jo vetëm kaq, por kjo do ta çonte PD drejt asgjësimit përfundimtar. Ndaj them, nëse brënda asaj partie ka mbetur ndonjë me mënd dhe i dhimbset ai formacion politik, duhet ti referohet historisë tonë të para 30 vjetëve dhe të veprojnë ashtu siç veproj udhëheqësi komunist Ramiz Alia, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga shkatrrimi i sigurt ku ndodhet PD.
Të gjitha këto që shkruani ju, e për rrjedhojë edhe ndonjë koment si ky që bëjë unë, janë absolutisht të pavlerë, nëse midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike të ketë filluar një proces i heshtur dhe i nëndheshëm negociatash për ta kthyer situatën mjerane politike në normalitet. E vetmja mundësi që edhe kjo të mos ekzistoj është qëndrimi brrutal dhe i ashpër i Edi Ramës, pashpirtësia e tij deri në ekstrem, dëshira e çmëndur për pushtet, kënaqësia e parrëfyer që ndjen, kur sheh se të ka vënë me shpatulla në tapet. Ai nuk di se çfarë është mëshira. Edhe në dukje, kur shfaq ndonjë lëshim, ka llogaritur deri në qelizë se cili është në këtë rast fitimi politik që mund të nxjerr. Qënie më të lidhur me dëshirën për pushtet siç është Edi Rama, vetëm tek figura e Sali Berishës kemi parë.
krahasimet qe ben me ramiz aline jane jashte logjikes te tjera kushte ishin atehere te tjera tani ajo ishte parti e diktatures e nje shteti monist dhe krahason edi ramen me te ramizit eshte jasht orbites kerkoje te Basha qe nuk di cfare thote e cfare ben qe cdo dite e me shume behet qesharak rama vazhdon e do vazhdoje deri 2021 ndro Bashen nderro strategjine mos u merr me ruset e me budallenj se me keq do vesh
Artikull i mrekullushem i nji gazetari qe shkruan te verteten-urime
Respekt per penen profesionale qe mbart si gazetar !Je nder te paktet qe ke nje moral e etike çka botes gazetareske te shqiperise i mungon!Mirenjohje per kontributin e dhene si gazetar ne ndertimin e ketij shteti qe Saliu,Nanua,Iliri,Lulka e ca shtojca varavingu i kishin hequr breket e prostituonin nepermjet tij sa here te donin!Dy jini gazetaret me profesioniste ne shtypin e shkruar Ti dhe Mero Baze ndersa ne emisionet politike vlen te permendet Sokol Balla !Krahu i katrahures eshte i mbushur me hardhuca,gjarperinj,minj,,derra dhe çakenj qe po u mbarohet ushqimi e u ka mbetur vetem ulerima duke menduar se po u vjen gjahu!
Ky vemja ,
Ky mafioz pseudogazetar eshte per interesa te ndertuesve te jugut te Italise ne kete vend.
Ssnje cudi , ky gazetar eshte po aq mafioz sa Meta, Rama e Basha.
Ca thua o raki
KY BOLINO BOLJA JA LEPI BYTHEN EDI RAMES DHE LAL DHJERIT PER LEK EDHE ME KEQ SE MERO GELBAZA KELLIRA DHE SKENDER KURVA MINXHOZI
Nderzeu se je ndezur keq
Po çfarë e keni këtë zakon, që përtoni të shfaqni komentet!
KY BOLINO BOLJA LLAPEN E MBANE NE BYTH TE EDI RAMES KURSE KARIN NE BYTH TE MERO GELBAZES KELLIRA KURSE ME MASTURBUAR MASTURBON NE GOJE TAULANT BALLES DHE ELVIS ROSHIT DHE SOKOL BALLES
Fajin nuk e ke ti qe je i ckordinuar , por Gazeta Tema qe i boton Fjalet dhe sharjet e tua…….te te them Injorant do ishte shume dipllomatike se je shume me teper se aq………
Skizofrenet , ju Lutem Gazeta Tema, na i mbani larg…….kundermojne dynjane……
Derisa simpatizantet e Pd te jene ne kete nivel, kuptohet se pse Shqiperia do te tallet e do t’i izoloje nga trupi i vet derisa te zhduken si bishti nga trupi i Njeriut. Jeni turpi i ketij vendi ne cdo kuptim, keni gojen dhe mendjen e keqe te liderit tuaj shpirteror. Por jeni prehistori tashme.
Gazetari qe shkruan me sakte nga te gjithe ne gjuhen shqipe nuk e eshte shqiptar. Pergezime z.Bollino!
THJESHT !!!!!! BRILANT !!??