Një taktikë e re opozitare, që të shkrin së qeshuri!

8 Gusht 2019, 21:37Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Sa më shumë i afrohemi fillimit të sezonit të ri politik, aq më shumë thellohet një tendencë e re në qëndrimet e lidershipit të opozitës së rrugës, e cila në thelb synon që ta sulmojë mazhorancën me të njëjtat akuza që e sollën atë vetë, deri në këtë derexhe. Duke dashur që të shndërrohet nga e akuzuara e madhe në akuzuesen kryesore, opozita jonë nuk bën gjë tjetër, veçse po i heq vetes edhe një tullë më shumë, nën këmbët e saj.

Lulzim Basha deklaroi sëfundi se “në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.”

Bukur. Pyetja që do të shtronte pas kësaj çdo qytetar që do të donte vërtetë që ti besonte kryetarit të opozitës së vet është: Po për çështjen e Rrugës së “Kombit” kur ministër i Transporteve ishte Lulzim Basha, e për të cilën ai u akuzua zyrtarisht nga drejtësia shqiptare për një dëm me vlerë rreth 230 milionë euro, a do të parashikohet ndonjë auditim dhe hetim i menjëhershëm?!   

Në pritje të kësaj përgjigje, qytetari lexon pjesën tjetër të deklaratës së Bashës, e cila thotë: “Që ditën e parë të qeverisjes (kur ai të bëhet Kryeministër!), para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”.

Kjo qenka akoma edhe më e bukur. Pyetja e radhës që do të bënte qytetari, në mënyrë që ai të bindet përpara se tia japë votën kryetarit zyrtar të opozitës së rrugës, është: Po për çështjen e lobimit në SHBA nga ana e PD me para ruse, për të cilën është marë zyrtarisht nën hetim vetë z. Basha, a ka bërë ndonjë plan ai vetë? A do ti kërkojë përshembull ai ndihmë FBI për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin, nëse ai vetë del fajtor nga kjo çështje?!

I lëkundur nga heshtja që e prêt në rastin më të mirë, qytetari fillon dhe lëkundet akoma edhe më shumë pas kësaj. Ndaj, për tu bindur kërkon të tjera argument. Përshembull kërkon që ta besojë Ilir Metën kur në dy postimet e tij të fundit, na kujton se “18 tetori po afron…”. Por, kur mendon se ai që është njeriu që ka bërë, po bën dhe do të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos e marë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, ndërkohë që bën sikur po i çahet zemra për 18 tetorin, atëherë nis dhe e vë buzën në gaz.

Megjithatë ndoshta kërkon të kuptojë ndonjë gjë më shumë nga e folura kuptimplote që Monika Kryemadhi po bën këto ditë, me heshtjen e saj olimpike. Po kur sheh atë në fotot e pushimeve malore krah Presidentit tonë në detyrë, atëherë fillon dhe buzëqesh akoma edhe më shumë. Por, kur për tu bindur përfundimisht, qytetari ynë (jo dixhital këtë radhë) lexon Sali Berishën, kur sulmon vettingun në veçanti dhe reformën e drejtësisë në përgjithësi, atëherë nis e bëhet paksa më serioz.

Aq më tepër kur dëgjon se këtë drejtësinë e re që deri dje e komandonte ai vetë bashkë me Ilir Metën, sot ata thonë se po e kapka Edi Rama, atëherë buzëqeshja i venitet për një çast. Por vetëm për një çast ama.

Sepse kur lexon se Shefja e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN) të këtij procesi, Genoveva Ruzi Calavera deklaron se “deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”, atëherë fillon e ia merr gazit. Derisa shkrihet së qeshuri me “seriozitetin” e kësaj taktike të re, të lidershipit të opozitës sonë të rrugës.

Sepse atëherë qytetari ynë, e kupton përfundimisht se kemi të bëjmë me atë të rrallin rast, kur njeriu i shkretë qesh, se nuk qan dot.

11 komente në “Një taktikë e re opozitare, që të shkrin së qeshuri!”

  1. Komentuesi says:

    Te lumt Peza.

  2. JE I MADHE ZOTI PEZA MOS HUMB KOHE says:

    FRED PEZA , PERSE LODHESH KOT IK ANDEJ LEPIJA QIMET E BYTHES SALI BERISHES DHE ILIR METES ,KTHEHU PRAP TE PRET MERO GELBAZA KELLIRA TA FUT KARIN NE BYTH ,DUHET TE PRITESH NJA GJYSME ORE SE ESHTE MERO DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH TAULANT BALLES DHE PARE TIJ ISHTE DUKE JA FUTUR ELVIS ROSHIT

  3. TOMAS says:

    nuk lexova shkrimin ,por vetem pashe fytyren e sali berishes sikur theshte:sa mire bera qe hoqa denimin me vdekje.

  4. F.A. says:

    Historia si shkencë, me gjithë pasaktësitë e saj të njohura, ka shërbyer si një ndihmëse e paçmuar për politikën dhe politikanët. Le të kujtojmë në këtë rast, librin monumental Diplomacia të Hemri Kissinger, i cili shërben si model, se sa e nevojshme është të bashkëpunosh ngusht me historinë në marrjen e vendimeve të arsyeshme politike.
    Politikanët tanë, veçanërisht ata të PD duket sikur nuk kanë respektin më të vogël për historinë, ndaj nuk mund të gjesh qoftë edhe një rast që ata ti referohen asaj për zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen. Por të mos e zgjas….
    Në vitin 1990, komunistët tanë, të cilët drejtuan me dorë të hekurt këtë vënd për 40 vjet, e panë më në fund me sytë e tyre greminën ku po e çonin këtë vënd. Ata, por veçanërisht drejtuesi i tyre R. Alia, ishte i vetëdijshëm për situatën. Dorzimi i pushtetit ishte nevojë e domosdoshme, gjëndja ku ata i kishin sjellë punët ishte e vajtueshme. Ai e kuptonte se komunistët kishin shkërmoqur me duart e tyre besimin e këtij populli dhe për rrjedhojë kishin humbur TE DREJTËN MORALE për të vazhduar pretendimin për të qeverisur jetën shoqërore të këtij vëndi.
    Por R. Alia në thelb as që donte ti dorzonte përkrahësit në mëshirë të fatit. Dhe bëri aq sa mund të bëhej për të ruajtur vazhdimsinë e sundimit. Ai e dinte mirë se kjo vazhdimsi nuk mund të ruhej duke u mbështetur tek anëtarët e byrosë dhe komunistët e deklaruar si të ashpër. Ndaj, duke ditur mirë se komunistët nuk kishin më TE DREJTË MORALE për të sunduar, urdhëroj disa komunistë të shfaqeshin si të moderuar dhe duke i përzjerë ata me pjesën që ishte shtypur brutalisht në komunizëm, të fitonte të drejtën morale për vazhdimin e drejtimit të vëndit. Aktivizoi komunistë të tipit Berisha, i përzieu ata me Dostët, Vrionët, Kalakulët e të tjerë vetëm për të pasur të drejtën morale për të qeverisur.
    Tani PD e sotme, çfardo që të bëjë e ka humbur të drejtën morale për të qeverisur, në çdo hap asaj i kujtojnë bëmat që ka bërë gjatë ushtrimit të pushtetit. Këtë bënë edhe artikullshkruesi, duke e goditur me të drejtë PD atje ku i dhëmb më shumë, pra, në mungesën e të drejtës morale për të kërkuar të riqeverisë vëndin. Këtë bënë çdo ditë edhe Merou7
    Po PD çfarë po bënë për të rifituar të drejtën morale që të vijë përsëri në pushtet? Ky besoj përbën problemin më të rëndësishëm politik që duhet të zgjidh PD. Luftën ajo e ka me vehten. Dhe sulmon PS sepse nuk di çtë bëjë për të rimëkëmbur shtëpinë e saj.

  5. Raimond vlonjati says:

    Po flet milioneri Alfred Peza , qe ka bere 1 milion dollare me rogen e gruas.

    Gruaja e tij eshte per ne librin e Guiness ??

  6. Tani says:

    Bukur shume bukur. Nje artikull shume kuptimplot.

  7. Ada says:

    Z. Gazetar. Me mire do ishte qe se bashku te realizojme edhe premtimet e Bashes, se me thene te drejten duhen bere, por edhe ato cfar ju thoni per Bashen. Te dyren bejeni ju se e keni ne dore. Te paren e mirepresim ta beje ai ose bejeni dhe ju xhanem

  8. Rufjani says:

    Ç’ja ke bo mire … rrufjanit

  9. ILIRI says:

    KJO TAKTIKE QUHET

    Hajduti thërret : KAPENI HAJDUTIN !

  10. Fatmir Lohja says:

    Zoti Basha nuk e di qe te gjitha ato qe thote jane detyrat e drejtesise, e aspak te qeverise.Kjo eshte arsyeja qe e pengon reformen ne drejtesi,kinse do ta beje ai!?

  11. gimi says:

    O z. Peza , Luli thot : Kur te behem une kryeministeŕ do bej kete e do bej ate . Atehere elektoratit tij i lind pyetja :Po si do behesh kryeminister ku nuk merr pjese ne asnje zgjedhje se e din qe humb . Dhe pyetja e dyte e elektoratit eshte : A ka kohe elektorati me e prite Lulin deri ne 2099 ten kur mund te behet vetvetjiu kryeminister . E fundit eshte qe elektorati i tij shtron pyetjen : A mban mend kush kur ka qene Luli kryetar bashkie a ka bere ndonje pune qe se paku te permendet per nja 2 vjete – pergjigja eshte – jo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje