Meta vijon përplasjen me Ramën, kthen për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave

9 Gusht 2019, 19:33Politika TEMA

 Ilir Meta vazhdon “luftën” politike me mazhorancën.

Presidenti ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Akademinë e Shkencave.

Sipas tij, ligji për Akademinë e Shkencave bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe cenon kompetencat e Presidentit të Republikës.

Po ashtu Meta argumenton se ky ligj nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

1 komente në “Meta vijon përplasjen me Ramën, kthen për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave”

  1. kujdes says:

    Ky ngeli si pula me shul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje