Shkarkimi i Metës, delegacioni Komisionit të Venecias zbarkon në Tiranë. Takime me Presidentin, Kryeministrin dhe në Kuvend

9 Gusht 2019, 13:36Politika TEMA

Një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të zhvillojë një vizitë tre ditore në Tiranë. Mësohet se përfaqësuesit do të zhvillojnë një sërë takimesh në datat 9-11 shtator.

Në axhendën e delegacionit parashikohen takime me Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Kryeminisrin Edi Rama si dhe një vizitë në Presidencë.

Disa ditë më parë Kuvendi iu drejtua Komisionit të Venecias për të dhënë opinionin e tij në lidhje me shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit.

Ndaj edhe pritet që Komisioni i Venecias të sjellë opinionin mbi këtë çështje në muajin shtator.

Për Komisionin e Venecias janë hartuar 8 pyetje te cilat kërkohet përgjigje sa i përket vendimit të presidentit Meta.

Pyetjet konstatojnë te kompetencat e presidentit për të zhdekretuar një datë zgjedhjes, te cënimi i parimeve të së drejtës së qytetarëve për të dhënë votën e tyre dhe cënimi i sigurisë juridike.

1 komente në “Shkarkimi i Metës, delegacioni Komisionit të Venecias zbarkon në Tiranë. Takime me Presidentin, Kryeministrin dhe në Kuvend”

  1. h says:

    Shpresojme të takohen me nokën dhe markun
    të mesojnë ca ligje moderne të kanunit si shprehje më e lartë e të drejtes civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje