A ja vlen “të shpëtohet" Basha?!

9 Gusht 2019, 09:10Politika TEMA
A ja vlen “të shpëtohet" Basha?!

 Nga Arben Meçaj

“Shpetoni ushtarin Rajan” eshte nje nga filmat me moraliste te kinematografise Amerikane. Në qendër të ketij filmit ikone e prodhimit te kinematografise hollivudiane per luften e dyte boterore, qëndron historia e ushtarit Rajan, i cili u kthye në shtëpi nga nje njesi e marinsave Amerikane pasi tre vëllezërit e tij u vranë në zbarkimin amerikan në Normandi.

Ne aksionin e shpetim te ushtarit RAJAN, si simbolike e moralit te larte shoqeror dhe politik te kombit Amerikan, te Marinsave Amerikane, te Kauzes se Luftes kunder Nazizmit dhane jeten dhjetra marinsa Amerikane. Per te shpetuan Nje ,“RAJAN-in”, dhane jete dhjetra . Jeta e tyre ja vlejti per … Sot kjo ngjarje eshte Model dhe Motiv per cdo pjestar te Forcave Armatosura Mamerikane.

Nuk di perse kjo ngjarje me ngacmoi kur per se fundmi pashe ne TV Bashen dhe pas tij nje numer Analistesh dhe “perfaqesues te larte politike” te PD qe ne parim “po me mbushnin mendjen” se: Nga keto zgjedhje (30 Qershorit) PD doli moralisht me e forte , se “deshtimi dhe bojkoti” i 30 qershorit solli nje PD me te forte dhe nje PS absolitusht te zhveshur lakuriq , vetem 6% perkrahje (diku dhe 15 %) dhe 85 % e popullit shqitar vertetoi se ishte me PD. Se tashme mezi po pritet Shtatori kur “RAMA te ngreje kembet perpjete (Rezohet)” .

Harxhim energjie ne misionin “Te shpetojme BASHEN” perceptimi i pare. Prej Shkurtit BASHA u be gjeneruesi dhe “Lideri” i levizjes politike me absurde ne historine e Politikes (boterore port e doni). Terheqje nga parlamenti (sa qesharake duken sot ato pamje kur me solemnitet absurd “fitimtari” Basha dorezonte mandatin e PD dhe dhjetra militante therisnin “Fitore“

!!!!!? Sot PD ka vetem nje tribune nga ku Basha me “Solemnitetin e tij karakteristik” “shpartallon PS”: sallen e konferencave tek SHQU.pi , dhe …Bar Kafet ne rrethe ( me seriozetet ky fakt)

Nje histori “Mitingjesh madheshtore” arma e vetme potente per rrezimin e Rames (shpresa e vetme , pse jo dhe qellimi i vetem i “projektit BASHA”) qe perfundonin me … kendimin qesharak (prej BASHES) por ofendues dhe denigrues per cdo Shqiptar (e shemtuar, por po aq e dhimshme , si shperdorohej nje symbol madheshtie e dinjiteti kombetar nga nje “moster patiotike” ) te HIMNIT KOMBETAR. Askush nuk kuptoi cfare qellimi paten keto Mitingje dhe theriteshin dhe mobilizoheshin “si mbushje berthamore proteste kombetare “, dhe perfundonin ne … Tek SHQU-pi te kendojme himnin. ZHgenjim i plote per mijra militante PD-iste.

Terheqje absurd nga Zgjedhjet Lokale , me apo pa “levizjet SHPETIMTARE” te Metes. Do ta mbrojme me jete Demokracine, nuk do te lejojme Zgjedhjet, nuk do ti leshojme Bashkite. Nuk… , dhe asssggjjjeee. Sot 61 bashki drejtohen nga PS ( te me fale Voltana por… je e tradhetuar ne themel, do ta leshosh dhe ate bastion). Sot ne kete Gusht 2019 do te desha te numeroja me dhjetra “fitore” te Bashes, “fitore” qe nen drejtimin e tij e kane bere PD me te forte se kure, – kane rritur mbeshtetjen ne popull, -kane pergatitur terenin qe rezimi i Rames te jete ceshtje ditesh, dhe ardhja e Bashes Kryeminister eshte – Ja tek dera.

Endera ne diell. Ka nje te vertete ne kete periudhe,nga Shkurti, Basha eshte bere me publik. Nga nje figurec pa identitet, tashme per te ne mitingje eshte theritur “Bashaa Bashaa” (deri nga prilli theritej vetem “Berishaaa Berishaa”

Por kete periudhe vete PD-istet pane nje … Ata sakrifikuan ne kete periudhe identitetin, autoritetin, prestigjin e PD per te “shpetuar” Bashen”. A ja vlejti ???? Sot si kurre PD eshte nje ….

Humbi ne perplastej politike ne parlamet (u terhoq) . Humbi ne perplasjen fizike para kryeministrise. Humbi ne betejen per zgjedhjet e 30 qershorit . Humbje. Humbje. Humbje, dhe askush nuk GUXON te analizoje PERSE !!! Kush “guxon” te analizoje shpallet (jane te pafundme nofkat dhe nofketaret) .

E ndersa anliza mungon problem mbetet. Basha me “programet” e tij qeverisese, me “planet” e tij te rezimit te Rames, me “projektet” e mobilizimit te 85 % te popullit. Por nuk mbaron me kaq, me dhjetra militante e “dishepuj” qe perhapin fjalen, mesazhet, urdherat. e me te vetmin qellim “te shpetojme BASHEN”. Gjithe energjia e strukturave te PD vetem e vetem “te shpetojme BASHEN”. A ka moral gjithe kjo energji?

Natyrisht per cdo anetar te PD mbrojtja e Kryetarit eshte kauz moraliste, identiteti , kararkteri dhe mbijetese politike.Kryetari eshte vete PD. Dhe per PD,po ja vlen. Por kur kjo perpjekje personalizohet ,kthehet ne synim ne vetvete, ceshtja nderlikohet dhe perfundon ne zhgenjim. Koha e drejtimit BASH-ist te PD tregoi se ishte nje “fiasco”. Vazhdimi me te eshte nje tunel me dalje te kthjellet “Deshtim”.

Ne politike, nderimi “i kalit” eshte Norme e Forces, Dinjitetit, Besueshmerise dhe Personalitetit Lidership te nje grupimi politik . Normalisht pas humbjeve seiale , kete akt duhej ta kryente vete BASHA. Por gjasat dhe ngjarjet po tregojne se PD nuk po projekton alternative tjeter . Ajo do te vazhdoje me BASH-en. Nuk eshte e veshtire te kuptosh PERSE.

Ne PD nuk ka instrumeta apo mekanizme per prezenca alternative njerezish dhe idesh (eshte semundje e pergjithshme e politikes shqiptare, por tashme analiza qendron tek PD si alternative Qeverisese). Askush nuk mund te vere gishtin mbi ndonje Individ apo Konjukture brenda PD qe te binde PD-istet per “Kalin e radhes”. Problemi behet me i pazgjidhshem kur “Klani BERISHA” eshte sot vete PD. Situate deshperuese , e pa shprese.

Me Bashen apo pa Te eshte ceshtja . Une e shpreh opinionin tim “Pa BASHEN”, por siguroj se nuk jam i vetmi. Ne PD, njerezit kane kuptuar se “Te shpetojme Bashen” eshte energji e harxhuar dem.

Shtatori vjen shume shpejt. Kur stina “Basha” te okupoje levizjet politike te PD, ajo nuk do te kete me mundesi per ndryshimin e domosdoshem .

Kur stina “Basha” te mbertheje aksionin politik te vjeshtes do te jete shume vone per reflektim perballe “deshtimit te sigurte te radhes”

Eshte koha qe PD te reagoje me guxim dhe kurajo. “Fryma Bashiane” ne PD e kane bastarduar, plogeshtuar, atrofizuar, rakitikifikuar PD. Cdo dite e humbur me Bashen Kryetar , eshte afrim i dites se “Vdekjes klinike “ te PD.

Situata ne shqiperi ka nevoje te ndryshoje. E ndryshimi duhet te filloje nga PD. Dhe per kete force, moral, energji, per PD e Shqiperise, Po, ja vlen te sakrifikohet !

11 komente në “A ja vlen “të shpëtohet” Basha?!”

  1. Apolitik says:

    Arben keq me vjen por megjithe idene apo mesazhin qe kerkove te trasmetosh artikull eshte fatkeqesisht i dobet. Me sa duket nuk e ke profesion, heren tjeter mendohu pak me shume per te zgjedhur shprehjet. Mesazhi politik eshte i qarte dhe i percjelle keq pa talent. E di s’eshte kollaj te godasesh masat me ato qe shkruan , duhet te jesh inxhinier i fjales. Politikisht pa opozite edhe Rama e ka keq punen. Jo se socialistet jane te “shenjte” dhe engjej por politikisht ky vend pa opozite eshte nje lemsh i vertete. Nder te tjera jam i mendimit qe analistet shqiptare duhet te heqin dore nga perdorimi i “ironise” ne artikujt qe shkruajne sepse e perdorin jashtezakonisht keq dhe ne menyre fare banale dhe bajate. Ironia eshte nje menyre e holle inteligjente dhe delikate e trajtimit te realiteti por per fat te keq ajo e perdorur ne kete artikull eshte shume e varfer dhe bajate. Duhet pak talent per fat te keq

    1. jo per gje... says:

      Me vjen mire Apolitik, por kush degjon; duhet te keshe shqisa te mendjes dhe sy e veshe. te gjithe perdorin ironine, me “intelektuale” e injorante dhe asnje nuk flet serioz. Eshte çeshtje paaftesie tek vetja e tyre, eshte çeshtje kompromisi banal qe duan me tjetrin apo shkel e shko: me shume eshte injorance ironia sidomos ne ambjentet gazetareske kur s’ka ngjyra. Nuk perballet dot asnje me realitetin se vet nuk eshte real, perveç njerzeve serioze e me karakter, s’ka rendesi se sa di, por sa efiçence ka fjala e thene nga goja e tij. Keta njerez jane te pakte dhe na mungojne ne systemin tone te ri dhe te vjeter. Dhe keshtu qe do vuajme; hajde degjo Lulezimin apo Nard Ndoken e lere me se ku do shkonim sikur Nardi te ishet kryeminister. Pa lere , komentues jashte orbites, gazetare, analiste deri akademike (!) .Duhet nje plejade seroize njerezish te miremesuar e edukuar por dhe te pergjegjshem per vete dhe per shoqerine. Para nja tre kater ditesh shikoja e degjoja nje emision te mengjezit te A1 report dhe ishte i ftuar nje qe u prezantua vete se ishte pedagog, ndersa femra dhe mashkulli intervistues u pelqente ironia e tij; vetem ironi per boten tone dhe ate te vdekur dhe pak ngerdheshje se bushqeshja mund ta shemtonte me shume. Dhe çfare do tu mesoje studenteve ky pedagog?! Dhe ç’presim ne qe te behet ai vend?! Nga kush? Dhe çudia eshte se keta e quajne veten mbi te tjeret, por harrojne se vete qe jetojne ne boten e fantazmave. Te pershendese per racionalitetin e te shkruarit dhe vertetesine e te shprehurit.

    2. bureto says:

      Koment serioz dhe dashamires ky i @Apolitikut. Pergezime!

  2. Kadavra says:

    Bashen nuk e shpeton askush por nuk e zbythi “i madhi berishe”, cdo dite qe vonon me bashke kryetar partie perkthehet si nje kercu qe po digjet dhe ne fund mbetet vetem hiri, dhe kjo metamorfoze do te thote zhdukje per pergjitmone e PD-se,

  3. Poradeci says:

    Me vjen keq per komentuesin “Apolitik”! Qe te kritikosh te qenurit inxhinier ne “inxhinier te fjales” eshte pergjegjesi e madhe dhe duhet nje njeri i mencur dhe me emer ta beje! Shqiperia me apo pa opozite eshte njelloj! Tani dy fjale per te thene se Ne nuk duam te qeverisemi! Arben Mece ishte nje djale i zgjuar dhe trim! Nuk e kisha menduar kurre qe do te vinte dita kur Beni do te dilte kunder PD,jo Saliut se ajo dihet se cfare mendonim ne per Salen, si malesor dhe per besnikerine e tij! Urime dhe respekte Arben Mece!!

  4. Sandri says:

    Perse ta kete keq punen Rama pa opoziten. Sa ishin ne paralament kjo opozite cdo gje te mire per kete vend e bllokonte, tamam si ajo qe cdo gje e bente per inat te vjerres, pa marre parasysh se cfare po bente. Blloko ketu, blloko atje. Hajde se nuk ishin per punen e per kete vend., por te pakten te linin te tjeret te punonin. Deri edhe reformen ne drejtesi deshen ta pengonin, se e dinin qe ishte gropa ku do binin vete brenda. Per nje grusht njerezish u shkaterrua nje parti.
    Ne 97-en kalova rruges nga Pogradeci. Doja te haja diku, kudo mjerim dhe nxehtesi se ishte mesi i veres. Po kete rruge e kisha bere edhe ne fund te viteve 80-e. Situata ne 97-en ishte edhe me keq se ajo e fund 80-es. Cfare bene per aq sa ndenjen as edhe nje gje. Ndihet tani se ka interes, deshire per ta vizituar Shiqperine anekënd.
    Duhet ta duash vendin qe te kesh pasionin, vizionin per te bere me te miren per vendin tend.

  5. Shume sakte adash, Arben Meçaj, sa SHQU_pi dhe Shqupistat te reflektojne deri ne largimin e Berishizmit perfundimisht nga PD, duke filluar me Bashizmin dhe rraqet e tjera te Tija dhe te Saliut; Noken, Strazimirin, Paloken, Dumen, Salijanin, Dhendrin, etjere, etjere, deri tek “kufomat” artistike te KQ te PD: Budina e Deda…, kjo Parti e “pardesyve bezhe” te Dhjetorit 1990, s’ka per te ardhur kurre ne Pushtet. Por jo vetem kaq, sepse per sa kohe do ndaje opozitarizmin me sh.p.k. LSI_ne e Mones, Likes, Vasilit, Manjanit, e kompanise “Bella” 50 e ca, te hajdutrise habitore te ketyre 20-viteve te fundit, sa vete berisha dhe te Tijet e thone kudo me gojen e tyre se; Ç’ti bejme se duhet me i marre Pushtetin Edi Rames dhe PS, pa me keta super-hajnat e LSI nuk rrihet me ne “tavoline”. Kjo Parti e “idealeve” Demokratike (gjoja) te Dhjetorit 1990, duhet te shkundet e pastrohet maksimalisht nga Berishizmi ne pergjithesi, se per Bashen, lulushin dhe lulushat pas tij nuk “Pjerdh” askush vete ne PD, jane thjeshte manikina te perkoheshem. Mos mbeshtetja Nderkombetare e PD dhe LSI ne gjithe kete situate ngjarjesh qe krijuan deri dhe me Molotove, thyerje e djegje, tregon se Perendimim (me se pari SHBA dhe shtetet kryesore te BE, si Gjermania) nuk kane besim tek lidershipi i kesaj Opozite, qe prej kohesh tregon se eshte anti-Perendimore (me sakte; anti-Amerikane) dhe filo-Ruse, filo-Serbe, filo-Greke, etj. Ne ish-Studente te Levizjes se dhjetorit 1990, qe shpresuam ne emrin Parti Demokratike, qe e ndjekim nga larg (ne emigracion te detyruar nga keq-Qeverisja e partise tone PD me se pari e pastaj te te Majtes se djeshme) cfare ndodh ne vendin tone ame, turperohemi per kete lloje opozite rruge, anti-institucionale, anti-rregullave te demokracise, anti-Perendimore sa dhe ish-PPSH do ta kishte zili.

  6. gimi says:

    Deri ne frymen e fundit te Berishes , Basha do jete kryetar partie

  7. BRSS says:

    BASHES DHE SALIUT TJU SHKERDHEJN ROBTE SE KARIKUAN RRUGEÇET DHE SULMONIN INSTITUCIONET DHE POLICINE ME MOLOTOV DONIN ME PA TJETER QE KETU TE ZOTRONTE ANARKIA SE KESHTU U INTERESONTE NUK KISHIN HALLIN E POPULLIT SE KETO BROÇKULLA NUK I HA KUSH POR DONIN PUSHTET PER TE SHPETUAR NGA BURGU PLERAT

  8. Elba says:

    Cudi e madhe,me ne Shqiptaret,nuk degjojme,por dhe nuk mesojme.Ne se Zoti na dha nje goje,eshte mire ta mbajme ate mbyllur.Nese na dha dy veshe,duhet te degjojme.Nese 2+2=4.Shqiptari pergjigjet 3.999.Pse?Shkrimi shume imire I goditur.Te qerohen,i gjithe Lidershipi I P.Demokratike.Sali rame berisha,Luli dhe Muli,Alibeja dhe Haleja,Noka dhe Paloka.C’fare pritet? Varrosja e PDse?Qe te rigjenerohet PDja duhet fryme e re.Ne se do te jete Grua,aq me mire.Te jete nje Nene e dhembshur.Te jete e zgjuar dhe e thjeshte.Tek e fundit,Te jete sa gjysma e Mbretereshes Geralgjine.

  9. G.Karagjozi says:

    Autori i shkrimit trajon problemin Basha dhe anashkalon problemin kapital te PD-se. Kesaj i thone ta kapesh “DEMIN” nga bishti. .Me cudit fakti qe pothuajse asnje analist nuk merret me “KANCERIN” e PD-se. Ai eshte Berisha. Basha eshte yzmeqari ne oborin e Familjes e Klanit Berisha. Largimi i Berishes eshte kthimi i PD-se ne jete, ne te kundert eshte atrofizim i saj. Basha eshte nje “SPECIE” i vogel dhe nuk eshte Politikan ,por me shume biznesmen per rrethin e tij Familjar. Fenomeni Berisha eshte ceshtja. Ish KOMUNIST nga me te keqijte e SHQIPERISE vodhi PD_ne dhe beri kaosin jo vetem ne PD por ne krejt Shqiperine. Fatkeqesisht banditet si Berisha ushqehen me injorancen tone te trasheguar. Krimineli, i pa Turpeshmi , Armiku i Popullit e i Shqiperise Sali Berisha vazhdon te udheheqe KARON e ndryshkur te PD_se se mungojne Burat ta shohin te verteten ne sy e ta drejtojne PD_ne, dhe Opoziten ne rrugen e duhur. Eshte Populli yne qe fle gjume, qe duartokit, qe vrapon e sakrifikohet per njeshin, qe se njeh Revolten dhe pranon ate qe i serviret qofte dhe e “HELMUAR”. Kjo vertetohet ne te dy krahet e Politikes, Majtas e Djathtas. KONKLUZIONI: Berja e Shqiperise Shtet Demokratik do te zgjasi per aq kohe sa KY POPULL te demokratizohet ne themel,ne Familje , ne shoqeri,. E rendesishme eshte edhe edhe mireqenia e standarti ekonomik, se ajo te cliron nga bujkeroberia etj, etj. Duhet kohe shume kohe. Edhe Europa nuk u ndertua ne 30 vite por u deshe disa qindra vite e shume eksperienca qe eshte ne nivelin e socem e megjithate nuk eshte ideale…. PD fillo me luftimin e Kancerit BERISHA se pastaj rruga esht e paster…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje