Basha: Rama po na vjedh me rrugët e reja. Përshëndes Ilir Metën që ktheu për shqyrtim koncesionin për “Milot-Balldren”

9 Gusht 2019, 11:54Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po vjedh paratë e shqiptarëve për të ndërtuar rrugë aspak cilësore.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka përshëndetur vendimin Ilir Metës për të kthyer pas për shqyrtim koncesionin për rrugën “Milot-Balldren”.

“Para një muaj denoncova qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama. Modeli i tij është një model tipik i regjimeve të korruptuara në botë: Fry koston e projekteve publike, merr mbrapsht nga klienti paratë mbi kosto.

Të gjtiha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla: Fry koston deri disa herë, jepua tenderin klientëve, pastaj ndaj me klientët paratë mbi kosto.

Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët.

Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës. Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.

Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.

Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kotsoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti i Thumanë Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të dnahen midis Hjikurisë dhe Edi Ramës”– tha Basha.  (TemA)

3 komente në “Basha: Rama po na vjedh me rrugët e reja. Përshëndes Ilir Metën që ktheu për shqyrtim koncesionin për “Milot-Balldren””

  1. ce says:

    Po mire mor Basha pse nuk e sqarove nje here te vetme kete popull qe sipas teje ha cdo kumbull qe ti nxjerr nga goja si ka mundesi qe tenderin e rruges se kombit e fitoi nje kompani gjermane me 700 milion euro dhe ju s’ja dhate asaj por e mori kompania e fameshme qe shkoi pastaj 1 miliard euro apo me shume dhe kontrolli i shtetit ju akuzoi ju per 230 milion euro qe iken ne drejtim ta paditur ne kete rruge dhe adresa e ketyre eurove dhe sot e kesaj dite eshte nje akuze e rende per ty dhe nje dite do pergjigjeni para ligjit. E dyta perse firma qe beri rrugen e kombit punoi me dy standarte kur ne pjesen e Kosoves ka punuar me nje cilesi shume me te larte , rruga eshte dhe me korsi emergjence ka nje pamje spektakolare dhe je shume me komod kur udheton ne Kosove , kurse nga ana jone me shume kthesa dhe shume te rrezikeshme duke mos marre parasysh fare kendin e pjerresise se lejuar, per kete s ‘ke folur akoma , cfare pret apo diten e gjykimit te SPAK-ut qe po afron,,,,

  2. timo says:

    Tashti e kuptova përse Luli nuk bëri asnjë lloj ndërtimi kur ishte krytar bashkie: – Kishte frikë se mos ja vidhnin paret e shtetit!!! Eshtë thjesht një tuaf.

  3. Tarabolluzi says:

    Lul ke rastin ta futësh brënda Edin me gjithë këto abuzime prandaj denoncoje në prokurori dhe na le rehat ne të tjerëve. Veç kujdes se mund të të akuzojnë për shpifje dhe… dhe gallata për ne fillon pas. Suksese në jetë Lul djali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje