Nga Sazani, në Seman dhe një ëndërr me sy hapur

8 Gusht 2019, 16:42Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga 

Sazani ka qenë vendi ku nuk shkohej dot, sipas meje. I pambërritshëm, i pakapshëm, thjesht vendi që e shikon nga larg, ku dielli bie në det, mes kodrash, në perëndim. Një herë që u nisa me familjen, në një anije që çonte për ekskursion një grup për Sazan, anija nuk u nis dhe unë mbaj mend vetëm pyetjen: “Ta ha bukën që mora me vete?”

Shumë vite më pas shkova, por memoria e fëmijës kishte bërë të vetën, duke e ruajtur në kujtesë si vendi ku nuk shkon dot. Isha dje, me familjen dhe duke i ngulur sytë dallgëve të bardha që lë pas varka, nuk kujtova, po ëndërrova: për ditën kur rruga Triport-Sazan do t’i ngjajë bulevardit Vlorë-Skelë të fëmijërisë sime.

Aty dikur, i shihje dhe njihje të gjithë. Kështu do të bëhet një ditë rruga detare për në Sazan. Triporti i mbetur siç ka qenë në kohën e Enverit, do të mbushet me varka, skafe, jahte, anije. Në mëngjes porti i madh do të gumëzhijë, nga zhurmat e motorëve që ndizen. Pastaj kur të gjithë do të nisen drejt Sazanit, do t’i përshëndesësh në det, si dikur në bulevardin e fëmijërisë. Nëse ke harruar pa marrë diçka, mjafton të zgjasësh dorën të varka ngjitur dhe ta kërkosh. Nëse nuk ke muzikë me vete, jahti përbri do të ketë edhe për ty, aq sa të bezdisesh, se në në det, muzikën më të mirë e sjellin valët dhe pulëbardhat.

E shoh detin që ndan Vlorën me Sazanin, plot me anije, të mbushura me turistë që xhirojnë fotografojnë dhe zëra guidash që flasin, tregojnë: “Po afrohemi te qyteti fantazmë i Luftës së Ftohtë. Dikur këtu…”

Nuk e mendoj dot Sazanin pa bunkerët që e rrethojnë dhe shtëpitë e braktisura në kodër. Por një ditë ato shtëpi do të pajisen si dikur. Do të vijnë njerëzit që jetuan në to dhe do të tregojnë ku e kishin divanin, çfarë mbanin në ballkon dhe si ia bënin me ujin që mungonte. Edhe shkolla do të bëhet siç ka qenë, gati për turistët që do të vijnë e ikin dhe mbushin ishullin.

E di që një ditë do të jetë plot, aq plot sa ç’është bosh sot. Njerëzit do ta presin aty perëndimin e diellit dhe nuk do të ikin derisa të agojë. Në agim zhurma do të qetësohet në plazhet e kodrat me ullinj, por do të rinisë në det. Skafet, varkat, jahtet do të nisen për në Vlorë dhe në det do t’i thonë njëri-tjetrit: “Mirëmëngjesi!”

Sot unë bëra vetëm plazh, u krodha mes ujërave blu dhe përreth dëgjoja vetëm zërin e vajzës sime: “Kujdes, mos e lëviz këmbën, shkele një peshk!”

Por nuk besoj se më ra dielli në kokë e ëndërrova. Në një mënyrë a një tjetër, diçka a shumëçka do të ndryshojë dhe dita kur Triport-Sazan do të kthehet në bulevardin më të frekuentuar ujor, nuk do të jetë larg. Deri atëherë në Sazan është thjesht bukur, por si unë fëmijë, sërish njerëzit nisen ta vizitojnë me bukë me vete.

Ndaj nga Sazani, kur ndalova për Triport, nuk qëndrova në Plazh të Vjetër, ku dikur rrija në kamp fëmijësh me teta Sadon, por mora rrugën mes pyllit, direkt në autostradë e vetëm gjysmë ore më pas isha në Seman për të ngrënë kërmij te Trifka.

Petraqi është një magjistar që e kthehu në oazë të ushqimit bio, atë copë vend, mes fushave pa ujë, ku unë sa herë shkoj i them pse nuk bën një pishinë. Ai vazhdon hap puse për ujë, po nuk më ndalon mua të ëndërroj për pronën e tij, as ta promovoj në dritare.

Sot që vajta më shpejt se kurrë nga rruga e re, u gëzova për të që tani do të jetë gjithmonë e më plot dhe për vete që e dua atë fshat, atë njeri që me pret me buzën në gaz, e më përcjell me vezë dhe shalqinj. Se në Tiranë nuk i keni gjë thotë.

Sot provova të pi kafe te Vangjeli në Triport, të lahem në Sazan dhe drekoj në Seman, nesër ku i dihet. Ëndrra janë, dro e ndodhin! (dritare.net)

13 komente në “Nga Sazani, në Seman dhe një ëndërr me sy hapur”

  1. Ilo says:

    Sa vone jeni gazetare e nderuar!

    1. Raimond vlonjati says:

      Une kam vajtur ne Sazan edhe ne kohe te Xhaxhit
      Ishte bukur , kishte jete

  2. Olimpia says:

    Rudina,duhet te flisni shume e me shume per ate mrekulli qe po bejne shqiptaret e vertete ,punetore ,guximtare e te mencur .TV Italian ,pavaresisht situatave politike,cdo dite promovon bukurite dhe vlerat e Italise.Por skam pare kurre nje,, analist,,te thote dicka te mire per Shqiperine per mbi 8 muaj…Nje lukuni llafazanesh qe vetem helmojne atmosferen ,qe nxisin konflikte ,deri ne lufte civile…Me neverit nje fare Lubonja I cili kur pyetet nga,, Parrucat,,e radhes…vini re koincidencen,te dy pinjolle nomenklature,ferkon duart,ben sikur mendohet …dhe fillon vrerin e tij duke perfunduar ,ska rruge tjeter ..duhet dhune ..revolucion ,sepse ne Shqiperia nuk jetohet…Nderkohe ,,Parrucet,,nuk kundershtojne ,qeshin ,sikur perplasja e dhuneshme eshte feste .Dhe asnje fjale per ata qindramijra shqiptare te te gjitha kategorive qe punojne,prodhojne ,sherbejne ,per qindramijra turiste qe megjithese vijne nga vende te pasura dhe zhvilluara ,deklarojne …Shqiperia,popull jashtzakonisht mikprites,ushqim I mrekullueshem ,natyre e bukur.Natyrisht ata I shikojne problemet ,por Jane njerez me kulture dhe humane,mbjellin optimizem dhe Jo zi si,,Lubonjat,,dhe ,,Parrucat,,.
    Rudina,veprim shume more qe promovon vendin,Shqiperia nuk eshte e politikaneve ,eshte ne radhe te pare e atyre qe duke punuar per mbijetese,punojne edhe per vendin,per zhvillimin dhe pasurimin e tin .Sepse vetem me ,,zi,,,pa optimizem nuk arrihet askund.

  3. Bambi says:

    Nice… Flm Rudina !
    Kemi shume nevoje per shkrime te tilla. Te çilterta dhe njerzore…
    Larg nga politika agresive kafsherore, larg nga vrasjet, larg nga korrupsioni, larg nga grabitjet, genjeshtrat, mashtrimet, sharjet …
    Rrofsh, se me dhe disa minuta te bukura…

  4. Nuk shkohej apo nu shkoje o gazetare se po me ben edhe mua ne ?
    Dhe kur te realizohen te gjitha keto,ne do ankohemi se si e ndotem detin dhe ambientin.
    Do kujrojme se sa i virgjer ishte Sazani dhe do ta bejme sic kemi bere gjithe Shqiperine nga Lura ne Butrint.

  5. FATMIRI says:

    KU KE QEN ME PERPARA TI MOJ GAZETARE LESHI

  6. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    pordhe me rigone,nje vend i bukur[te pakten sipas jush] me njerez te mallkuar nuk mund te kete vlere kurre kshq vari kkkkkkkkkk……………hani byrek e kerrminje tek ”mjeshtrit” e restoranteve[nese mund te quhen te tilla] se sallatat apo frutat[dhe jo vetem] lahen akoma me uje cisterne apo bidona plastike te mbushur diku …………kjo ne 2019!
    nejse,per ju qe jetoni aty,enderroni se nje dite do te behet[te pakten sipas jush] mgjs ne asnje vend arab ”mbrekullia” ka mbet ne leter…………..

    1. ILYRIA Frankfurt am Main says:

      Vulgariteti i Shkrimit tuaj me ben te qesh……..po pse do thuash ti ?
      Per Faktin sepse edhe une si Rudina po “fantazoj” Femijerine , Adoleshencen e me vone Ditet e Jetes suaj ne Shqiperi (sepse , sipas Fjaleve qe shkruani , nuk jetoni ne Vendin me te bukur ne Bote, SHQIPERI )……..duhet te kete qene me shume Dhimbje Koke , te Vjella , Dru vendce , etj, etj….ju parafytyroj me shume Pucra ne Fytyre , Lekure teper te Kuqe dhe shume te shkurter ( 1,48 M )…Dhimbjet ju paskan shoqeruar gjate gjithe asaj Periudhe ne Shqiperi….aq te forta paskan qene saqe “Vrerin dhe Helmin”, qe e materializoni ne kete cope “Shkrim”, kujtoni se deshperon ndonje shqipetar….e kunderta ndodh……..Une qesh me ju dhe, per te thene te verteten prandaj po i shkruaj keto 10 Fjali………me dhimbseni shume…….Po behu Djale i forte dhe shiko Hallet qe s`te jane ndare gjithe Jetes…..me pak Durim e besim tek vetja do ja dalesh……..dil shpesh ne Ajer te paster…pi bollshem Uje gjate Dites….po pate Kohe leviz ne Kembe ose me Biciklete……..frekuento KInema apo Teater……shoqerohu me Njerez pa Halle si ti……etj ,etj si keto……….Keshillat i ke falas nga nje Shqipetar …….dhe e fundit Feja e shqipetarit eshte shqiptaria…….

  7. Soditesi says:

    Edera me sy hapur. Anijet dhe barkat qe sheh ti vete ndotje Kane per te sjelle. Provo te shohesh njeçike vdekjet nga kanceri sa jane shtuar ne Vlore. Si nuk u la nje qoshe e Shqiperise pa u ndotur. Karaburuni e Dazani duhet te jene park natyror dhe arkeologjik. Si Montekristo Ku vetem nje mije vete ne vit Mund te shkojne. Ju doni ta ktheni ne gjiriz.
    Leri pastaj ushqimet bionde Seman, mes gjithe asaj ndotjeje dhe pak km larg tokes se helmuar me nafte.
    Po shqiptaret nuk duan te ardhme te shendetshme po’ hartime me luge bosh

  8. Askushi says:

    Bravo Rudina, promovojeni vendin tone.

  9. kazani mediatik says:

    Fantazia krijuese e nje gazetareje meso grua qe nuk kapercen as nivelin e gjimnazit..

  10. MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH DRITAN HILES says:

    MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH DRITAN HILES DHE BLEDI MANES QDO 2 HERE NE JAVE KURSE TAULANT BALLES DHE LAL DHJERIT JA FUT KARIN NR BYTH 4 HER NE JAVE .MERO GELBAZA FREFERON MJE FUT KARIN NE BYTH KUR ESHTE BYTHA ME MUT DHE ME LESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje