Pak më pak se gjysma e shqiptarëve, më saktë 40% e tyre kanë tendencën të kenë besim te qeveria.
Në këtë përfundim arrin Eurobarometri i pranverës së këtij viti; një raport në formë ankete i publikuar nga Komisioni Europian. Kjo do të thotë se, shqiptarët kanë besimin më të ulët në rajon ndaj qeverisë, pas Maqedonisë së Veriut.
Ajo që bie ne sy është fakti se besimi i shqiptarëve te qeveria ka rënë ndjeshëm, pasi vitin e kaluar, ata që kishin besim ishin 47%, nga 40% që janë sot.
Krahasuar me mesataren europiane, çuditërisht, shqiptarët kanë më shumë besim te qeveria e tyre, madje krahasuar edhe me vende tepër të zhvilluara, si Franca, Italia apo Spanja, që janë edhe tre ndër ekonomitë më të mëdha europiane. Norma e besimit ndaj qeverisë në Bashkimin Europian fiksohet në 34% .
Një tjetër e dhënë që bie në pah është norma e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe ato europiane të shqiptarëve që mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, paçka se norma është mjaft e ulët.
Vetëm 11% e të anketuarve mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, ndërkohë që mesatarja europiane fiksohet në 8%. Madje, paradoksalisht, shqiptarët e vlerësojnë shërbimin publik në Shqipëri më shumë se italianët, francezët apo spanjollët në vendet e tyre.
Pëlqimi i shqiptarëve ndaj shërbimit publik është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.
Pra, në një kohë që Shqipëria është vendi europian që ka normën më të lartë të dëshirës për të emigruar, paradoksalisht ka edhe ndër normat më të larta në Europë të pëlqimit ndaj qeverisë dhe shërbimit publik, madje edhe më shumë se në vendet ku vetë shqiptarët po emigrojnë gjatë viteve të fundit, si psh Franca.(scan)
Po loqe popull. Hiena politikane. E sa te kene idiotet qe shkojne votojne hienat… ne rregull jane hienat.
300 milion euro 20 km rruge ! Edhe ure ne det me bo 20 km nuk vlen kaq. Populli eshte i lumtur ! E pranon k.rin me deshire.
Po ketu si asgjekund eshte partia mbi te gjitha e nuk eshte qeveria! Kujt ja mban te dyshoje tek partia!!!!Fluturon nga puna,biznesi me gjithe familje e farefis e ne mos si krahine! Ndaj shqiptaret shfaqen sikur besojne verberisht!!