Mjerimi i gazetarisë italiane

9 Gusht 2019, 20:29Blog TEMA
Mjerimi i gazetarisë italiane

Nga Carlo Bollino

Çfarë trishtimi të shkakton gazetaria italiane jashtë vendit. Çdo herë që një ekip televiziv zbarkon në Shqipëri, nuk arrin të tregojë tjetër gjë veç atyre që dihen. Ndoshta kjo vjen nga koha e paktë që kanë në dispozicion kolegët, të cilët dërgohen këtu, me urdhërin që të mbarojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me koston më të ulët të mundshme, apo ndoshta është më e thjeshtë t’u tregosh italianëve atë, çka ata presin që më parë të dëgjojnë dhe jo diçka të re, të cilën ndoshta nuk do ta kuptonin. Por rezultati është gati gjithnjë i përafërt, konfuz dhe tmerrësisht konformist. Ndoqa në Raiplay episodin e “Narcotica”-s, një investigim i prodhuar nga RaiTre, që i kushtohej pjesërisht rolit të Shqipërisë në rrjetet e narkotrafikut. E zbulova rastësisht, pasi një fragment të këtij investigimi u përdor, si zakonisht, nga ndonjë parti politike shqiptare për të gjetur në të konfirmim për tezat e veta: “E thotë televizioni italian, pra është e vërtetë”, ky është arsyetimi. Ndoshta dikur ishte kështu, por prej vitesh tashmë nuk është më.

Shqipëria që tregohet tek “Narcotica” është e shëmtuar, e pisët dhe e keqe, pikërisht ashtu sikurse e pret që të jetë kultura sovraniste, e cila tashmë mbretëron në Itali. Dhe, për të mbërritur me çdo kusht në këtë mesazh, rrëfimi ndjek rrugën e rrezikshme të mozaikut, që ndërtohet në mënyrë fatale me copa, që nuk kanë asnjë lidhje me njera-tjetrën, të kapura rastësisht nga 27 vjetëve të historisë së vendit dhe të vendosura aty, në ballë të ekranit, për të kompozuar një skenë, e cila shitet sikur të ishte e vërtetë dhe aktuale. Episode të kronikës të para 20 vjetëve vendosen në krah të fakteve të kronikës të ndodhura dje dhe duket sikur të fundit janë pasoja të të parave, ndërkohë që në mes kanë një shekull.

Një polic shqiptar i vrarë gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat përmendet shkarazi dhe vetëm për t’i dhënë hapësirë versionit të ngjarjeve, që ofrohet nga familjarët e vrasësve të tij. E nuk kuptohet më se kush është i miri e kush i keqi. Pastaj vijnë pamjet e protestave në sheshe dhe duket sikur Shqipëria është në flakë kundër narkotrafikut dhe nuk thuhet që, në të vërtetë, ato janë skena mitingjesh të një partie, e cila, kur ishte në pushtet, nuk e luftoi asnjëherë narkotrafikun. Përkundrazi. Pastaj vjen fluturimi nga Shqipëria në Kolumbi, në tokën e narcos-ve sikur te ishin edhe ata shqiptare e më pas në Kalabri, për të intervistuar një prokuror, i cili nuk flet fare për ‘ndrangheta-n, për të cilën di mirë gjithshka, por për Shqipërinë dhe qeverinë holandeze dhe shikuesi pyet veten se çfarë hyn kjo këtu dhe çfarë di ai. Për të përfunduar më pas në malet shqiptare, duke treguar histori rrënqethëse të Kanunit, kodit antik zakonor, i cili edhe sot detyron burra e fëmijë te jetojnë në izolim total për të shmangur gjakmarrje shekullore. Ndoshta kjo është pjesa më e bukur e të gjithë reportazhit, dhe më e vërteta, por, pavarësisht se është prekëse, ajo mbetet një copë jashtë vendit të vet në mozaik, pasi Kanuni nuk ka të bëjë fare me narkotrafikun dhe gjëja më e rëndë është se në reportazh harrojnë ta thonë këtë.

Rezultati është që Shqipëria e përshkruar nga “Narcotica” në RaiTre është një lëmsh vendesh të njohura dhe të vërtetash të cunguara, që nuk përbëjnë histori, nuk janë reportazh, nuk janë kronikë dhe nuk janë as investigim. Është vetëm ajo çka është gjetur në pak ditë e është zbukuruar. Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin.

28 komente në “Mjerimi i gazetarisë italiane”

  1. D. B. says:

    Faleminderit, z. Bollino!

  2. Piro says:

    Mire e ke po fatkeqsisht keshtu eshte media, gjithandej. S’lexon dot nje gazete apo te ndjekesh nje TV se ta cpifin.

  3. Olimpia says:

    Bravo Carlo….Por problem I eshte shume me I thelle..Italia,forca e dyte industriale e BE,anetare e G7,edhe si shtet ,edhe si shoqeri civile interesohet shume pak per shqiptaret e Ballkanit te cilet perbejne rreth 7 milione banore dhe historikisht Jane fqinje te banoreve italike qe ne kohrat antike.Eshte absurde qe Gjermania dhe Franca,gjeografikisht larg Shqiperise,angazhohen politikisht shume here me shume me ceshtjet shqiptare dhe Ballkanin ,nderkohe qe Italia e trajton vehten si nje fuqi e dores se dyte.Kur biznesi Italian ben perpjekje dhe me guxim ka investuar dhe ka interesa te medha,shteti Italian nuk mer mundimin as per nje program radiofonik ne gjuhen shqipe.
    Nderkohe qe amerikanet,gjermanet,ruset e kane nje redaksi te plote.Te gjitha shtet eurolindore ne interesin gjermano francez u pranuan ne BE ,pa realizuar kushte te vecanta nderkohe qe Italia I ka te gjitha mundesite nepermjet vetos ta detyroje BE edhe per pranimin e vendeve te BP,por kjo nuk ndodh dhe ne jemi men meshiren e humorit te Makronit apo te parlamentareve hollandeze qe kane legalizuar drogen ,por kerkojne qe hashashi te mos vije nga Shqiperia.

  4. xhemal says:

    uroj qe shume gazetare shqipetare si karlo ti kundervihen mediave genjeshtare per te treguar te verteten.nuk mund te kriminalizosh nje popull te tere.nje turp pe tv italian.gazetare e prokurorore interesaxhinj .harrojne te shkruajme e luftojne tere organizatat kriminale safi italiane qe kane pushtuar boten e merren me periferite

  5. Nga italia says:

    Mjerini me i madh i gazetarise italiane je ti. Mjerisht je dhe mjerimi i gazetarise shqiptare. Aq sa dhe stafi yt t u kthye kunder.
    Mbaj nend titujt absurde qe i vihe fazetes ne vitet 90 dhe gazetaret trapa shqiptare te merrnin si shembull e te imitonin duke shkaterruar e baterdisur gjuhen dhe traditen e gazetarise shqipe.
    Une ketu nga Italia shoh demin e madh qe i ke bere ti publikut shqiptar dhe jo demin e nje repirtazhi te pasakte te Raitre-shit. Pasi efektet e ketij zhduken pas nhe nate. Efektet e tua kane hedhur rrenje e thellohen gjithnje e me shume

  6. shqiptari i ilirise says:

    Bravo segnor Bollino!
    Se i un grsnde journalista i grante albanese.
    Gracie!

  7. lx says:

    Ç’do here limpid Carlo, di te orientohesh edhe ne sinjale te pastra apo sinjale zhurme te ekipeve te RAI 1 apo 2 qofte dhe 3 qe na kane shoqeruar qysh para viteve 90. Eshte e vertete,Shqiperia sot me shume se kure ne historine e saj ofron tre dimensione te baskuara ne nje realitet me shume ngjyra…perfshire dhe ate gri brenda.

  8. Bureto says:

    Flm. Bolino, jo se si gazetar italian prej kohësh në Shqipëri (gati 28 vjet) dhe që kësisoj e njeh mirë realitetin shqiptar ndaj dhe s’ka sesi të mos jesh i besueshëm, por faleminderit që me shkrimet e tua, ke treguar dhe tregon gazetarin e vërtetë, të munguar në Shqipëri, aq shumë të dëshiruar nga ne. Shumica e tyre, janë shumë më keq se bashkëkombasit e tu që ju me drejtë i stigmatizoni. Edhe njëherë flm. për shembullin që na jepni.

  9. Zana says:

    Te pergezoj per shkrimin. Nje analize e perkryer. Kam nje vrejtje Segnor Bolino. Ci ke ata gazetare qofshin meshkuj apo femra sikur i ke mbledhur me kokra misrI. Si mor Zotni nuk kane pak diksion, ngatrohen, FLASIN SIKUR KANE LECKE NE GOJE, gjynah eshte nje stacion qe e ndjekim, per vertetesine e lajmit.

  10. Bari says:

    Ik mor idiot gazetaret jane keshtu ne te gjithe boten po ti ku e fut veten jane servile te regjimeve duke filluar nga ti edhe per pak kohe se interrneti do tju nxjerri pa pune

  11. Gracie !? says:

    BRAVO , FRATELLO !! ??

  12. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    SUPER CARLO BOLLINO !! FANTASTIK dhe FENOMENAL si gjithmonë !!! Respekte Respekte Respekte CARLO BOLLINO

  13. Nikolai says:

    Ne me te vertet keme problem tona Por shqiprija si natyer eshte nje vend shume I bukur por broblem Jan politikanet qe nga enver Hoxha e deri tek edi rama veq na poshtrone siq ishte rasti sot me memorial Turk the flamurin turk per 500 vjet se kemi guxue kurr me shpalose flamuri shqiptar tani flamuri I turqise si flamuri I yne turp per trathetaret shqiprija e shqiptarve Jo e hajdutve e vrasve????????????????????????????????????????????????????

  14. Gjergji Thanasi says:

    Z. Mero une Gjergji Thanasi kam sherbyer si “fixer” dhe “local source journalist” i ekipit te RAI 3, qe xhiroi serine shqiptare te dokumentarit “Narcotica”. Me kompetence them se gazetari dhe kollovari italo-shqiptar Karlo Bolino sulmon koleget dhe patriotet e vet italiane, sepse deshtoi dhe nuk censuroi dot “Narcotica”-n sipas urdherit te nepunesit pederast te kryeministrise te njohur me nofken “Fu Fu”. Boban dhe Valerio refuzuan te perdornin per dokumentarin e tyre materialet e gatshme, qe u ofroi Carletto! Thjesht sapubin e Karlos nuj e hengren oer djathe! Ata filmuan si gazetare profesioniste protestat e opozites, ndonese sipas keshilles se Karlos u “embeded” me trupen e xhirimit te televizorit te Karlos (fotot me mushama shiu ngjyre te verdhe). Karlo nuk mori prej tyre eurot e enderruara, prandaj i akuzon koleget dhe bashkeatdhetaret italiane se duan tw bejne dokumentare me pak para.
    Ne ne Shqiperi themi se qeni leh atje, ku ha. Kesaj rradhe “qeni” lecez lehu nga frengjija e “Buker Art”-it!!

    1. pthuuuuuuu says:

      Ti bajge ke punuar si sumlepires i italianeve dhe ke guximin e maskarait te thuash se c’ke bere! Edhe kurva thote se eshte e ndershme por punon per t’u sherbyer klienteve, ashtu edhe ti i Gjergj SHKERDHATA!

  15. Mashkullori says:

    Faleminderit Carlo Bollino!
    Jeni nje shembull se si duhet bere gazetaria Shqiptare,por njekohesisht si Shqiptar rishtar qe jeni,tregoni dhe patriotizem,i cili ju mungon jo vetem gazetareve shqiptare,por edhe politikaneve opozitare.Jane keta politikane e gazetare sherbyes te opozites,te cilet i krijojne “faktet”,ja u percjellin gazetareve te huaj,bashkengjitur dhe me nje pagese te majme dhe keta te paguarit,i futin si rastesisht ne intervistat e tyre…
    Mbas kesaj “gjelle” te gatuar ne Shqiperi,eshte rradha e opozites,t’i “gjeje” keto “fakte” te shtypit perendimor e te ngreje akuza per situate “skandaloze” te kultivimit dhe tregetimit te droges,te mafies e cila na paska “vene” nderkembe qeverine dhe ben ligjin ne Shqiperi…
    Fjala juaj eshte e fuqishme,e drejte dhe bindese si per Shqiptaret,por ne menyre te vecante per gazetarine e huaj…

  16. Ergys says:

    Ate dine te bejne mediat ne itali te hedhin mut me lopate.Pse nuk bejne nje reportazh per kontributin e shqiptareve dhe per mungesen e deshires se italise per njohjen e pensioneve?

  17. Deshmitari. says:

    Zoti Bolino! Paska qene e thene qe interesat shqiptare t’i mbrojne me mire disa te huaj qe na njohin mire deri ne thelb e ndaj na duan, duke na mbrojtur nga ne shqiptaret dhe nga pjesa tjeter e botes qe na perdor per alibite e veta. A do ndryshojne nje dite raportet?

  18. Petrit HAJDUT ,KUSAR Vasili i LSi HAJDUTÉRISÉ says:

    Shkrim BRILANT nga Carlo Bollino !! Nuk e kanë Fajin GAZETARËT ITALIANË i DASHUR CARLO , por e kanë FAJIN , BANDITËT , KUSARËT , KRRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e PDsë dhe LSIsë , që me PARATË , €UROT dhe $DOLLARËT , që ju VJEDHIN dhe GRABISIN SHQIPTARËVE , Paguajnë GAZETARËT dhe TELEVIZIONET ITALIANE dhe GJERMANE , për të “NXIRË” SHQIPËRINË !!!!!! TURP TURP TURP TURP TURP , për këta TRADHTARË , që mbasi NUK JU DOLI GJË me ‘HEDHJEN NË ERË TË SHTYLLAVE TË TENSIONIT TË LARTË’ , dhe DJEGIEN E PYJEVE ,tani u VËRSULËN si KUÇEDRA , JASHTË SHQIPËRISË , për ta”NXIRË” atë , me anë GAZETARISË BANDITESKE Ndërkombëtare !!!!!!!!!!!! RESPEKTE për CARLO BOLLINON

  19. shtypi i huaj says:

    Ne Shqiperi ndodh shpesh qe edhe te huaj si Bollino, behen bythlepires njelloj si shqiptaret.
    Ndryshimi konsiston vetem tek menyra e pageses nga punedhenesi..

  20. Baton DR says:

    Shumë analizë saktë Zoti Bollino por ndofta jo mjaftueshëm e guximshme…
    E kam fjalën që mungesa e interesit dhe e fondeve etj që ju përmendni nuk shpjegojnë gjithshka mbi mungesën e cilësisë të raportimeve nga Shqipëria
    Flas si dikush që ka patur jo vetëm kënaqësinë që të njohë nivelin e lartë të gazetarisë italiane por edhe nderin të lexojë Montanellin …
    Këtu arsyeja kryesore i bie të jetë Rracizmi !

  21. Baton DR says:

    O mashkullori i ëmbël: thuaj 1000 herë shyqyr që vdiq Enveri se duhet të ishe në Spaç tani zoçke
    Nejse…ishalla ti kanë dhënë nja 50 evro ata komunistët e Rai3 (historikisht me rusët e serbët siç ja do tradita)

  22. Baton DR says:

    Ooooopsss! Më fal plak se ja paska marr ai Gjergj Thana në gojë atyre italianëve për evro…u ngatërrova

    1. Gjergji Thanasi says:

      Z. Baton Dr nuk ji ndihmoj dot, qe keni ngatertiar letren higjenike me leter zumpara. Eshte vape e madhe, prandaj kam frike se do iu infektohen plaget ne prapanice nga perdorimi i letres zumpara!!
      Ju informoj ju dhe pjeses tjeter te rilindaxhinjve kriminele dhe LGBTQ-iste se nga fillimi i shtatorit CNN do te beje nje dokumentar per Shqiperine. Shpresoj qe kollovari i dhise mallteze i biri i maniscaltro del villaggio nuk do t’i jape CNN-enit nje tjeter leksion gazetarie si i dha kolegeve dhe bashkepatrioteve te vet te RAI 3!!!

  23. emigranti says:

    Po ti Gjergji Thanasi ku po leh atje ku hengre(rai3) apo nga halet antishqiptarre te SHQUPI-it e te albanofobise italiane.Lufta per rrezimin e Edi Rames behet atje ne kutiit e votimit dhe jo duke nxire Shqiperin,njesoj sic po bejne prej 4-5 vjetesh ustallaret e tu Lurzimi i Saliut e te tjere te deshtuar e te tromaksur,qe duan me cdo kusht te pengojne hapjen e negociatave e reformen ne drejtesi dhe gjejne tek ty e te tjer anti shqiptare si ty skllever te felliqur qe ju duket vetja sec coc jeni.Pa le pa le e nis komentin tend ….une Gjergi Thanasi….duke genjyer veten se je dikushi i njohur e i respektuar ,kur pak te njohin e shume s’ta fershellejn.Faleminderit Bollino

    1. i relaksuar says:

      Ky Gjergji eshte nje HALABAK i rendomte e pijanec ?

  24. h says:

    Questo giornalista ë assolutamente sconosciuto in Italia.
    Ci deve essere una ragione penso. Lei ha interessi privati in Albania,
    ed ë sufficiente questo fatto, per renderla non credibile nelle sue dichiarazioni.
    Il paese di Biaggi e Montanelli ,non si può mettere nello stesso piano con il paese
    che ha prodotto la più spietata delle dittature .
    Il giornalismo di RAI 3 non ha bisogno dell’apprezzamento di un mediocre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje