Kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri “thyen” heshtjen: Gjyq politik, kam shkuar disa herë në Itali. PD të hapë sistemin TIMS

9 Gusht 2019, 13:40Politika TEMA

Pas lajmit se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për figurën e Valdrin Pjetrit, pasi PD e denoncoi se ai ka qenë i ndaluar dhe më pas i dëbuar nga Italia, ka reaguar sot kryebashkiaku i ri i Shkodrës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, e ai tha se është i hapur për cfarëdo lloj kërkese në adresë të tij, por jo për gjyq politik.

Kryetari i ardhshem i Bashkise Shkoder Pjetri ka reaguar pas akuzave te PD ditet e fundit dhe gjithashtu u shpreh se do te pritet edhe kerkesa e prokurorise lidhur me kete çeshtje.

“Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm.

Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet.

Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën”.

A është e vërtetë se nuk keni udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë?

Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie.

4 komente në “Kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri “thyen” heshtjen: Gjyq politik, kam shkuar disa herë në Itali. PD të hapë sistemin TIMS”

  1. Ton says:

    A ke qene denuar? A ke mare amnisti?

  2. On says:

    Si ka mundesi nje zyrtar shteti kaq i pasur? Ka veting per kta? Si bete me gjyqtaret….

  3. Romak says:

    Sa te shkerdhyer jeni ju te Tema-s qe tentoni te transformoni thelbin e çeshtjes.
    Pyetja eshte a ka genjyer ky beniamini i Rames, a ka mashtruar, a ka dhene te dhena te gabuara ne formularet e detyrueshem te deklarimeve, a ka thyer ligjet shqiptare a italiane dhe jo a ka shkuar vitet e fundit ne Itali !

  4. Popullore says:

    Dale beg se ka hebdek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje