Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar dokumentarin e Rai3, si një sallatë televizive, një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.
Në një reagim Lleshaj shkruan se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën.
Më tej ai shprehte se “disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare”.
Reagimi i Lleshajt:
Një emision i televizionit italian “Rai 3” i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje.
Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për shoë) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.
Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet.
E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian. Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar!
Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.
Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike. Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë.
Ndërkohë, goditja në tokē dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin.Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar.
Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt.
Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve.
Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.
(TemA)
IK O SANDER DO ME U BO PROTAGONIST DHE TI QE STE PJERDH NJERI NDERKOHE QE DIHET SE TI ATY JE SE BON MIRE PUNEN E HYZMEQARIT TE SERVILIT DHE TE URTIT KOPIL QE NUK LEF DOT PO NUK E NDERSYEN SHEFAT E VEGJEL DHE TE MEDHENJ, GRA APO BURRA QOSFSHIN APO GRA SI BURRA E BURRA SI GRA… SHKONI SHKERDHEHUNI NE GOP TE SAT EME TE GJITHE JU TRUSHPELARE QE E ZHGENJYET KET POPULL TE URTE , PACI MALLKIMIN E PERJETSHEM E KOMBIT TIM QE I SHPERDERUAT PRONEN E PERDHOSET DHE E PLACKITET, JO TI SE TI JE ZAR MES QENERVE E CAKENJVE JE PO ATA QE TE MBAJNE PER ZINXHIRI TY O MIRDITOR QE LIND RRESHENS, O TOC KUKLLE NJERI
Vetem Leshi dhe Drogaxhiu e dine me mire kete pune, armiqte e jashtem po sabotojne shtetin shqiptar.
REALITETI ESHTE SE ITALISE PO I IKIN TURISTET SI ASNJEHERE TJETER,NE KETO VITE,SA NE CROACI GREQI SHQIPERI,,DHE PIPINOT HERE MBAS HERE BEJNE NGA NJE FUSHATE GENJESHTRASH ,MBASE EDHE TE PAGUAR,,
KANABIS ESHTE NJE MINIERE E RE PER SHQIPERINE.NE SE DO TE TRAJTOHET ME KUJDES NGA PARLAMENTI KJO DO TI SJELLE MJAFT TE ARDHURA POPULLIT SHQIPTAR.DO TE KENAQEN EDHE PRODHUESIT EDHE KONSUMATORE VENDAS E TE HUAJ ,DUKE E KONSIDERUAR SI BIME MJEKESORE.PARLAMENTI E LIGJEVENESIT MUND TE ADOPTOJNE LIGJET E AMERIKES PER KETE BIME SEPSE KETU KA EXPERIENCE ,MBASI KANE KALUAR KOCEPTE E VESHTIRESITE E PARA.VETEM JAM I SIGURTE NE CDO RAST SHQIPTARI I BIE GJOKSI:NE E BEME.NUK KA RENDESI KUSH E BEN SEPSE KJO GJE ESHTE AFAT GJATE ,GJITHE JETES DHE LIGJET E RREGULLAT MBETEN NE FUQI KUSHDO QE ESHTE NE KRYE.DIHET QE LUFTA PER TE ESHTE E ASHPER DERI SA TE MARRE FORME.Z.LLESHAJ NUK KA FAJ SEPSE PRODHUESIT NE EUROPE NUK DUAN KONKURENT”KANABIS ALBANIA”.PRANDAJ DHE MAFIE E KANABISIT NUK DO QE TE TREGETOHET KANABIS ALBANIE.”MJAFT LUFTOVE PER TE TJERET O FAT KEQ,KUJTO VENDIN QE KE LERE DHE TEK HEQ”VASO PASHA.
Cfare shkruan dhe deklaron Sander Llashaj eshte me se e vertete! Lazarati eshte vula kolumbiane e PD! Nje territor i Shqiperise, qe ruhej me arme nga strukturat e PD ne bashkpunim me policine e saj ne menyre te pashembullte. Kush hynte aty, duhej te llogariste jeten. Shkaterrimi nga mazhoranca e sotme i kesaj baze kriminale fitimprurese per PD e ka irrituar tej mase kupolen e SHQUP-it dhe ata nuk do ta pranojne kurre, ndaj jane sjelle e sillen jo si opozite konstruktive, por si armiq te demokracise dhe armiq te Shqiperise.
Rai 3 – Fake news!
Cdo nate ne Vlore te vilat qeveritare qe ruhen nga garda e Lleshajt vinin dy nendetese te cilat shkarkonin kokainen kolumbjane dhe ngarkoheshin me kanabisin e lumit te vlores.Te gjitha keto veprime nen mbrojtjgn e policise.