I trembeni një fushate "Basha ik"? Basha nxehet me mediat, sulmon gazetarët në konferencë

9 Gusht 2019, 12:43Politika TEMA

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar mediat kritike duke mos dhënë përgjigje për reporterët e tyre.

Edhe pse gazetarët e pranishëm në konferencë kanë tentuar t’i bëjnë disa herë pyetje konkrete, Basha është distancuar duke i ironizuar fjalët e tyre.

Teksa një gazetar i ka kujtuar kritikët e tij në Partinë Demokratike dhe “xhaketat” e vjetëra të kësaj force politike, lideri i opozitës ka zgjedhur të mos i përgjigjet duke sulmuar median.

Ndërkohë, të njëjtën sjellje ka pasuar edhe kur u pyet lidhur me përçarjen që vihet re në opozitë.

“Që opozita do të vazhdojë me protestat dhe jo t’i rikthehet se nuk është larguar ndonjëherë. Ti (gazetarit) do jesh i qartë pavarësisht se tv yt do ta shtrembërojë sepse hyn te klientët më besnikë të qeverisë dhe më të hershëm, ka qenë klient i Ramës që në opozitë, është se ne kërkojmë zgjidhje politike. Precedenti që Rama ka vendosur është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit. 

Nëse pushteti zapton pa zgjedhje të ligjshme pushtetin vendor, çfarë mesazhi u jep qytetarëve? Ky është precedent i rrezikshëm i Ramës, kapja me dhunë i vendoreve. 

Ne do i qëndrojmë parimit për zgjidhjen e krizës me norma e standarde evropiane, zgjedhje të lira, me qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Do i thërrasim qytetarët në protesta.

Vetëm këtu mos kërkoni lajm. Cdo verë do shihni të njëjtat personazhe që bëjnë tre linja sulmi që financon Rama me paratë që ju grabit juve me paratë e shqiptarëve, kundër opozitës”, tha Basha.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit gazetari i Tema Tv e pyet sërish: a jeni ju në dijeni se pronari i kompanisë “Jehona”, është zoti Dollapi?

Basha i përgjigjet: Është një shpifje, kjo është tipike e pronarit të Temës, i mësuar me të tilla gjëra. Kjo nuk është e vërtetë.

Ky sulm i nisur, është një pasim i spastrimit që kryedemokrati ka urdhëruar të ndërmerret ndaj gazetarëve kritik me të duke i rrefuzuar çdo kërkesë për informacion, komunikim publik apo pasqyrim të aktiviteteve të “selisë blu”.

Mbase kryedemokrati Lulzim Basha priste në konferencë pyetje të tipit: Pse je bërë kaq i bukur? 

7 komente në “I trembeni një fushate “Basha ik”? Basha nxehet me mediat, sulmon gazetarët në konferencë”

  1. populli says:

    Lulzim , presim reagimin tend per nje maskarallik , per nje memorial turk, qe kryeministri dhe kyetari i bashkise , kane vendosur kontrabandisht prane liqenit artificial

  2. BLLOKMENI says:

    Fatkeqesi kombetare

  3. Zgalem says:

    Fantazma e nje Kryeministri imagjinar
    Data 24 Korrik , do te mbahet mend gjate , jo vetem si dhjete dite pas festes boterore te Bastijes , por si dita e firmosies se pare te aktit qeverritar , nga Kryeministri I ardhshem shqiptar , Lulzim Basha . Nje firme vetetime , mbi kontraten me Edmond Budina , drejtori i ardhshem , i arteve te shemtuara dhe kryeregjizor I teatrit imagjinar “Dopollavore “ , nga ku fluturojne elefandet, per te zbritur ne arodromet e shoqerise multietnike te “Shtepise se verdhe” , ne Mat .
    Njifet dhe nje rast tjeter historiik , ku Kryeministri ne hije , ka firmosur nje akt jetesor , per popullin e vet . Lenini , perpara se te vinte ne pushtet , firmosi ligjin ,” Per tolken “ . Lenini e mbajti fjalen , qofte dhe provizorisht . Muzhiket i beri pronare , packa se provizorisht . Lenini yne ( Luli ) , nuk besohet se do ta mbaje fjalen . Ai ishte Kryebashkiak i Tiranes dhe e kishte eskluzivisht ne dore, politiken dhe ekonomine shqiptare . Per cudi , nuk konkuroi perballe Erionit , por gjeti nje sozi , ose Nastradin dhe na si kandidat te Tiranes . Ka pak kohe , qe i eshte ndezur fantazia , per t’u bere Kryeminister . Ka firmosur dhe kontraten e pare . Pritet te firmosi kontrata , me Adi Krasten , Sonila Mecon , Saimirin etj. Le te presin ne radhe . kryeministri hije do tju gostisi te gjithve , me nga nje hije , si vetja . Kjo ne fakt eshte gjysem hije , hijen tjeter le ta plotesoi Bexheti .
    Kesaj i thone : Bir Selman i nenes , ke te qaj me pare jeni per te qare me 40 pale lot , sepse akoma nuk e keni marre vesh , cili eshte Lulzimi . Eshte e justifikushme , per Lulin . Eshte ne ekstazen pushtetore , por ju keni tjeter linje. Pse e vini veten ne sherbim te nje deliranti te pushtetit imagjinar? Kaq doja nga ju . Nuk ka , ne kete bote , Filan e fistik . Njeriu behet me ate , qe eshte me afer popullit , po dhe po qete kunder , ruajini ndjenjen e mases , sepse hanxhiu do te takohet me qiraxhiun .
    Shpetoni c’mund te shpetoni , nga anija , qe po mbytet , ne kuptimin , mos e konsumoni te gjithe Lulin . PD eshte nje subjekt i rendesishem , qe i duhet Shqiperise .PD , si structure , ka nje te mete te madhe . Sali Berishen e beson , me shume se populli dhe se vota e lire. Sa te jete Saliu gjalle , Lulzimi do te mbaje konferenca shtypi dhe do te enderroje te jete Kryeministri i Shqiperise . Ne 7 Gusht pashe nje shkrim te Muriizit ne “Tema “ . Shkrim qe analizonte Lulin , me rrenje e me dege , por Saliun nuk e zinte ne goje . Per te tille tipa , Saliu eshte populli .Kane per tja pare hajrin! Zgalem

  4. Taraboshi says:

    Basha ik ky eshte sllogami i mbeshteteseve te PD sepse je i vetmi njeri qe shkaterrove kete force politike vetem e vetem per te mbrojtur veten nga dorheqia.si shenje e nje lideri demokrat.Po ti e ke shtepine large me te.
    Sot ishte per ty nje dite zie.nuk din cfareflet dhe ku don me shku.Sot eshte bere di Don Ki Shoti Duke bete lufte me te gjithe ndersa ky me mullinjet e eres.Lufte me politikanet e te gjithe partive.Lufte me popullin per ta futur me njeri tjetrin.se edhe e majta ka nje durim.po lufton per mekembjen e vendit.Ky gjithemone kunder gjtheckaje.Sot ja vuri kapakun edhe ne lufte me gazetaret.Ky eshte bere edhe si ai debili qe shkoj tek doktori.dhe i thote doktor jame semure Kudo qe preku trupin me kete gishtin me dhembe gishti.se cfare kame nuk e di.Doktori ja kethen se ke thyer gishtin.

  5. H says:

    Politikanët, gjykatësit, gazetarët dhe prokurorët e njohin mirë njëri tjetrin se sa të degjeneruar janë. Si konseguencë i nxjerrin horrlliqet dhe përbuzin apo akuzojnë njëri tjetrin. Janë njëlloj.

  6. lajmsi says:

    Tarallaku Lulezim sot iu versul Mero Bazes,siç duket tani Berisha po e shet edhe Lulin per menderen e vet si Like Floririn!Artisti Lulezim qe ka marre nga ujku Berishe vetem ulerimen duke sulmuar pa fund pozitene veçanerish Ramen me zerin e tij te stonuar nga frika e fortunes qe po vjen,nuk e di qe nje nga gabimet e Berishes qe ra ne gropen septike ishte se u prish me Mero Bazen dhe e dyta mendoi se do qeronte Izet Haxhiun!Ndaj totrollaku Lulezim iu versul sot drejtorit te Temes pa dijtur se qe sot ne editorialin e ketij (Meros) fillon edhe renia e Lulkes !Prit dhe duro or llafazan qe ne mengjez pi veze per te te dale zeri e ne darke kollitesh nga laringiti i semure nga peshtymat e Berishes!Ta qaj hallin se sot ti je si ai i mbyturi qe del mbi uje e mendon se do shpetoje e perseri zhytet edhe me thelle!Une jam Lulezim Basha ,thua ti prapa me vjen historia;ndersa Ne themi ti je Lulezim Basha prapa te vjen zia!Mos harro te lexosh ediorialin e mbremjes ,eshte enkas per ty Lulezim ku kariera jote politike , fillon e turbullt e kthejellohet vetem ne nje drejtim ne ate te spihunelliqeve!Tashme ti nuk tremb dot as Myslym Murizin beun e Lushnjes e jo me ata qe kane lindur e vdesin trima!

  7. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Basha, ik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje