ANKESA: "Bëjini presion Ramës për Valdrin Pjetrin", demokratët e Shkodrës i shkruajnë letër ambasadorëve për të mbajtur Voltana Ademin

8 Gusht 2019, 17:56Politika TEMA

Dega e Partisë Demokratike Shkodër ka shpërndarë një letër për mediat të cilën pretendon se e kanë firmosur qytetarët.

Letra u drejtohet përfaqësive të SHBA, BE-së dhe Italisë në Shqipëri dhe kërkohet pezullimi i betimit të Valdrin Pjetrit në krye të bashkisë së Shkodrës në datë 15 Gusht.

PD-ja përmes letrës pa asnjë emër, firmë apo vulë, por që thotë se është e qytetarëve shkodranë u kërkon ambasadave që të ushtrojnë presion te Rama për të mos konstituuar këshillin bashkiak derisa Italia të sjellë përgjigjet zyrtarisht për akuzat që selia blu ka ngritur ndaj Valdrin Pjetrit.

“Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë” thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë që u shpërnda nga PD-ja Shkodër, që deklaron se e firmosën qytetarët

KERKESË

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri

Ambasadës së Republikës së Italisë

TIRANË

Me konsideratë të lartë, ne një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës Ju drejtohemi lidhur me situatën e pazakontë që po kalon qyteti ynë para dhe pas votimeve të 30 qershorit!

Në një kohë kur pushteti dhe shteti në Shqipëri sot janë e njëjta gjë, kur institucionet e drejtësisë mungojnë, kur ata që duhej të përmbushnin garancitë e një procesi zgjedhor demokratik janë shndërruar në vegla politike, ne na vjen ndermend vargu i poetit kombëtar NaimFrasheri që thoshte “dielli për shqiptarët lind nga perëndon“!

E vetmja shpresë sot për shqiptarët e cfilitur, të vjedhur, të mashtruar, mbeten SHBA-të, dhe Europa demokratike! Qyteti ynë ka sakrifikuar shume në perpjekjet e tij kundër tiranisë ndoshta më shumë se çdo i ngjashëm i tij në Europën Lindore, me qindra martirë e dëshmorë të Lirisë, mijëra të internuar e të persekutuar!

Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë!

Me 30 qershor në Shkoder nuk pati zgjedhje por votime nga më të turpshmet e të paimagjinueshmet! Megjithatë kaq e madhe ishte diferenca ndërmjet vullnetit qytetar dhe rezultatit, saqë kandidati monist mori vetëm 6% të votave të njerëzve të administratës, te të joshurëve dhe të kërcënuarve!

Tashmë prej disa ditësh, krerët e Opozitës dhe mediat, kanë akuzuar zotin ValdrinPjetri për mashtrim në deklarimet e tij lidhur formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ si kandidat! Sipas këtyre akuzave, zoti Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga organet e drejtësisë italiane! Ai nuk e ka përgenjeshtruar këtë akuze në asnjë moment! Kryeministri po hesht siç ka bërë edhe më parë me të tjerë kryebashkiakë të tij, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, duke i marrë në mbrojte politikisht! Ai ka hequr dorë prej tyre pas disa vitesh, kur provat janë, konfirmuar totalisht dhe presioni publik ka qenë shumë i fortë!

Të nderuar ambasadorë,

Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qeverinë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent kriminal, të mos kostituohet si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit ValdrinPjetri! Kështu ndihmojmë edhe vetë zotin Pjetri sot, për të mos e shpallur “nongrata” në Bashkinë e Shkodrës nesër.

Pezullimi i këtij kostituimi, është më i lehtë dhe demokratik se sa njolla e rëndë që mund ti vihet qytetit antikomunist, nëse zoti ValdrinPjetri konfirmohet si shkelës e dhunues i ligjit e genjeshtar nga pikëpamja e etikës civile! Mbetemi me shpresë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë!

7 komente në “ANKESA: “Bëjini presion Ramës për Valdrin Pjetrin”, demokratët e Shkodrës i shkruajnë letër ambasadorëve për të mbajtur Voltana Ademin”

  1. TOMAS says:

    ZOTI ME NDJEFTE ,POR KETA JANE BERE PER HEKURA.KAQ IDIOTE JANE SA KUJTOJNE QE JANE QENDER E BOTES PER NJE KRYETAR BASHKIE?NUK ESHTE PUNA QE TREGOJNE NIVELIN ME TE ULET INTELEKTUAL ,POR JANE DUKE NA TURPERUAR NE BOTE .DERGONI POLICINE DHE MERNI EDHE VOLTANEN DHE LULIN DHE COINI TE 17-TA.

    1. Timi says:

      Hahaha Sakte o Tomi…

  2. Tiranasi2020 says:

    Sa po e vuan Voltana lenien e postit.Ja ka dit kimetin.Do te kete me shume kohe te merret me sexologji.

  3. Taraboshi says:

    Po une qe ne familje kamedhe 6 veta te tjere mbas vete nuk kemi firmosur.ne kete leter dhe as mendimin nukna e kane marre..Voltana nuk ecen kungulligjithemone mbi uje.Tani i ka ardhur koha te mbytet. Ne .Kjo nuk don te mbytesh futja vetes nje presh mbrapa dhe fluturo si laraske
    Nje here na i vodhe voten.Ma nuk ka. Iken te gjithe ato qe e quanin veten trima.I porosita Mos shko or trim se do futesh burre dhe do te dalesh si rruar.qethur Kjo bela ka me te gjete edhe ty Por me mire shko me faqe te bardhe dhe jepi doren Valdrinit.e ndajuni si njerez te kulturuar.ashtu sic
    e permende Shkodren per demokraci dhe kulture. TUNG.

  4. Taraboshi says:

    Mero haram besimin tone.

  5. Ragip says:

    Jo jo demokrat jemi edhe ne por ne emer te shprehjes demokrat nuk mund te mshefuni prandaj te shohim si do te punon dikush tjeter e kush ka vjedhur shkodren te shkoj ne burg e jo te mshifet pad termit demokrat.
    Shkodra meriton ne bashki njerz me vizione dhe jo hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje