Nga Ylli Pata
Prej disa kohësh, komentatorë pranë opozitës po konturojnë gjithnjë e më shumë Ilir Metën, jo thjesht si drejtuesi i institucionit të parë të shtetit, i cili po përpiqet që të balancojë peshoren e pushtetit të madh të mazhorancës ekzekutive, por si një antifigurë e kreut të mazhorancës, apo rivalin e tij politik.
Kjo ka sjellë diskutime të shumta që kur Presidenti Meta ka zbritur tashmë në fushën e betejës me Edi Ramën dhe nuk po e lufton vetëm me deklarata të egra politike të hartuara nga një staf i presidencës që është kthyer në një shtab lufte politike ku nuk kursen asgjë ndaj kundërshtarëve, por edhe me dekrete e ç’dekrete tashmë, ku ato për 30 qershorin dhe 13 tetorit janë më kulmorët.
Gjithsesi, lufta e përplasja politike, madje e acaruar shumë sipas periudhave që e ushqejnë shefat dhe kontigjentet e tyre “ushtarake” mbështetëse, që zbutet kur këta të fundit marrin pushimet luksoze të verës, është një panoramë që shqiptarët e njohin, janë mësuar dhe madje dijnë ta lexojnë perfekt se çfarë po ndodh nga mesazhet e kodifikuara.
Agron Duka, shkruante me ironi në faqen e tij të rrjeteve sociale, se në Shqipërinë e vitit 2020, në pushtet vihet me kaçavidë, dukë përdorur si diçiturë një pamje të hyrjes së kryebashkiakut të ri socialist të Kamzës, çka ishte një nga eventet më epike të teatrit absurd politik shqiptarë të 30 viteve.
Një batutë e gjetur, por që realisht e çuditshme është sesi në Shqipërinë e vitit 2020, politikanët që kërkojnë të sjellin ndryshimin në vend, nuk vijnë natyrshëm, si në shumicën e vendeve demokratike; nga shoqëria, politika milituese e fortë opozitare në Parlament, por nga dyert e pushtetit.
Tony Blair, që në fillimin e viteve 90 të shekullit të kaluar rrëzoi hegjemoninë e së djathtës theçeriane që tronditi komunizmin, u ngjiz e sfidoi kundërshtarët në Parlament duke dalë si alternativa politike e ndryshimit. Edhe shembuj të tjerë ka plot: e jo vetëm nga e majta. Leh Valesa tronditi një regjim në krye të sindikatave të kantierit detar të Gdanskut, apo edhe Beppe Grillo me 5 Yjet e tij në Itali zhvilloi një betejë mbi 10 vjeçare derisa u kthye në një alternative politike.
Por në Shqipëri, alternativat nuk munden dot të lindin, edhe nëse ndodh, ata do të shkatërrohen në nisje.
Këtu tek ne prej vitit 1990, të gjithë lojtarët që kanë marrë në dorë stafetën e kryendryshuesit kanë dalë nga një intrigë pallati apo derë pushteti.
Dihet tashmë që Sali Berisha u bë lider i opozitës së parë antikomuniste në vend, pasi doli nga zyra e Ramiz Alisë, dhe marrëveshja e parë politike me pushtetin nuk ishte hartimi i një Kushtetute për bashkëjetesën demokratike por i një qeverie të përbashkët që do të siguronte pushtetin pas një viti.
Fatos Nano, u emërua kryetar i Partisë Socialiste, pasi ishte bërë dhe më pas larguar nga posti i kryeministrit të Shqipërisë.
Pandeli Majko, i cili qe i pari në PS që sfidoi Fatos Nanon për postin e kryetarit, ishte Kryeministër në kohën që e mori nismën, ndërsa kryetari kishte zbritur nga froni.
Ilir Meta, krjioi LSI-në, polin e tretë real politik në vend pasi kishte qenë kryeministër dhe Zv.kryeministër.
Lulzim Basha, u “farkëtua” si lider i partisë më të madhe të së djathtës në Shqipëri, PD-së, pasi u “pompua” nga mentori i tij politik në tre postet më të rëndësishme e më me buxhet të ministrave në qeveri dhe në fund mori bashkinë e Tiranës në një betejë frenetike pa përjashtuar asgjë me qëllimin e vetëm për ta mundur Edi Ramën që ky i fundit të mos vinte në pushtet me opozitën e tij të fuqishme të së majtës. Edhe vetë Rama, para se të bëhet kryebashkiak i Tiranës, ku formoi substratin e tij politik dhe elektoral, edhe pse kishte një firmë e zë të njohur në publistikë e aktivizimin civil, u ul njëherë në karrigen e një ministri, siç ishte ai i Kulturës.
E tani sërish, po tentohet të pompohet precedenti i Presidentit që pasi të lërë postin do të marrë në dorë opozitën për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të bërë çfarë? Sërish vetë kryeministër?! Apo Basha, që natyrisht vetëm këtë post nuk ka provuar deri tani?!
Prej 6 vitesh këtu po sillet politika në Shqipëri si një vorbull marramendëse në një rrjedhë lumi që duket se lëviz, por në fakt është aty dhe çdo ditë është e njëjtë dhe mankth si në filmin “Groundhog Day”, ku nuk ka të nesërme dhe protagonisti luan me të gjithë personazhet pasi i njeh me dhëmbë e dhëmballë.
Këtu nuk ka as rrjedhë të fortë që të marrë përpara llumin që gjen apo stuhi që të trondisë nga themelet sistemin e kalbur, por vetëm një lojë që luhet nga pallati, edhe kur njerëzve ju ka ardhur në majë të hundës.
Ndaj të gjithë presin se ajo e shumëpërfolura Reformë në Drejtësi do të shkundë Pallatin nga themelet për të prishur njëherë e mirë një sistem që kurdis udhëheqës si me çelës, duke i nxjerrë nga deriçkat e studiove ku prodhohen matrioshkat që recitojnë papushim dhe ushqejnë një Panair Vaniteti që është kthyer edhe në GDP për të gjithë shkelësit e ligjit e krimebërësit në këtë vend, por një ferr për qytetarët e tjerë.
Epo e ka thënë me kohë babai i konservatoruzmit, filozofi irlandez Edmund Burke: “Ata që kanë pushtetin sot i kanë rrënjët nga e kaluara. Ata që përpiqen të kontrollojnë të kaluarën, mendojnë për pushtetin e së ardhmes.”
Po, nuk ka slternativa se te gjithe dalen nga zyrat e shtetit, zevendesojne njeri tjetrin, pasurohen e ia rikthen pushtetin atij qe ia mori. Keshtu u nis kjo demokrci e ndertuar nga komunistet. Dhe tani kemi nje kenete te qelbur qe s’durohet me.
Ne dallim nga popujt e tjere me udheheqes politik ato qe permende ne artikull, ti o Ylli haron qe aresyeja kryesore e ketij lloj ndryshim pushteti dhe raca e politikaneve tek ne eshte kriza morale e ketij populli qe me patjeter do prodhoje kete lloj klase politike.
Ska si te ndodhe ndryshe.
Je perpjekur te thuash dicka por corben e ke gatu keq.
KUR DO E ARRESTOJN KETE BURRIN E KURVES
HEKURAT KETI QELBANIKUT SE E KA MBUSHUR KUPEN
Dhe secuenca tjeter o Ylli do jete filmi DARK CITY, qe nata ishte jeta e nje qyteti ,Qe njerzit kujtonin se jetonin dhe dashuronin po ishin kavje eksperimentale,,ku dielli ishte zhdukur ,,deti ishte iluzion dhe doktori ne 12 bente eksperimentet e kujtimeve[ sec cme kujton LALI BERIN KY DOCTORI]’, nderkoh e njerzit kur zgjoheshin kujtonin se ishin pjese e nje comuniteti por ishin tek pulle ne mes te eresires me nje vend kokeposht
.