Militantët e PD "kryqëzojnë" Bashën: Çfarë borxhi të kanë demokratët, legen

8 Gusht 2019, 09:51Politika TEMA
Militantët e PD "kryqëzojnë" Bashën:

Kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi dogji mandatet, duke u larguar nga institucionet qëndrore, i dorëzoi edhe pushtetin vendor mazhorancës.

Basha i dhuroi në tavolinë 61 Bashkitë kryeministrit Edi Rama me 30 Qershor.

Demokratët nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre si në institucionet qëndrore dhe në ato vendore, për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të Lulzim Bashës.

Marrja e detyrës nga kryebashkiakët e rinj dhe konstituimi i këshillave bashkiakë, është drejt fundit. Dje u mor Bashkia e Kamzës, dhe pritet tashmë të merret dhe Bashkia e Shkodrës, të cilën Voltana Ademi këmbëngul se nuk do ta lëshojë.

Ndërkohë që ndodh e gjithë kjo situatë, Basha nuk është në Shqipëri. Kryebashkiakët e djathtë të lënë në mëshirë të fatit janë detyruar të largohen ashtu siç ndodhi dje me Bashkinë e Kamzës.

Basha është mjaftuar me një postim në rrjetet sociale, ndërsa kryebashkët e djathtë që i la në mes të rrugës, përfshirë këtu edhe atë të Kamzës, Xhelal Mziu, kanë shmangur përplasjet dhe sherret që mund të degjeneronin deri tek përdorimi i armëve.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!”, shkruan ndër të tjera Basha në rrjete sociale.

Nuk ka ditë që demokratët të mos shpërthejnë kundër tij. Nga komentet që shkruajnë tek postimet e Bashës në rrjete sociale, vërehet një zemërim i madh, që vështirë se do të zbutet.

“Nuk nuk e keni hiç mirë që i latë dhe po i lini bandat e socialistëve të sillen në këtë mënyrë me shtetin, ligjet e shtetit dhe popullin demokrat. Nëse populli nuk udhëhiqet drejt nje revolucioni permanent për përmbysjen e diktaturës sot, nesër do jetë tepër vonë. Dorëzimi i pushtetit lokal ne duart e diktaturës është akti më i rëndë politik. Rama nuk ikën me parulla, po duke e nxjerë me zor nga zyrat. Parullat dhe faktet nuk janë njëlloj. Jemi shumë të irrituar nga kjo sjellje dhe frika juaj ndaj guvernatorëve”, i shkruan një demokrat Bashës.

Por, holandezi fluturues nuk ka kohë për t’u marrë me demokratët dhe për t’i sqaruar një për një.

“Pse nuk organizoni tani protesta që janë kthyer shqiptarët në vendin e tyre nga emigrimi për pushime se ne e dimë tamam si rrëzohet mafia qeveritare siç bënë në Rumani para pak vitesh”, sugjeron një demokrat.

Protestat nuk organizohen me kaseta të shpërndara nga zyra e shtypi apo dhe postime në rrjete sociale dhe as nga Holanda e Portugalia.

“Ua dhurove, i more në qafë demokratët. Ika nga Shqipëria kur morën komunistat shtetin dhe me sa shoh këta me ty Lul, s’do e lëshojnë më….

Vota sot është arma e luftës, por ju e shitni armën tuaj edhe futeni në luftë me duar boshe, kërkoni të luftoni me thonj. Ky Lul gomari i ka punët në terezi edhe Rama po ashtu, por shqiptarët  të ngrihen nëpër protesta, ngrihuni e futuni flakën këtyre dy kopilave për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa…..

Shqiptarët dhe demokratët të kanë dhënë gjithë mbështetjen, por ti i more në qafë. Hapi rrugë ndonjë tjetri, se nuk je për këtë punë z. Basha…

Z.Basha faji i juaji është që këta bandit, siç i quani ju po vjedhin vendin  dhe po e bëjnë që  çdo shqiptar të urrejë vendin tonë. Pra, fajtor je ti i pari, që bën pakt me Edi Ramën, që i dhurove të gjitha bashkitë gjakpirësëve si Rakip Suli”.

Janë këto disa nga komentet e demokratëve që kanë vërshuar në rrjetin social të Bashës.

Nuk ka të ndaluar zemërimi i demokratëve me Bashën. Ata e argumentojnë me fakte dështimin e tij.

“M 14 Tetor Edi Rama pati deklaru se Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 61 Bashki. Plot dy muaj ti Lulzim Basha na the se nuk ka zgjedhje me 30 Qershor. Ku jemi sot o Lul? Ku i ke sot Bashkitë Shkodër, Lezhë, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Tropojë dhe kur kanë qenë në dorë të PS-së.

Nëse Partia Demokratike do hynte në zgjedhje me kandidatet e vet sa Bashki do kishte të vetat sot? Çfarë borxhi të kanë demokratët ty o Lul që i mban peng njëlloj sikur Edi Rama, që tallet me shqiptarët si ti dojë qefi, vetëm qe ti je në krye të Opozitës.

Turp që mburresh me 85% që nuk morën pjesë në votime. Po të merrnim pjesë në votime me kandidatët tanë sot Partia Demokratike do të kishte 40 Bashki të veta”, argumenton një demokrat.

Komentet shpërthyese të demokratëve janë të shumta. Kjo tregon dhe se si do të vazhdojë aksioni i famshëm opozitar në Shtator, që siç duket pa nisur ende është i dështuar, pasi Basha do të ndëshkohet nga demokratët që i gënjeu dhe tradhtoi.

18 komente në “Militantët e PD “kryqëzojnë” Bashën: Çfarë borxhi të kanë demokratët, legen”

  1. Trump says:

    Shba e Jo Luli do te nderhyjne me masa te jashtezakonshme ne keto sitiata te jashtezakonshme ekonomike,politike e sociale qe po perjetojne shqiptaret.Cdo minute qe vonon nderhyrja e tyre eshte katastrofale per vendin e me impakt te drejteperdrejte ne te gjithe shqiptarine.Te sillen shqiptaret e mire e te ndershem me shpejtesine e drites ne krye te vendit.Natyrisht te jene dhe te afte e te hedhin bazat e ekonomise kombetare e te demokracise shqjptare.Zgjedhjet vetem te lira e te ndershme jane guri i pare i ketyre themeleve.

    1. Komentuesi says:

      Te gjithe keta demokrat qe shperthejne kundra Bashes jane idiot,budallenj dhe te paskrupullt.E para ps-te nuk ka banda.Per vjedhjet qe thot Basha apo disa te tjere qe jua ka enda te flasin nga bytha,nuk kane fakte por fjale ne ere.E treta-Rama dhe qeveria e tij nuk rrezohen kurre nepermjet dhunes dhe kete e ka te qaet ç’do demokrat,ai rrezohet vetem me voten e lire.Kjo propagande eshte per t’u pjerdhur mendjen disa injoranteve te opozites,te cilet i marin si per te verteta.Eshte vetem e drejt ajo kritike ndaj Bashes qe dogji mandatet,doli nga parlamenti,kundershtoi zgjedhjet e 30 QERSHORIT DHE SOT PD-KE ESHTE E PAPERFAQESUAR NE ASNJE INSTACE VENDOR DHE QENDROR.Rama do jete kryeminister per shume kohe sa te jete Basha,Berisha ne ate parti.

  2. Shoku says:

    Te nderuar demokrat te theshte ! Eshte e vertet qe ju sot nuk jeni te perfaqesuar ne asnje institucion te pushtetit vendor,por edhe ne institucionet e larta te shtetit e sidomos ne tempullin e debatit politik ,ne parlament. Nerastese ende vazhdoni t’ia hidhni fajin Rames,perseri gaboni. Jo vetem qe gaboni,por gaboni rende. Fajin ua ka lidershipi i opozites,dukr filluar nga sali Berisha ,dirigjenti i opozites e aktoret : Lulzim Basha me grupin parlamentar si dhje ata satelitet e PD, te cilet gjoja jane kryetar partishe,por ne fakt nuk kane parti dhe deputet dalin nga PD-ja. Saliu,Luli,Iliri,Monika, Dashi ,Vangjrli e i famshmi Fatmir Mediu, deshtuan qe kur dolen nga parlamenti. Nuk u mjaftoi kja ,por nuk hyne as ne zgjedhjet e 30 qershorit. Per keto zgjedhje fajin kryesor e ka presidenti Ilir Meta me ate cdekretiomin e dekretit per 30 qershorin,veprim qe u kritikua edhe nga opinioni mderkombetar. Gjejeni gabimin zotrinj demokrat,pasanik, e varfetar, , gjrjrni ,jo tek Rama ,por nr gjirin tuaj. Edhe kur thoni se Rama duhet nxier me force,perseri gaboni. Vota,zotrinj demokrat,vota te jep e ta merr pushtetin. Pushtetin e mer opozita konstruktive e jo opozita qe shane nga nena,baba,motra ,vellai e gruaja. Me thonoi zotrinj demokrat,ne cilin fjalim Berisha ka trajtuar problemin ne menyre llogjike ? Po Luli ? Po Monika? Krahasoni diskuimin e Andi Permetit, ndaj ministres se arsimit e thoni se cili bene oponence … Saliu duke share nga familja ,apo Andi Permeti…… Populli thote: ” O balo te hengert tenja,se eke murtatin brenda” Edhe ju te nderuar demokrat, mos e kerkoni fajin jashte shtepise tuaj ,por brenda saj, dhe miqeve tuaj. Te rroni vet se lidershipi u la!

  3. and says:

    Dava talibanesh ! kur chef emrat e komentuesve (Fazil, Osman, Rakip….) s’ka nevoj per koment sa perendimore echte PD ?!

    1. Dyrrah says:

      Pse emri e bon njeriun o kungull…

  4. Shqiptar says:

    Mos harro qe pushteti merret me VOTA. Harroje revolucionin PD-ist, meqe dashke nje shtet te rregullt hyre ne zgjedhje dhe fitoji ato. Akoma mbillni faren e dhunes…..cfare psikologjie…

  5. EJ says:

    Basha duhet të shporret nga PD-ja sa më shpejtë.
    Është një njeri i paaftë dhe pa vizion.

  6. gimi says:

    O ti demokrat pa emen , pse tashti ju doni me ja lene te gjitha fajet Lul Bashes , jo se nuk e meriton por te gjithe ju e keni nxit te perfundoje si perfundoj ai bashke me ju . Ju bertisnit neser Luli behet kryeminister se rrezojme Ramen . Nuk doli asnje nga ju me thene qe mire mo po si rrezohet Rama pa marre pjese ne votime, biles ju bete shpikjen e fundit qe pa marre pjese ne votime thate kemi fituar 85% , pastaj ju tha Berisha jo aq po 94 % dhe e late 94% sa ne kohen e Enverit se Bèrisha ka debules .

  7. BuddyPhype says:

    Begin Internet Dating Now! Whether you are seeking a new love, or you are a sporting activities follower searching for a day with a person who shares your passion and rate of interest, or you are seeking a vegan dating partner, our complimentary dating site can assist you discover the day or relationship that fits you finest.
    a lot more on the link http://amazon.comпјЏprivateпјЏbonusпјЏ@3119923437/yu6xD

  8. Olimpia says:

    Ish kryebashkiaket e PD,Jo te LSI,ne se do te futeshin ne zgjedhje te pavarur,me nje program konkret,larg politikes idiote antishqiptare te Berishes dhe Metes ,sigurisht do te kishin mundesi te fitonin .Dhe po te deklaroheshin se mbeshtetnin cdo veprim qe shkonte ne favor te integrimit ne BE ,pavaresisht se qeveria eshte e PS,te tjere kandidate mund te merrnin Durresin ,por ndoshta edhe Elbasanin.Mjaftonte pak logjike element are per ta kuptuar kete .Ekstremistet ,Jo te gjithe,qe I bejne thirrje Bashes per ,,revolucion,,nuk kane kuptuar pikerisht se veprimet ekstreme gati fashiste te Bashes dhe ,,pasionares,,Mona nen drejtimin e hitlerucit Berisha dhe trafikantit Meta e shkaterruan plotesisht opoziten ,dogjen edhe te moderuarit bashke me ujqit e terbuar.Per fat te keq edhe disa ish pinjolle te feudaleve shqiptare qe hiqen te djathte,e shikojne te ardhmen so ne vitin 44..me parrulla antikomuniste,kur Rama eshte me liberal se at a qe quhen te djathte.Patozi,R.Hajdari ,Topollaj,Permeti dhe disa te tjere e kane kuptuar se duhet te shkojne drejt ideve dhe praktikave te qendres se djathte europiane,por Jane vone ,nuk kane nje linje te qarte dhe platforme organizative .Sa me shpejt te dalin nga kjo paqartesi aq me shume elektorat te moderuar do te marrin.Ky eshte mendimi im ne interes te vendit,nderkohe qe personalisht mbetem gjithmone ne krahun e zemres dhe do te deshiroja zevendesimin e Rames me nje personalitet te ri te majte te shkolles se re perendimore qe perfaqesohen nga Piketty,Corbyn,Sanders,Cipras,pse Jo edhe nga Pese yjet etj.Eshte koha qe superfitimet e kapitalit te madh te rishperndahen me drejte dhe Shqiperia e atyre qe kane grumbulluar pasuri marramendese ne kurriz te pagave mjerane duhet te beje kthese,ndryshe gjithcka shkon drejt mjerimit dhe falimentit.PS duhet ta realizoje shpejt kete obligim,ndryshe historia do ta denoje rende.

  9. juristi says:

    keta mender kritizeret sipas vogobolarit te perdorur dhe mendimeve katastrofike per fat te keq nuk kane mbaruar as filloren.Pere keta Basha nuk e qeth fare nderkohe qe e ashtuquajtura elite intelektuale e kesaj force politike ka rene ne gjume ose eshte e intimiduar nga baba saliu.

  10. Milan says:

    Per cfar protesta po flisni o kriminelet e PD,shtet do bej vetem Edi Rama se eshte shqiptar e patriot.

  11. USA says:

    Luli sali na rrofshi K…QET. Si e late ne balte mziiiun dhe volpicin.

  12. Elba says:

    Komplet Lidershipi I P.D.se duhet telargohet.Basha,Sala,Paloka,Begeja.D.Shehi,Fatmir Mediu te qerohen,t’i rrine larg P,D.seMjaft me.Pd mund te ringjallet Duhen te rinj te paperlyer,qe ngjallin besim dhe miresi.Kjo eshte nje thirrje e sinqerte e nje Demokrati ne shpirt,qeurren genjeshtren dhe dhunen.Koha nuk pret.Nesr do te jete vone.Mos harrojme se PD ja eshte pasuri Kombetare.Te gjithe sa permenda me lart e kane pare P.D.ne si nje Lope,qe duhet mjele.Genjeshtare dhe mashtrues.Injorante te pakufinj.Pushteti eshte obligim.Te permiresohet jeta e Popullit.Te ecesh perpara,ngadale,por te sigurte.

  13. Çimi says:

    Basha Ik ,qerohu,zhduku . Protesta Basha Ik.Po ndenje më ,PD do shkrihet.

  14. Jetmir Gjoni says:

    “Toke e xanun” filozofia e Kryeshpellarit Saleh Brekeskisha (tani shet tangat e Karmines ne Bllok) ka marre fund. Populli shqiptar e njeh mire kadavren politike PD qe kuterbon boten me eren e shpifur te hajduterise, mashtrimit dhe krimit ordiner.

  15. Elba says:

    Sa me shpejt te largohen te diskritituarit,PDjado te shendoshet perseri.Sala,Luli,Muli,Begeja,Paloka,nuk duhet te jene me pjese e PDse.Dashamir Shehu,Fatmir Mediu,per c’farei nevoiten PDse?Me vjen keq per Demokratet e vertete.Realisht ato jane humbesit e vertete.C’fare humbi Saliu?Po Ilir Meta?President,Kryeminister dy here.Prona pa hesap.Fati u ka buzeqeshur,por dhe e kane kerkuar.Demin me temadh e ka shkaktuar Doktorr Adhamudhi.Ilir Meta nuk ngelet mbrapa.Duhen te rinj me vision,te vendosur dhe shpirtmire.Ta duan Shqiperine,te duanPopullin dhe Lirine.Te ecin perpara dhe pse ngadale por te sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje