Rama e çoi Metën në “Venecia” pasi e dinte përgjigjen për shkarkimin e presidentit

9 Gusht 2019, 14:43Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Vetëm disa ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi letër lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Komisioni i Venecias e ka vendosur në axhendë shqyrtimin e saj. Ndërsa sot, organi i lartë ka njoftuar edhe vizitën e një delegacioni në Tiranë në datat 9-11 Shtator.

Është e qartë sesi Komisioni nuk kërkon të humbasë më kohë për të shqyrtuar  çështjet në fjalë dhe vizita e tyre pritet të shoqërohet edhe me opinionin e kërkuar për shkarkimin e Ilir Metës.

Burime nga sferat e larta të Drejtësisë i thanë JavaNews se Venecia pritet ta vulosë fatin e Presidentit të Shqipërisë me një interpretim që lidhet me shkeljet kushtetuese.

Të njëjtat burime thanë se mazhoranca dhe Edi Rama e kanë marrë parasysh paraprakisht opinionin e Komisionit, i cili do të shprehet për mbivendosje kompetencash nga Meta si dhe ‘shpikje’ çdekretimesh.

Për Komisionin e Venecias janë hartuar 8 pyetje te cilat kërkohet përgjigje sa i përket vendimeve të Meta. Piritet që organi i lartë i Këshillit të Europës, pra Venecia, ta gjejë si të paligjshme lojën që Meta bëri në fund të vitit 2018 me dekretet për ndryshimet në qeveri, duke tejkaluar afatet ligjore.

Nga ana tjetër, Venecia pritet t’i konsiderojë vendimet dhe veprimet e Presidentit si një tejkalim kompetencash. Një rast i tillë është edhe anulimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit ku në dekret nuk përmendet një datë e re zgjedhjesh, thanë burimet për JavaNews. Këtë “gafë” Meta e korrigjoi me një dekret të tretë duke shpallur 13 tetorin.

Gjithsesi përgjigjet e Venecias do të bëhen publike gjatë vizitës së tyre në Tiranë ku krahas takimit me Komisionin Hetimor, delegacioni do të dëgjojë edhe argumentimin e Metës në zyrën e këtij të fundit.

1 komente në “Rama e çoi Metën në “Venecia” pasi e dinte përgjigjen për shkarkimin e presidentit”

  1. Mashkullori says:

    Argumenti I vetem qe mund te jape Meta eshte:
    -Une nuk pjerdh per Kushtetuten,une jam mbi te dhe ligjet.Une vodha me bllok ne dore dhe nuk u denova,por dola I pafajshem.Une vodha me vagonat e Austrise,aty tatova pulsin.Nuk me denuan dhe une thashe se jam ne rrugen e duhur.Vazhdova me vjedhjen e floririt ne kerrabe dhe nuk me hyri gjemb ne kembe,perseri nuk u denova e keshtu me rradhe…
    Keto jane argumentat e mija,vazhdon ai,akoma nuk ju mbushet mendja se une jam I pandeshkueshem?
    Po si u denokam une qe kam mbajtur me kembe qeverine e Berishes qe pa mua binte menjehere?
    Po si u denokam une qe pa mua nuk rezohej Saliu dhe nuk fitonte Rama?
    Kam vetem nje gabim,ma hodhi Rama,me nxorri jashte tepsise,me mashtroj duke me bere president dhe tani kerkon te ma ngule sikur kam shkelur Kushtetuten…
    Jo,more jo,une jam Kushtetuta,une jam Shteti,une jam mbreti…Mua me quajne Like floriri,hapni gojen sa doni dhe he,mbushuni nga keni ardhur…
    Ja keto jane argumentat e Like floririt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje