VIDEO: Forcat Speciale shkojnë të arrestojnë ish-presidentin e Kirgizstanit, përplasen me armë me rojet

8 Gusht 2019, 15:41Politika TEMA

Një përballje dramatike me armë zjarri shpërtheu jashtë rezidencës së ish-presidentit të Kirgizstanit, Atambayev, pasi forcat speciale zbarkuan aty për ta arrestuar pasi ai akuzohet për korrupsion.

Trupat e armatosura, të veshur me veshje anti-plumb sulmuan rezidencën e Atambayev në fshatin Koi-Tash në orët e vona të së mërkurës, ndërsa mbështetësit e tij mbruan atë me shkopinj dhe gurë.

Dëshmitarët thanë se të shtëna u dëgjuan brenda rezidencës, por nuk ishte e qartë se kush kishte qëlluar.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare këmbëngulte që mbështetësit e Atambayev ishin duke përdorur armë zjarri kundër trupave, të cilët kishin vetëm plumba gome në krehërat e tyre.

Ministria e shëndetësisë raportoi se të paktën 46 njerëz, mes tyre 15 forca të ligjit, u plagosën në përleshje, duke pësuar plagë me armë zjarri, tronditje dhe lëndime në kokë.

Sipas raporteve, Atambayev u arrestua dhe u mor që andej me helikopter.

7 komente në “VIDEO: Forcat Speciale shkojnë të arrestojnë ish-presidentin e Kirgizstanit, përplasen me armë me rojet”

  1. Muca says:

    Ajdeni dhe nje xhiro nga Tirana se kemi dhe ne ca pesionist te coruptuar

  2. Keshtu ka per te ndodh tek vilat e hajduteve ne lalez.
    Saliu familja hajdute e maceve te munikes,gerdeci,mul noka e te gjithe bllokmenet e rinj jane mbledh ne lalez dhe eshte me lehte per ti kap,por kush ka byth ti kap keta maskarenj

  3. TOMAS says:

    MOS U TREMBNI.NUK NDODH KJO TE PSEUDOPRESIDENTI JONE.AI KYCET KASHTES KA ,VETEM SE GENJEN MENDA QE ESHTE I FUQISHEM.POST KOMUNISTET E FUTEN NE KUSHTETUTE.

  4. TOMAS says:

    JO TEK NE ,SEPSE I YNI ESHTE PA FUQI.AI VETEM SA MER NJE ROGE.

  5. Nik says:

    Fotokopje e qeveris berisha 1997/8 tentaiv pèr grusht shteti , tragjedia e gèrdecit,katèr paqedashès tè vrar nè qendèr tè tiranès,aktualmente sèbashku me disa horra kèrcènojn nèn petkun e deputetit etj se do tè zvarrisin rrugès kry/ministrin sikur kètu jetojm nè botèn e pestè.Ligji dhe vetèm ligji e shpèton nderin e shtetit prandaj nxitoni sa mè shpejt pèr reformèn nè drejtèsi.

  6. BRSS says:

    SI PUNA E KETI DO JA BEJN EDHE ILIR ZAGARIT

  7. Askushi says:

    More cna duhet neve me Kirgisistanin? Nuk shikoni koklopen tone?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje