“Kujtesa” për përdhunuesin serial të demokracisë

10 Gusht 2019, 17:24Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Monumenti i shehitëve të Erdoganit në Tiranë ka vetëm nji domethanie dhe s’ka të bajnë me “krijimin e kujtesës” për të cilin flet Herodoti, por me zonën e përmjerrun që felini i Azisë së Vogël ka shenjue në Ballkan. Ai memorial ka kuptimin politik të të qenit zorrë qorre, nji miletbahçe private e nji diktatorit që tashma vetëm Putini i hapë krahët.

Memoriali asht nji monument dhe skaji rrjedh prej latinishtes “monere”, me kujtue! Çka t’i përkujtojnë shqiptarët 15 korrikut turk! Asgja. Ndoshta i vetmi turk që meriton me u kujtue asht Ati i Turqisë moderne, por ai siç dihet i ban hije Erdoganit për shkak të shpirtit laik të politikës së tij.

Pse duhet që ne të marrim pozicion ndërmjet luftës së mbrendshme mes ish shitësit të limonatave të Bosforit dhe predikuesit Gülen! Se mos i zgjidhëm problemet tona ne që të bahemi arbitra në punët e të tjerëve!

Në Tiranën bihude kremtohet në mënyrë transversale pikërisht ajo demokracia e rilindun e Erdoganit për të cilën Europa ia ka mbyllë definitivisht derën. Emnat e atyne të ramëve për ne s’mund të kenë asnji kuptim politik dhe peshë historike. Prania e tyne në Tiranë asht thjeshtë falë lidhjeve personale mes dy kapove dhe jo fryt i miqsisë së ndërsjellë mes dy popujve. Fryt i arbitraritetit maksimal dhe i arrogancës së padurueshme të nji deliranti. Po në qoftë se nesër Rama do të miqsohej me diktatorin e Burundit Nkurunziza, çka do të shpikë, do të vendosin në Tiranë nji memorial për milicët hutu që e mbrojtën prej nji grushti shteti?!

Asht jashtë çdo diskutimi se tek ne nji memorial i tillë asht i pavend siç do të ishte ai i hutuve apo i kujtdo tjetër. Po të kishte këtë ndjeshmëni Rama do të duhej të kishte përkujtue katër të vramët e 21 janarit, të cilët u sakrifikuen për karrigen e tij dhe nuk gjetën drejtësi në zululandin ku mbretnon deliri i nji njeriu që kujton se din gjithçka dhe mundet me ba gjithçka.

Shqipnia nuk asht pronë e jueja që ta poshtnoni dhe ta dhunoni sistematikisht, ju jeni të përkohshëm, madje shpresojmë shumë të përkohshëm dhe ne na vjen turp që politika shqiptare përfaqsohet prej Ramës, Bashës, Kryemadhit, Berishës dhe Metës me rropulli.

Ndër gjithë këta Rama ka nji veçori, i pëlqen shoqnia e të fortëve, e kujton të fortë Erdoganin. Por ish limonataxhia i Bosforit nuk asht aq i fortë, edhe pse ka krijue nji parajse për miqtë e tij që kanë probleme me pasuni të pajustifikueshme para ligjit.

Ramës i përshtaten disa rreshta me të cilët Teofrasti (nuk hyn ndër autorët e lexuem as prej tij e as prej Erdoganit) portretizon karakterin e “philoponeros”: atij që vdes për me qenë mik i zuzarëve, i të ashtuquejtunve të fortë në politikë e në jetë, i atyne që shkelin ligjin, i hajdutëve dhe mashtruesve, pse kështu i duket vetja i fortë tue mbajtë krahun e tyne. Të ngjashmit gjejnë njeni tjetrin – thotë Teofrasti.

Llaci i lagjes admiron përdhunuesin serial të demokracisë, ky asht titulli i memorialit turk. Zakonisht të sëmurëve u shtohet deliri kur u vjen fundi dhe ne atë fund do ta presim pa keqardhje dhe me shumë neveri.

 

42 komente në ““Kujtesa” për përdhunuesin serial të demokracisë”

  1. Nik says:

    Drejt, Z. Ndreca, flm!

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      nuk do shume mend,eshte si e bardha ne te zeze: turkoshqipfolesit qelbin vatanin ne cdo kend,fundja keta turq jane ,por mega problemi ne shqiperi jane te tredhuri[atheoi] kristiane ,kjo eshte FATALE…………………!

      1. Hoxh Armandi says:

        Ndreca flet hapur se nuk eshte turkoshqiptar!

  2. Lexuesi Temes says:

    Nuk mund te them gje tjeter vecse BRAVO!!
    Te lumte mendja per mendimet dhe artikulet qe ke bere!
    Jam shume i lumtur qe e lexova disa here, dhe qe ke shprehur shume bukur ne shkrim edhe mendimet e mia!
    Faleminderit!

  3. ylli says:

    Ok, por je i pabesueshem,
    pasi je agjent i deklaruar i Vatikanit,
    shtetit qe ende nuk njeh ende Pavaresine e Kosoves…

    1. mik says:

      1 – Po te kishte kete ndjeshmeni Rama do te duhej te kishte perkujtu kater te vramet e 21 Janarit te cilet u sakrifikuen per karrigen e tij dhe nuk gjeten drejtesi ne zululandin ku mbretnon deliri i nje njeriu qe kujton se din gjithcka dhe mundet me ba gjithcka .
      2 – Shqipnia nuk asht prone e jueja qe ta poshtnoni dhe ta dhunoni sistematikisht , ju jeni te perkohshem, madje shpresojme shume te perkohshem dhe ne na vjen turp qe politika Shqiptare perfaqsohet prej Rames, Bashes, Kryemadhit, Berishes dhe Metes me rropulli.
      PS : Gjithmone ai qe flet pak thote gjithcka.

    2. Dardania says:

      Po palestina e njef kosoven

    3. Kasem says:

      Punë e madhe fort pse set një Vatikani Kosovën hahahaaa

  4. Adi says:

    Bravo! Fjala jot ne vesh te Perendise! I ardhte fundi sa me shpejt dhe marrte me vete dhe ilir, sali, lul, taulant e kompani. Sa me shpejt te pastrohet vendi ka keto fytyra te ndryra aq me shpejt do i bashkohemi familjes europiane

  5. shqiptari i ilirise says:

    Pamvarësisht frazave të tjerruna me kujdes,nuk është hiç e vështirë të kuptohet nga ata që kanë 2 gram tru,se në themel të gjithë anatemimit të këtij memoriali,qëndron urrejtja dhe sektarizmi fetar katolik ndaj fesë islame.
    Erdogan diktatori,apo Evropa që nuk e pranoka Erdoganin,është thjesht një alibi,për të fshehur helmin që të tillë shqipfolës fondamentalistë kristianë përhapin,me qëllimin e përçarjes fetare të shqiptarëve.
    Miq të nderuar!
    Shqipëria është një vend i vogël dhe mbas një të kaluare ku ekstremizmi politik dhe fetar i sollën pasoja shumë të rënda,ku dhe ky zotërija me ata që mendojnë si ky janë pasoja të drejtpërdrejta të mentalitetit të asaj kohe,pra,mbas ekstremizmit,Shqipëria duhet të jetë një vend miqësor dhe pragmatist me të gjithë.
    Ajo duhet të heqë dorë nga politika njëherë me perëndimin duke urryer lindjen,pastaj me lindjen duke urryer perëndimin dhe tani me perëndimin duke urryer ekstremisht lindjen.
    Shqipëria,përtej injorantësh dhe armiqve të saj që duan të fusin farën e përçarjes dhe urrejtjes brenda shqiptarëve,duhet të ndjekë politikën e pragmatizmi për interesat e saj dhe politikën e miqësisë me të gjithë vendet e Ballkanit e Evropës.Ndryshe do shkojmë gjithë jetën si lavjerës pa dinjitet.

    1. Altin says:

      Po ta zeme se ke te drejte, ku hyn monumenti i 15 korrikit turk ne tirane?

      1. Arber says:

        Edhe “Shqiptari i Ilirise”, edhe emri Mahmut Hoxha -nuk shkojne…
        Ose njera, ose tjetra!
        Ka ardhur koha te beni nje zgjedhje definitive: o nmamut-llëkun, o “si gjithe Europa”.

      2. shqiptari i ilirise says:

        Po çfarë të ka kërcënuar memoriali turk ty si komb?!Aaa….po.U ka dhënë mundësinë fondametalistëve katolikë,që gjoja nën pretekstin e” orientimit perëndimor” të Shqipërisë,të fshehin inferioritetin që u ka lindur pa asnjë shkak,që janë një fe minorancë në Shqipëri.Dhe përpiqen të barazojnë epërsinë ekonomike të perëndimit me epërsinë fetare të krishtërimit ndaj lindjes islame,që është paudhësia më e madhe që duan të bëjnë në këtë vend me shumicë muslimane.
        Të gjithë këtë,për të krijuar supermaci si katolikë ndaj shumicës muslimane.Megjithëse askush nuk ushtron ndonjë persekucion ndaj kristianëve,megjithëse në minorancë.
        Dhe këtë nuk se e bëjnë të gjithë kristianë,të kuptohemi.E bëjnë vetëm një grup injorant-ekstremist i mbushur me ligësi,dhe etje për sundim.

    2. mik says:

      Shqiptari i Ilirise – Sa vjec je, 12 ?
      Nuk ka nevoje me fut kush percarje ne Shqiperi mor i mjere, Shqiperia asht e percare dhe e sakatume, perndryshe nuk do ishim ne kete gjendje ku jemi. Mos na ngaterro me pragmatizma . . . . e izma izma. Mos na ban si zgjuar ketu. Nqs je i tille, bani analize artikullit e jo te na tregosh opinionin tand prej mjerani. Edhe nje budalla mund te na thote opinionin e vet ne tym duke thene qe kjo asht e mire e kjo asht e keqe por, a je ne gjendje ta vertetosh ate ? Pa tjeter qe nuk mundesh, se nuk ke kapacitet intelektual. Ti je kaq i ceket sa e lidh gjithcka me fene. Ti kujton se i rruhet kuj se je Katolik, Muslimen, Ortodoks apo Bektashi !! Njerzit nga te gjitha fete nuk kan c’te han, e ti akoma me keta budallalliqe. Shqiperia po boshatiset sikur ka rene kolera, e ti i ngaterron gjerat me filmin gol. Cka asht ma e keqja je ti ai qe po fut percarje fetare e jo artikull shkruesi, i cili nuk permendi askun Katolik e Musliman. Je ti qe po permend Musliman e Katolik.
      Nqs je kaq i zgjuar, bej nje analize artikullit e na thuaj ku asht e drejte e ku asht gabim.

      1. shqiptari i ilirise says:

        Po çfarë të ka kërcënuar memoriali turk ty si komb?!Aaa….po.U ka dhënë mundësinë fondametalistëve katolikë,që gjoja nën pretekstin e” orientimit perëndimor” të Shqipërisë,të fshehin inferioritetin që u ka lindur pa asnjë shkak,që janë një fe minorancë në Shqipëri.Dhe përpiqen të barazojnë epërsinë ekonomike të perëndimit me epërsinë fetare të krishtërimit ndaj lindjes islame,që është paudhësia më e madhe që duan të bëjnë në këtë vend me shumicë muslimane.
        Të gjithë këtë,për të krijuar supermaci si katolikë ndaj shumicës muslimane.Megjithëse askush nuk ushtron ndonjë persekucion ndaj kristianëve,megjithëse në minorancë.
        Dhe këtë nuk se e bëjnë të gjithë kristianë,të kuptohemi.E bëjnë vetëm një grup injorant-ekstremist i mbushur me ligësi,dhe etje për sundim.

      2. shqiptari i ilirise says:

        Po ç’analizë ti bëj këti mender shkrimi që zjen nga racizmi dhe urrejtja fetare mor kokë tapë.
        Po nëse Rama do kish vendosur një memorial çfardo të një shteti me përkatësi krishterë,këta gjoja patriotë pro perëndimorë nuk do kishin thënë 1 çerek fjale.Përkundërazi do e kishin përshëndetur.Pse nuk kanë thënë 1 fjalë këta mor tutkun,kur Rama vendosi memorialin e ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri?
        Po për memorialit dhe varrezat e ushtrisë greke,ku ishin këta patriotët e lleshit?
        Po varret dhe përmendorja e ushtarëve francezë në Korçë,ç’duan?Pse nuk kërkojnë të hiqen?
        Këtë nuk e shkrova për ty o “mik”se ti e ke të pa mundur të kuptosh dhe të duash të kuptosh me trurin sa një kokërr lajthi.E shkrova për ata që duan të kuptojnë.

    3. KH says:

      Shume drejt Shqiptari i Ilirise, ke prekur thelbin e te keqes historike shqiptare dhe ballkanike.
      Ceshtja e memorialit nuk ben edhe aq pershtypje sepse e gjithe Europa eshte e mbushur me memoriale, buste, shtatore e sa e sa menyra te tjera perkujtimore te krimineleve, skllaveruesve me ne krye idiotet, palacot dhe mashtruesit tipik te historise, pape, shenjtore dhe rropulli te tjera.

      Nuk eshte e rastit qe ky memorial te vendoset ne shqiperi. Problemi nuk eshte as Erdogani dhe as cka fshihet prapa tij. Ceshtja qendron tek politika shqiptare e cila bazohet ne percarjen e popullit ne favor te sundimit te kastes politike me te ndyre qe mund te kete pase ndonjehere Shqiperia.

      Populli shqiptar fatkeqesisht nuk e njeh pragmatizmin dhe shenjterine e miqesise dhe te bashkpunimit, sepse nuk ja ka edukuar askush, me perjashtim te disa figurave madhore te rilindjes shqiptare qe nuk i njeh me kush as per osh as per balosh.

      Pa nje ristrukturim te modelit ne konceptimin e jetes dhe te elementeve te saj, populli shqiptar ka per te mbetur nje gjallese e vlefshme vetem per statistike cenzimentale.

  6. Pellazgos says:

    Zoti Adrian,Alfabeti fillon nga Alfa dhe jo nga Sigma.
    Poeti i pare i Evropes sone eshte Homeri,deri ketu nuk ka asnje diskutim.
    Vete Ai quhej Omiros,juve ju pelqen Homer se nuk nderoni Pellazget,ailyret,Epirotet, Latinet.
    Ashtu sic i thoni Kostandinopolis Stamboll turqisht.
    Mos te harrojme qe Kastriotis e mori flamurin Greke te Bizantit nga Kostandinopolis,qytet ky I emeruar ne Nder te Ilyrit Kostandin.
    Nuk e di ne qofte se ju ka mbetur pak dinjitet,respekt,dashuri,nostalgji (kater fjale filosofike keto te dashura per ju latine) te mos respektoni historine qe nga emertimet,toponimet,pozicionimi politik.
    Edhe ty qe ke emrin Ardian e ke gabim ne qofte se i permbahemi tradites,kultures,respektit te tre keto fjale latine,jo shqipe.
    Adhria eshte fjale Greke e Lashte qe si Ionet dhe Ionia ku ndodhet sot turqia dhe mori e run denti Ion,ashtu edhe me detain e Adhrias qe me vone e mori Emrin edhe Perandori Ilyre Adhrianos.
    Ne Andre te tij kemi Adhrianopolis ne Greqi,kemi Adhrianopolis ne Dhropull,etj.
    Mirepo ju nuk ju “pelqen” historia e vertete,ate ju e perdorni per interesa vulgare dhe antikombetare,ndryshe nuk do behej nje misionare (d.m.th spiune me qellime te caktuara ne emer te “Zotit”) si Tereza e Kalkutes mbi cdo gje dhe vlere Kombetare.
    Kush eshte aresyeja qe Tereza (nje misionare ne nje vend “laik “) te dale mbi persona te vleresuar nga Historia Boterore si Perandori Ilyre Iustinianos,Perandori Iulianos,qe greqisht ka kuptimin Genos ton Ilon,(i biri I Diellit shqip),Apollonit,Iulios Qesaris qe Greqisht ka te njejtin kuptim qe kur e egzekutuan ne Senate bertiten Greqisht,gamiseto to Malaka.
    Te pakten keshtu e ka dhene edhe kjo gazete.
    Kjo tregon qe ju nuk kini lidhje me historine dhe jini katandisur nje state pa kurriz.
    A ju ka “mbetur” pak dinjitet (poco dignyti) juve qe mohoni Pirros,Akilin,Zeusin dhe Perkrenarien e Kastriotit qe eshte e Zotit te Tij Zeusit,Athinen,Apollonin etj?
    Si more te degjeneruar komplet (completo degenerando) nuk flisni per Magna Grecian e Pirros te pushtuar nga armiqte (amiko) tane shekullore vleresoni nje armike te beses Orthodhokse (“e mire apo e keq e) si Tereza?
    Sa per Burundin zoti Ardian,nuk eshte njesoj me Babane,se nuk ka “Minoritet”,Ndergjegje,Identitet,Fe Burundian.
    Po mos ishte Sulltani ketu do ishte Epir,Vorio Epir,Ilyri,Greqi.
    Prandaj duhet te mburreni per Sulltanin qe luftoi kunder Epirit,Ilyrise,Greqise dhe u quajtet Al-bania Islamike.
    Keshtu e donin fuqite e Medha,nje Protektorat myslimane ne 1913en dhe jo nje komb te Madh Epirote qe do kerkonte Magna Grecian,Kostandinopolin e Kastriotit etj.
    Kjo ka qene edhe aresyeja pse Angloamerikanet cifute ne dogme e futen edhe ne Nato,e nduhmuan te zboje nga Smirna,Kostandinopoleos,Tavriqi (Krimea),Pontios etj e Qipro po ashtu.
    Per fat te keq ju jini armiqte e ketij Kombi te Lashte dhe kjo dihet qe historine e perdorni si Kuto-Poniri qe jini.

    1. Tanush Topia says:

      Ti qenke per ilaçe o bir, shko e beji shurren bahçes se Erdoganit.

      1. Martin Iden says:

        Sa po vrisja mendjen a i bejne pune llixhat.

    2. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

      A Ke fshire Bythen me Leter Sot o Pellazge, se Ujin blasfemi e Keni Ku Neo Grekqiret e Anadollit

    3. Heroi grek arvanitas says:

      Te te thuash trushplare eshte pak o Pellazgo.

  7. faikonica says:

    Nje nder tmerret e dylberizmit shqiptar mbas 1912.Ju kujtoj edhe memorialin e nji oficeri turk ne Shkoder…i cili luftoj kundra malazezeve me dhe per flamurin osman!!!

    1. Glauk says:

      Shkodra u mbrojt nga ushtare shqiptare dhe nha ushtare osmane qe ishin te gjithe shqiptare.

      Nje nga arsyet qe Shkodra nuk ra ne duar te sllaveve eshte per shkak te Osmanit Riza Pasha qe e mbajti qytetin me ushtaret shqiptare.

      Riza Pasha dha urdher qe te shkruheshin edhe himne ne shqip dhe lejoi ngritjen e flamurit shqiptar…. mos harro se shqiptaret ishin pjese themelore e botes osmane, ndoshta ti nuk e di kete gje?

      Riza Pasha ishte nga Bagdadi, dhe memoriali tij nuk dihet te ishte ndertuar fare nga shtetu turk, por nga ai shqiptar.

  8. ana says:

    Rama osht kodosh. O hudh ndonje kocke here pas here qeneve qe te kene se me cfare te meren dhe ta lene rehat. Bravo Rama.E cfare ju gjeti o njerez (qener qe vetem lehni) se na qenka vendosur nje tabele me disa qindra emra diku ne nje park te Tiranes?

    1. Adi says:

      O ana ky eshte diskutim vlerash dhe dinjiteti, koncepte te pakuptueshme per kurvat, bq dhe legenat keshtuqe mos nderhyj kot

      1. Lee lee says:

        Eshte thjesht klering o Adi..te te jap nje lepurush ..me jep nje qen me lesh.Rama eshte negativ 3dimesional po smund te thuash qe eshte kaq naiv qe sja pret kungulli dhe per ligjin e Ωmit per nje pjese te qarkut.Mund te jem gabim po smund te thuash ti je kurv ti je bq se ke mendim tjeter.Ju po diskutoni vlera ok ..ne diskutojme valuten.

  9. Osmanlliu says:

    Se pari rrofte shqipja standarte z.Andrea
    Qe te jesh i besueshem na shkruaj çka bere per shqiperine Gjo pali .cdo busti i tije ne mes te tiranes?
    Po Shimon Peres .Se eshte nje shesh afer qendres se tiranes me emerin e tije.
    Lexo pak sa ushtare turq jane vrare per te mbrojtur Shkodren apo Janinen me 1913.

    1. Syri Magjik says:

      Mbetje osmane, ptuu fare e keqe anadolli ?

  10. muhamet qeflliu says:

    kur kjo gje ngjau 25 dite me pare pse po e degjojme sot
    kjo eshte pyetja e pare edhe e fundit ne kete muhabet
    se i bie te kam dhjere shtypin e pavarur

  11. uskania says:

    Turqia, antare në NATO, është një vend ku jetojnë miliona njerëz me origjinë shqiptare. Është partner strategjik i vendit tonë, pas SHBA, në çaste kritike, siç ishte 97-ta, ka mbrojtur tërësinë territoriale të vendit tonë nga shovinistët grekë. Kur bie Turqia, biem edhe ne. Ai memorial është simbol edhe për ne, pasi jetojmë në kohën e demokracisë, kur nuk lejohet marrja e pushtetit me puçe dhe dhunë, siç përpiqen të bëjnë grupet marksiste të PD dhe LSI.

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      vulose ate kamare,qelb ere turku………..ptuuuuuuuuu!

    2. Martin Iden says:

      Pikes i ke rene, eshte mendimi me i ftohte dhe llogjik qe kam lexuar deri tani. Permban edhe arsye politike dhe historike. Kurse ky qe te komentuar (grekofil zoteria), ndihet keq, sepse eshte mu ne mes, as grek dhe as shqiptar. Qe te dyja palet e perçmojne dhe si hakmarrje shkruan poshte e perpjete pa baza historike, pa llogjike dhe kuptohet pa prova (vec ca fjaleve greke). Pra, e kupton vete “uskania”, se kush po qelb ne kete mes.

  12. juristi says:

    Bravo qe te gjithe komentuesve e dijetaret shqiptare qe nga artikullshkruesi qe na del elbasanlli puro e deri tek i fundit.Flisni shqip ore tranguj flisni shqipen letrare o te mjere po e shkaterroni kete komb me keq se politikanet e pushtetaret hajdute e tradhetare.

  13. njaci says:

    Ky vend prandaj nuk ecen perpara se ka shume agjent si puna e ketij….

  14. Life is game says:

    Kam dite qe pyes vehten si eshte e mundur?
    Ne sham Berishen qe hoqi Skenderbeun nga zyra kur e vizitoi ky … i Turqise!
    Erdogan perfundimisht eshte nje burre pis dhe bq! Eshte abuzues dhe i pafe! Ka shkele rende ne dinjitetin tone! Por Allahu ekber!

  15. Mona Cizmja. says:

    Bravo.Shume i sakte per ata qe dijne shqipen.

  16. Arber says:

    Edhe “Shqiptari i Ilirise”, edhe emri Mahmut Hoxha -nuk shkojne…
    Ose njera, ose tjetra!
    Ka ardhur koha te beni nje zgjedhje definitive: o nmamut-llëkun, o “si gjithe Europa”.

  17. votren says:

    Si qytetar i ketije vendi nuk e aprovoj. Ashtu sic nuk kam aprovuar me qindra emra rrugesh,lagjesh etj.Ne kemi me shume emra te huaj neper rruge e lagje se emra shqiptaresh.Kemi memoriale varrezash(shumica bosh),qe vetem per te miren e keti vendi nuk vdiqen.Ata qe cuditen kaq shume(dhe zoti Ndreca),te shkoj nja nje ore ne Kamez dhe s’do cuditet me.

  18. Stambolliu says:

    Erdogan baba qe ja marrin greket ne goje ne Qipro

  19. taro says:

    Nje spiun i Vatikanit si ky Ndreca nuk ka te drejte te haj mut kaq shume per Turqine, kushdo tjeter po!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje