REPLIKAT/ "Je kujtuar vonë për plazhet”, Rama-komentuesit: Çfarë të bënim më parë në leshelinë që gjetëm e me opozitën që kemi

9 Gusht 2019, 11:05Politika TEMA
REPLIKAT/ "Je kujtuar vonë për plazhet”, Rama-komentuesit:

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe ka hapur diskutime mes komentuesve dhe kryeministrit Rama në faqen e tij të Facebook-ut

Një qytetar, i cili shkruan se ky aksion ishte i duhuri, por i vonuar.

Kaq ka mjaftuar që të përgjigjet edhe kryeministri, ndërsa shton se më këtë aksion duhet të merreshin bashkitë e zonave bregdetare dhe se qeveria s’kishte ç’të bëntë më parë me këtë opozita.

“S’jam kujtuar vonë jo, po duhet ta kishin bërë bashkitë bregdetare këtë punë, se ata e kanë me ligj përgjegjësinë po fjalët e mia i mori era çdo vit dhe tani boll, s’ka më të vuajë populli e të bëhet tokë e xanun vija bregdetare e Shqipërisë, se bashkitë s’duan sherre a duan aranxhata.

Megjithatë ke edhe ti të drejtën tënde, po çfarë të bënim më parë ne leshelinë që gjetëm e me opozitën që kemi”, shkruan Rama. (TemA)

5 komente në “REPLIKAT/ “Je kujtuar vonë për plazhet”, Rama-komentuesit: Çfarë të bënim më parë në leshelinë që gjetëm e me opozitën që kemi”

  1. Labi says:

    Dakort me ato qe thua,por per mos realizimin e detyrave nga bashkiaket,kush mban pergjegjesi,ku japin ata llogari per detyren etj ?Ku e vrasin diten kryetaret e bashkive,sa dhe si e cfrytezojne orarin zyrtar te punes?Mendoj z.Kryeminister qe ju ata kryetare qe skane rezultate ,ti shkarkoni nga detyra.

  2. Zigur Qarri says:

    2013 Rama prezanton faqen online per te denoncuar ndertimet pa leje,“StopRrenimit.com”, ku çdokush mund te denonconte
    ndertimet pa leje.Qytetaret u treguan te gatshem,mijera denocime,por REZULTATI, ZERRO!
    Premtimi se do te prisheshin objektet qe ishin ndertuar pa leje gjate periudhes kaotike te zgjedhjeve,ishte vetem nje
    mashtrim.U ndertua mbi rere,ne Dete dhe ne autostrade,por asnje nuk u prish!U prishen vetem disa baraka,ndersa ndertesat
    prej betoni,jan te gjitha ne kembe,per te sfiduar Shtetin dhe drogaxhiun mashtrues rama.

  3. kujdes says:

    Labi ke te drejte, por a ka mundesi te besh nje nder dhe te shkoshe e ta marresh Voltanen e ta çoshe nje here atej nga malet dhe pyjet e Laberise?! Leshoje se i gjene pas eres ajo, pastaj

  4. spartak says:

    Po , pra po , por në Durrës , zullumet vazhdojnë tek bregu i detit tek Vollga , tek parku Rinia , poshtë vilës së Zogut , sa që po ulëret populli , pa fol për zhdukjen e kilometrave trase hekurudhore , që duhet të ishin pronë e Drejtorisë së Hekurudhave ( shko shife në Prizren ) por që u kthyen në pallate pa sens urbanistik fare , por vetëm për interesa . A i kishte PD-ja dhe LSI-ja edhe këto ? Akuzat për plehrat që bëjnë komshinjtë kanë vlerë kur e ke pastru oborrin tënd .
    Kjo është rezultati i ELEMINIMIT të DEMOKRACISE , zgjedhjeve dhe jo votimeve , që dhe ato s’janë të pastra , opozitës , e cila do
    marri me vehte n në humnerë e do eleminojë dhe pozitën e sotme po njëlloj , sepse për këtë po lufton vetë PS-ja , udhëheqja e saj , e cila fatkeqësisht s’po e merr vesht se si po degradon e po kalon me shpejtësi në vetëvrasje .
    Kalit për së mbrapshti .

  5. E verteta says:

    Po si nuk the nje here ” Ke te drejte” or burre i dheut, po vetem justifikime.
    Po te na besh te pakten qejfin ne qe kemi nje jete qe te japim voten…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje