Shkalla e papunësisë në Greqi zbret në nivelin më të ulët që nga viti 2011

10 Gusht 2019, 19:39Bota TEMA

Shkalla e papunësisë në Greqi ka rënë në nivelin e saj më të ulët që nga maji 2011, një shenjë se ekonomia e trazuar e vendit po rikuperohet dhe po tregon një rritje modeste.

Shkalla e papunësisë në Shtator 2013, ishte 27.8%, kështu që përmirësimi i fundit është domethënës.

Megjithatë, papunësia në Greqi është ende dy herë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian dhe Eurozonës.

Papunësia në Eurozonë është 7.5% dhe 6.3% në Bashkimin Europian. Në të njëjtën periudhë, papunësia në Greqi qëndron në 17.2%, një përmirësim me 2% nga viti i kaluar.

Papunësia e të rinjve në Greqi në maj ra në nivelin e saj më të ulët që nga fillimi i krizës së borxhit të qeverisë Greke, ku më shumë se një e treta e grekëve të rinj mbetën të  papunë.

Më shumë se 400,000 grekë të rinj të aftë janë shpërngulur për të punuar, në kërkim të një rroge më të mirë.

1 komente në “Shkalla e papunësisë në Greqi zbret në nivelin më të ulët që nga viti 2011”

  1. ¬ says:

    E ka humbur pavarsinë Greku në vitin 2010.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje